Pingpongu i qeverive dhe subjekteve politike të Kosovës e kanë humbur rrugën e vet

 Pingpongu i qeverive dhe subjekteve politike të Kosovës e kanë humbur rrugën e vet
 Pingpongu i qeverive dhe subjekteve politike të Kosovës e kanë humbur rrugën e vet

Ragip Guraziu

  • 20 March 2020 - 14:43

Pas rënies së komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe familjes së tij dhe jasharëve të tjerë, në skenë dolën qeverit dhe partit politke, e sidomos pas vdekjes se presidentit historike si po quhet tani, Ibrahim Rugova, Kosovën e gjynjyzuan në dy gjujtë. 

Gjithë kjo morri hovin në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit 2007, PDK doli e para, dhe si kandidat i koalicionit PDK - LDK, Hashim Thaçi u bë kryeministër për herë të parë. Që në start,doli Thaçi duke anashkaluar Rregulloren e Kuvendit, Thaçi i shtrëngoi deputetët e koalicionit që t'i votonin 100 ligjet e Pakos së Ahtisarit për 40 ditë, pa lexim dhe pa debatim. Në muajin e dytë të mandatit të tij si kryeministër, Thaçi shkeli sërish rregulloren e Kuvendit, duke lexuar deklaratën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ndonëdolise sipas kësaj rregulloreje, ishte kryetari i Kuvendit ai që duhej ta bënte këtë. Së bashku me presidentin e atëhershëm Fatmir Sejdiu, Thaçi do të pranonte planin 6-pikësh të Ban Ki Moonit, i cili i solli bisedimet e vazhdueshme me Serbinë.

 Hashim Thaçi,pseudonimin (gjarpri), që gjithmonë ta mbajë autoritetin e të parittë UÇK-së,

  Këtë ves e vazhdoi edhe në liri, të gjithë që ia rrezikonin vendin të qenit gjithmonë i pari, dhe ishkomandantëve të UÇK-së. Madje shumëkush besonin se Thaçi nuk do të mund t'i kishte fituar zgjedhjet asnjëherë sikur Ibrahim Rugova të kishte qenë edhe më tutje në skenën politike. Pikërisht këtu nis ndryshimi i madh i Thaçit: PDK-ja hoqi shqiponjën nga logoja e saj, për ta zëvendësuar atë me dy fusha të valëvitura, ngjashëm me logon e LDK-së. Në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit 2007, PDK doli e para, dhe si kandidat i koalicionit PDK - LDK, Hashim Thaçi u bë kryeministër për herë të parë. Që në start, duke anashkaluar Rregulloren e Kuvendit, Thaçi i shtrëngoi deputetët e koalicionit që t'i votonin 100 ligjet e Pakos së Ahtisarit për 40 ditë, pa lexim dhe pa debatim. Në muajin e dytë të mandatit të tij si kryeministër, Thaçi shkeli sërish rregulloren e Kuvendit, duke lexuar deklaratën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ndonëse sipas kësaj rregulloreje, ishte kryetari i Kuvendit ai që duhej ta bënte këtë. Së bashku me presidentin e atëhershëm Fatmir Sejdiu, Thaçi do të pranonte planin 6-pikësh të Ban Ki Moonit, i cili i solli bisedimet e vazhdueshme me Serbinë. Këto bisedime, fillimisht u kamufluan si teknike, por që edhe si të tilla ato i sollën Kosovës fusnotën për mosparagjykimin e statusit, fusnotë kjo që ende po e zëvendëson termin Republikë për Kosovën. Me Thaçin kryeministër, Kosova pati një buxhet të ndërtuar kryesisht nga të hyrat doganore, ndërkaq raporti mes importit dhe eksportit ishte 1 me 8. Me Thaçin kryeministër, u vodhën 25 kg ari në Dhomën e Dëshmive të Policisë në Pejë Me Thaçin kryeministër, arsimi universitar u kritikua për rrënim dhe politizim të skajshëm të UP-së, u publikuan punimet plagjiaturë dhe nga 32 universitetet private ku shumë nga profesorët ishin bashkëpartiakë të Thaçit. Me Thaçin kryeministër, Kosova nuk mori asnjëherë Raport Progresi me nota pozitive: për çdo vit, BE-ja përsëriti nevojën për të luftuar korrupsionin dhe krimin. Me Thaçin kryeministër, Kosova u rendit në raportet ndërkombëtare si një vend gjysmëautoritar dhe me korrupsion super të lartë. Me Thaçin kryeministër, shëndetësia u dominua nga skandalet me klinikat private, ndër të cilat rasti i klinikës 'Medicus' me trafikimin e paligjshëm të veshkave.

 Me Thaçin kryeministër, KQZ-ja u detyrua të dorëheqje nga kërkesa e saj për të vënë kamera në vendvotime, çka u pasua nga vjedhja masive e votave. Me Thaçin kryeministër, Kosova pagoi 6 milionë euro kompanisë izraelite 'Saatchi&Saatchi', për një spot publicitar që doli të ishte i kopjuar.  KEK-u shit për vetëm 26 milionë euro. Madje u nënshkrua një marrëveshje pa çmim për autostradën e kombit, që rezultoi të ishte autostrada më e shtrenjtë në Evropë. Aeroporti i Prishtinës u dha me koncesion për 20 vjet për vetëm 100 milionë euro. Në Kosovë u aplikua privatizimi i tipit neoliberal siç ishte bërë në vendet afrikane dhe amerikanolatine: rezultati i privatizimit ishte që fabrikat dhe ndërmarrjet u shitën por investimet nuk erdhën.

Pastaj nënshkroihetmarrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, e cila mund ta lërë Kosovën me 9000 hektarë tokë më pak. Se Kuvendi nuk duhet ta lërë të heshtë presidentin e vendit rreth kësaj çështje, sepse bëhet fjalë për fatin historik të shtetit të Kosovës . Konsideroj që tani është koha duhur që të kërkojë Kuvendi i Kosovës me urgjencë informacione nga presidenti Thaçi rreth opsionit të rrezikshëm të ndarjes së Kosovës, të cilin Thaçi po duket se po provon ta shesë si "marrëveshje historike" - këmbim i territoreve me Serbinë, si fazë finale e dialogut, e që dihet mirëfilli se ky është propozim i kahershëm i Serbisë së Milosheviqit, madje i bërë publik qysh para 20 vjetësh, ndërkaq tani duket se vetëm sa është paksa i përpunuar, mbase për interesa të tij personale, në prapaskenë nga vetë Hashim Thaçi me ekipin e tij trafikant, potencoi ai. Tani po shihet fare mirë që ky plan është mënyra e vetme e vazhdimit të të mbeturit në politikë e Hashim Thaçit, duke tentuar, siç e ka bërë gjithmonë, t`u bëjë presion ndërkombëtarëve se gjoja ai është faktor këtu në Kosovë, se vetëm nga ai varet stabiliteti i saj dhe i rajonit, duke menduar kështu se i frikëson edhe ndërkombëtarët dhe kjo ishte pikërisht arsyeja edhe në atë tentim të puçit për rrëzimin e Gjykatës Speciale, nga e cila po frikësohet Hashim Thaçi, pasi që prokurorët dhe gjyqtarët kosovarë nuk i bën hesap as se ekzistojnë. Në këtë lojë presidenti nuk është i vetëm. Ky është edhe një tentim i radhës, që tenton ta shpëtojë veten Thaçi, në asistencë të Baton Haxhiut si njeri i Aleksandër Vuçiqit dhe Edi Ramës, duke pranuar çdo lloj zgjidhjeje që kënaq Beogradin, duke përfshirë edhe ndarjen e Kosovës, të cilën do të tentojë ta shesë si shkëmbim territoresh.

 Por Thaçi nuk ishte I vetmi…

 Lexo lart, Fatmir Sejdiu,Isa Mustafa,Ramush Haradinaj,Fatmir Limaj, Behxhet Pacolli, tani I erdhi radha Albin Kurtit dhe Vetëvndosjes,por ja që jo rastësisht thuhet; Ujku lëkurën e ndrron por veset si harronë.

 Tashti në vemendje rënja e qeverisë me mocionin e partnerit LDK,Prap nuk lëshohet rendi dhe punët I kemi piskë.

 Vonë shumë vonë sipas punëve që janë bërë lëmshë,dhe derisa po thuhet se Serbia po armatoset nga Rusia me armatim të rëndë,ne gjithnjë po mendojmë se Kosova u fitoi pavarësin shtet me Kushtetut,po ku e kemi Veriun e Mitrovicë?! Kush sundon andej?!,dhe a u shkel dhe po shkelet Kushtetuta e Kosoves andej nga një Lista Serme një grushtë njerzë,që zëri i fuqishëm në Kuvend,dhe llafe kemi boll- punët na kanë ardhur,siç thotë fjala popullore shqiptare; '' Fjalët si Demushi-punët si kërkushi.....Dështimet dhe skandalet e spektrit politik shqiptar të Luginës së Preshevës janë të njëpasnjëshme, siç e dëshmojë së fundi çështja e lapidarit, ajo e regjistrimit të popullsisë, apo tani edhe vizita e Vuçiqit. Duke pasur parasysh presionin e shtetit serb dhe si rrjedhojë, mundësitë e kufizuara për organizim politik të qytetarëve « poshtë », sigurisht se një pjesë e përgjegjësisë rëndon dhe « lartë », mbi Prishtinën dhe Tiranën zyrtare, të cilat nuk e përdorin autoritetin e tyre shtetëror, moral dhe kombëtar, si dhe nuk marrin përgjegjësitë e tyre; në drejtim të përmirësimit të organizimit politik dhe të politikëbërjes shqiptare në Luginën e Preshevës.

 Vet disa deputet të LDK-së nuk do tia falin më Isa Mustafës,të bëhet NUK DO T’IA FALIN LDK- Të, BËHET SËRISH ‘PATERICË’ E HASHIM THAÇIT

 Lidhja Demokratike e Kosovës e ka humbur rrugën e vet të drejtë dhe konsistencën politike që nga vdekja e presidentit historik Ibrahim Rugova.”Hashim Thaçi, pas vdekjes se ish-presidentit Rugova, në gjirin e tij e futi edhe LDK-në, i cili subjekt politik ngadalë, por me hapa të sigurt, ka filluar ta përgatisë terrenin për t’u bërë patericë e Thaçit.

Tani në këtë situat që jemi,ndoshta do pësojmë edhe më keq kur po përballemi me këtë farë virusi që ka pushtuar e gjithë botën,qytetarët I ka zënë në pozicionin mat.

Pas rënies së komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe familjes së tij dhe jasharëve të tjerë, në skenë dolën qeverit dhe partit politke, e sidomos pas vdekjes se presidentit historike si po quhet tani, Ibrahim Rugova, Kosovën e gjynjyzuan në dy gjujtë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"