Kaosi i politikes kosovare!

Kaosi i politikes kosovare!
Kaosi i politikes kosovare!

Ismail Muçiqi

  • 19 March 2020 - 14:46

Në kohën kur i gjithë populli i Kosovës po përballet me dukurinë e Koronavirusit, dhe me brengën se si ti dilët në ballë kësaj të keqeje e cila e ka kapluar gjithë planetin dhe po merë viktima në njerzë politikajt Kosovarë kan hapur 3 fronte për ta rrënue sa më parë Shtetinë e Kosovës. Zgjedhjet e fundit ishinë mesazhë i qartë i qytetarve të Kosovës të cilët përmes votës së lire dhe Demokratike kërkuan ndryshimë në Qeverisjen e shtetit. Koalicioni ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe pse pati vështirsi deri tek marrveshja për bashkëqeverisje,më në fund u krijue një shpresë dhe entuzjazëm se Qeveria e re do të udhëheqë me duar të pastra,duke krijue kushte dhe mundësi që instuticionet e dalura nga vota e popullit të sjellinë reforma të reja, duke luftuar dukuritë negative të cilat e dëmtuan Shoqorinë dhe Shtetin e Kosovës. Në këto momente kur qytetarët, kan mbeturë të mbyllur nëpër shtëpit e tyre për të ndihmuar Qeverinë të përballojë këtë mister (Virusë) politikajt Kosovarë janë ngriturë në këmbë për të marë vendime apsurte deri tek mocioni për ta rrëzue Qeverinë.

Këto janë paradokset e politikës Kosovare të cilat përshkak të egove, interesave të ngushta karjeriste, po bëjnë q/mosë që ti bllokojnë funksionimin e instuticioneve të Shtetit.
Poralizimiet nuk kan të ndalurë edhe në momentet kritike në të cilat po përballet vendi. Presidenti me arsye? apo pa të kërkonë që Shteti të kalojë në gjendje të jashtzakonshme.

Qeveria Kurti e cila po qendronë në gjendje gadishmërie dhe është në ballë të betejës për tu ndihmuar të gjithë atyre që preken me këtë Virusë nuk e sheh të nevojshme vendim për gjendje të jashzakonshme.
Ajo qka është edhe më shqetësuese dhe shumë e domshme për vendin është deklarata e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa për prishjen e kualicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kësaj situate po i ndihmojnë edhe disa parti opozitare të cilat po thuajse qe nga paslufta ishinë në Qeverisje dhe të cilat u konsumuan deri në atë shkallë e të cilat populli me votë i qojë në opozitë.
Këto parti tani kan ngritë zërinë edhe në këtë situat të rëndë më të cilën po ballafaqohën qytetarët e Kosovës të cilët po përballet me hallet te shumta qe nga Koronavirusi e deri tek furnizimi me artikujë elemetarë ushqimorë për jetë e deri tek mungesa e miellit apo bukës.

Burrat e fortë të Kombit edhe pse nuk kshinë Shkolla të Larta apo Faklultete,në momentet e vështira sa here që u përballë populli me sfida kan ditë të bashkohën dhe të organizohën për ti zgjidhur dhe përballuar të gjitha vështirësit dhe të këqijat e deri tek kryengritjet për të ruajturë dhe mbrojturë interesin Kombëtarë.
A ka gjë më të turp se në këtë kohë dhe situatë të pa parashikushme për shëndetin dhe sigurinë e qytetarve, këta liderë ti vejnë në planë të parë interesat e tyre partiake të cilat kan motivë 100% interesa karjeriste për pushtet.

Kjo dukuri u manifestue dhe u dëshmue qe nga paslufta.
Të kërkoshë mosbesimë ndajë Qeverisë pavarsishtë se kush qëndronë në krye të sajë në momentin e tanishëm është veprimë paradoksal i pa pjekurë i pa menduar i cili do të sjellë pasoja në zhvilliminë e proceseve politike ekonomike sociale dhe do të mbetet njollë në Historinë e politikës Kosovare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"