Amoraliteti i liderëve të partive politike dhe klaneve të tyre!

Amoraliteti i liderëve të partive politike dhe klaneve të tyre!
Amoraliteti i liderëve të partive politike dhe klaneve të tyre!

Ismail Muçiqi

  • 20 March 2020 - 11:12

Është e tmerrshme dhe e neveritshme, ajo që po ndodhë në skenën politike të kalbur, e cila po i shkakton gërdi qytetarëve dhe opinionit të gjerë.

Kur bota është bashkuarë dhe mobilizuar që nga Presidentët dhe Qeverit e ndryshme për të përballuar korona virusin, kalkulantët politikë të cilët e mashtruan e plaqkitën dhe e shantazhuan popullin e Kosovës, tani janë mobilizuar për ti rrënuar institutcionet e shtetit të dalura nga vota e lirë e 6 Tetorit.

-E shiqova me kujdesë Kryetarin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashin duke u zgerdhi para kamerave televizive të Klan Kosovës, me një relaks të veqantë duke shprehur gadishmërin e Grupit Parlamentar të LDK-së për rrëzimin e Qeverisë aktuale të Albin Kurtit.

Këta kalkulant, të Lidhjes Demokratike të cilët vazhdimisht e kanë gënjyer filozofin dhe programin e Lidhjes Demokratike, që nga vdekja e Ibrahim Rugovës duke bërë sehire dhe fiskultura akrobatike nga një kualicion në tjetrin.

Është i mjerë ky popull i cili udhëhiqet nga këta lider të pa dinitetshëm, të pa përgjegjshëm dhe shantazhues të cilët kauz kryesore e kanë interesin personal, matrial dhe mbi të gjitha ruajtjen me qdo kusht të pushtetit.

Nuk mund ti ikun përgjegjësis këto figura të cilat qe 20 vite duke i ndërruar pozicionet dhe duke folur në emër të shtetit e kanë futurë Kosovën në geto.

Këto personalitete, të lidhura me klanet mafioze të disa mjeteve të informimit të disa televisioneve private, të cilat vazhdimisht po krijojn mjegull, huti dhe pa përspektivë për të ardhmen e shtetit të Kosovës.

-Është momenti që disa figura dhe emra të ri të kyqura në partit politike të cilat kanë dije, vlerë dhe integritet, ta thonë fjalën e vetë dhe të distancohen nga grupet dhe klanet tani më të njohura të cilat në të shumtën e rasteve i kanë bërë pronë të tyre partit politike. Kjo që po ndodh tanimë nuk donë koment, por tregonë moralin e vërtetë të njerzëve, grupeve, klaneve të cilat po luajnë me fatin e popullit dhe të shtetit të Kosovës.

-Aktivizimi i Isa Mustafës për ta rrëzuar Qeverinë, është veprim i domshëm të cilin herë do kurdo do ta denojë elektorati me votën e ti. Këto veprime të pa matura të dëmshme në momentet e gjendjes emergjente për ruajtjen e shëndetit të popullsis do të mbesin njollë e zezë në historinë e epokës të politikës kosovare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"