Kryeministri Albin Kurti, Edhe patriot edhe politikan, por për Kryeministër JO?!

Kryeministri Albin Kurti, Edhe patriot edhe politikan, por për Kryeministër JO?!
Kryeministri Albin Kurti, Edhe patriot edhe politikan, por për Kryeministër JO?!

Ragip Guraziu

  • 19 March 2020 - 12:48

Kryeministri, Albin Kurti asnjë herë nuk i ka përfillë,(si opozitar,tani edhe si Kryeministër),vretjet nga të tjerët që thonin,edhe nga politikanë,por edhe nga të tjerët,se Albini gjithmonë po merr vendime në krye në vete,ja që kjo shprehi ju reflektua edhe si Kryeministër,për shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm, derisa Kryeministri,Kurti tha se i njëjti ka tradhtuar qeverinë dhe policinë ndërkohë që ka mbështetur regjimin e vjetër.

 Kjo e shtyri tani Lidhjen Demokratike të Kosovës për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti

 Pasi partneri i koalicionit qeverisës deklaroi se synon ta rrëzojë qeverinë me mocion mosbesimi, shefi i ekzekutivit, në një konferencë për media tha se do të presin çka do të veprojnë të tjetër, e pastaj do të përgjigjen rreth mocionit.

 Kjo nuk i peleu Kurtit dhe  tha se LDK nuk do të duhej të identifikohej me deklaratën në mesnatë të njërit ministër, i cili sipas Kurtit nuk mban atë qëndrim në mbledhje të brendshme, por pastaj del kundër kryeministrit.

 “Nuk mund të kemi në qeverinë e re, ministra që i sinkronizojnë e i harmonizojnë qëndrimet me dikë, jashtë qeverisë së re, me dikë nga regjimi i vjetër. Ajo kohë dhe ai kapitull është mbyllur dhe ka marrë fund, prandaj edhe njerëzit kur janë në këtë qeveri duhet të jenë e bëjnë e flasin sikur janë në këtë qeveri, e jo në ndonjë qeveri të mëhershme ose diku tjetër. As për deklarimin e djeshëm, kryetari i LDK-së, që mbështeti shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk u konsultua me mua. Kjo është shkelje e marrëveshjes sonë të koalicionit. Nuk mund ta mbështesë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të paralajmëruar nga presidenti, pa u konsultuar me partnerin tënd të koalicionit, nuk mundesh, ose edhe mundesh, por pastaj nuk mundesh, sepse të shkarkojnë”, tha Kurti.

 Populli është ai që vendos me votën e tij,po tani i hutuar për këtë çka ndodhi

 Të parët tanë kanë thënë; '' ata që ndjellin keq, duke filluar nga familjet e deri te shteti, i zë taksirati, dhe ja që thonin këta që ishin në pozitë e ranë në oipozit,nuk mundeshin ta kutojnë humbjen dhe dole me deklaratat e tyre,se ,kjo qeveri Kurtit dhe koalicioni nuk kanë jetë të gjatë,dhe ja që na doli ajo e te parëve tanë me dëshmi.

Ne që pas lufte e deri ne këto momente gjithmonë nuk u bënëm rehat duke ndjellur keq për vetën e tyre dhe  duke krijuar asmëri në mes vete që u bë virus,pak më vonë edhe cancer për kombin shqiptarë, shi siç janë punët edhe në Shqipëri,dhe viset tjera që jetojnë shqiptarët.

 Ndërkohë LDK ka njoftuar se do të iniciojë mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Kurti

 Ende nuk e ka të kjart Kurti se me këtë mocion LDK-ja e gjithë opozitën e ka pas veti dhe kjo Qeveri bije,në rastse kalon mocioni,atëherë çka do thotë Kryeministri Kurti, veq se do jet me ''gishta në gojë'',siç thotë populli. 

  Disa herë kam shkruar kështu; Siç ka nevojë njeriu për njeriun, po ashtu ka nevojë edhe pozitë e opozitë,që të bisedojnë, krijojnë një unitet. Pasi në Kosovë flitet shqip, marrim frymë shqip, veprojmë shqip, etj. Kosova atdheu ynë i shtrenjtë, i shenjtë, nuk guxon t'i mungojë lira dhe te rri mbyllur në kafaz. Mijëra vjet Kosovës në kokë i kanë kënduar korbat e zi, tani nuk e duam jetën në robëri, kur e kemi të shtrenjtën liri....

 Po kujt me i thënë?!

  Ëndrrat e Serbisë dhe kriminelëve serbë u shpërfaqen me luftën e fundit. Qindra vjet babë e gjysh kaçakë, ardhacakët e Karpateve, me dhunime e gjak, dëbime nga trojet e Kosovës,vrasje, masakrime, e shumë e shumë të tjera që na ndodhën neve shqiptarëve, mu nga Serbia e ndihmuar edhe nga Rusia, tani u shuan me luftën e UÇK-së që i parapriu qëndresa e vetëbesimi që nga vitet e 90- ta ku Serbisë ju fut frika në palcë. Dilemat dhe shqetësimet e qytetarëve të Kosovës, janë se ; Beogradi zyrtar ka fituar që nga dita kur është aprovuar pakoja e Ahtisarit. Këto dilema dhe shqetësime barten te qytetarët e Republikës së Kosovës, gjegjësisht votuesit, që kanë menduar se votën e tyre të shenjtë e kanë adresuar në vendin e shenjtë. Dhe kanë një arsye shumë të madhe. Në këto bisedime teknike siç u quajtën, kemi qenë në dijeni se ato përfunduan në çështje politike.

  Prishja e imazhit

 Në rast se kemi rrëshqitur, kemi rrëshqitur me Pakon e Ahtisarit, pasi e kemi pranuar dhe që u mundësohet enklavave serbe të kenë lidhje horizontale me këtë farë decentralizimin që iu mundësua serbëve të Kosovës të bëhen me komuna aty ku ka enklava, edhe pse janë minoritet. Qytetarët e Kosovës janë të shqetë- suar dhe ata dita-ditës po e humbin besimin ndaj këtyre politikanëve. Kjo gjendje ka eskaluar aq shumë, sa nuk ka mundësi për marrëveshje ndërmjet pozitës dhe opozitës, për të formuar  një ekip shtetërore, për t'i dalur ballë për ballë Serbisë, Inatet kanë filluar që kaherë, dhe kjo hallakamë në Kosovë po e gëzon Serbinë. Po kush po mundohet të ''prishë'',  po dihet, Serbia me Rusinë, dhe kundërshtarët tanë, por edhe ne vendorët po kontribuojmë në këtë aspekt për të keq edhe më shumë se kundërshtarët tanë. Serbisë po i konvenon kështu për blerjen e kohës për aspiratat e veta, dhe deri diku ja ka arritur, shi serbët e veriut sa përfituan nga këto zgjedhje të parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019.

 Këto dilema dhe shqetësime sa u përket formimeve të institucioneve të Republikës së Kosovë, të dala nga këto zgjedhjet të parakohshme parlamentare të 6 tetorit , po barten te qytetarët e Republikës së Kosovës, gjegjësisht votuesit që kanë menduar se votën e tyre të shenjtë e kanë adresuar në vendin e shenjtë. Dhe kanë një arsye shumë të madhe ku gjendja momentale ka mundësi edhe të eskalojë, që këtë e dëshirojnë vetëm kundërshtarët e Republikës së Kosovës, dhe po me duket edhe një pjesë e institucioneve tona shtetërore, që janë të joshur me pushtet e tani ju ka ardhur koha të dorëzohen, dhe të kontribuojnë si opozitar.

 Pakoja e Ahtisarit na kishte treguar rrugën e Kosovës?!

Lufta e popullit shqiptar të Kosovës për liri e demokraci, për dije e dritë, ka një histori të gjatë e të lavdishme, tragjike dhe heroike njëkohë- sisht. Ajo është pjesë e pandashme e historisë së popullit shqiptar për liri e bashkim kombëtar, për zhvillimin dhe përparimin, për shtetin ligjor të qytetarëve të lirë e të barabartë. Serbia dhe miti serb, i përkrahur edhe nga Akademia e Shkencave të Serbisë, asnjëherë nuk e lë rehat Kosovën, shi për këtë, duke pretenduar se 'zemra' e tyre është Kosova! Në rast se kemi rrëshqitur, kemi rrëshqitur me Pakon e Ahtisarit, pasi e kemi pranuar dhe që iu mundësohet enklavave serbe të kenë lidhje horizontale me këtë farë decentralizimin që iu mundësua serbëve të Kosovës të bëhen me komuna aty ku ka enklava, edhe pse janë minoritet e që këtë privilegj nuk e shijon asnjë minoritet, qofshin shtetet rajonale, ballkanike, evropiane apo edhe botërore.

 Këtu nuk po llogaritim vetë shtetin serb, tri komunat e Luginës së Preshevës me shumicë shqiptare, pa i llogaritur shqiptarët që jetojnë në Beograd, e që ka nja dhjetë herë më shumë sesa serbë në tërë Kosovën, dhe nuk e kanë këtë privilegj sa serbët që jetojnë në Kosovë. Por, jam i sigurt, qind për qind, se këto privilegje as për së afërmi nuk i kanë as minoritetet e tjera në vetë shtetin serb. Me këto provokime dhe me barrikada nga serbët e veriut të Mitrovicës, të organizuar nga mbeturinat kriminele të Milosheviqit dhe strukturave udhëheqjes nga Beogradi, janë kryer krime në Kosovë. Por, edhe një gjë duhet ditur të gjithë ne ndërkombëtarët janë këtu për sundimin e ligjit dhe rendit kushtetues. Se, në fakt, Kosova, sipas asnjë dokumenti kushtetues të vitit 1974, nuk ishte 'pjesë integrale e Serbisë nën sovranitetin e kësaj njësie federale'. Kosova ''ishte njësi konstituive - njësi federale e Federatës multinacionale të Jugosllavisë dhe vetëm si e tillë në bazë të prezumcionit konstitucional 'të interesit të përbashkët' të Kosovës dhe të Serbisë ajo si 'corpus separatum', me sovranitet të vetin politik dhe kushtetues, ishte dhe në kuadër të Republikës së Serbisë''.

 Kryeministri,Albin Kurti asnjë herë nuk i ka përfillë,(si opozitar,tani edhe si Kryeministër),vretjet nga të tjerët që thonin,edhe nga politikanë,por edhe nga të tjerët,se Albini gjithmonë po merr vendime në krye në vete,ja që kjo shprehi ju reflektua edhe si Kryeministër,për shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm, derisa Kryeministri,Kurti tha se i njëjti ka tradhtuar qeverinë dhe policinë ndërkohë që ka mbështetur regjimin e vjetër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"