Albin Kurti largpamës, jo frikacak

Albin Kurti largpamës, jo frikacak
Albin Kurti largpamës, jo frikacak

Dr. Hysni Aliu

  • 21 March 2020 - 11:08

Ditëve te fundit z. Albin Kurtin po e quajnë frikacak duke ju referuar mos largimit tarifës dhe dialogut me Serbinë. Atë po e quaj frikacak, madje edhe ata qe vet e vendosen tarifën dhe tash pafytyrësisht po thoin qe ajo nuk ka qene e përhershme. Po e quajnë frikacak edhe ata qe nënshkruan marrëveshjet ne Bruksel ku u shkel kushtetuta e Kosovës ne 23 nene, edhe ata qe ndarjen e Kosovës e shohin si opsion sepse me Serbinë nuk ja dalin, edhe ata qe i vunë Kosovës ” flluskën e bores” qe do shkrihej deri ne pranvere e për fat  te keqe kurrë su shkri, edhe ata qe i falen territor Maqedonisë se Veriut , edhe ata qe i falen mijëra hektar Malit te Zi dhe e sollën  vendin ne prag te luftës qytetare, edhe ata qe than qe ne Bruksel do këtë vetëm bisedime teknike ndërsa ato u shndërruan ne dialog politik, edhe ata qe thonin kurr se negociojmë pavarësinë e Kosovës e tash po thoin qe ndarja e Kosovës  dhe marrëveshja shqipëro serbe është nje opsion, edhe ata qe me gabimet e tyre ne negociata te Brukselit nënshkruan dokumente ku i dhanë Serbisë fakte qe edhe Kosova e pranon rezolutën 1244 dhe si e tille nuk meriton njohjet dhe si e tille çdo gje është e negociueshme e si rrjedhoje e kësaj erdhi deri tek tërheqjet e njohjeve te shtetit, edhe ata qe çdo gje bene per ta vjedhur  djersen e ketij populli duke e ruajtur çuditërisht miqësinë me SHBA-t. Secili frikacak e i pa dinjitetshëm e gjen veten ne tekstin e lartë shkruar. Por çka tani, a eshte Albin Kurti frikacak apo largpamës?

Gjerat e shkruara me lart e qe jan si rrjedhoje e punes se ” trimave ” te mëhershëm, e kanë sjelle qeverinë e tanimë ne një pozite qe te zgjedhe ne mes dy te këqijave, pra ta zgjedhe nje te keqe qe është me pak e keqe se tjetra. Pra z. Kurti, nuk ka mundësi te bej zgjedhje te mire sepse ne këtë kaos te lënë trashëgimi nga paraardhësit e ti, ajo nuk ekziston , pore ka mundësi te bej nje zgjedhje qe është pak me e mire se e keqja. Z. Kurti, trashëgoi, tarife, trashigoi tradhetine shteterore, trashigoi shkeljen e kushtetutes, trashigoi prishjen e mardhenjeve me SHBA te dhe BE-ne, njera e shkatuar nga z. Haradinaj e tjetra nga Z Thaçi , Isa Mustafa Limaj e te tjeret, z Kurti trashëgoi nja diplomaci te shkapërderdhur nga Serbia, dhe Ambasada te udhëhequra nga manipuluesit dhe qe si shërbejnë popullit e shtetit pore individëve ( natyrisht jo te gjithat) , trashëgoi korrupsionin gjigant, trashëgoi krimin e organizuar, dhe si dhurate përfundimtare i vjen kërcënimi i Trump e Grenell qe nëse nuk e vazhdon te besh te njëjtat gjera si paraardhësit e tu, do te sanksionohesh dhe rrjedhimisht do bjen nga pushteti. 

A është mençuri qe nje   burrështetas ti nënshtrohet kriminalitetit e kërkesave  qe dridhni themelet e rendit botërore, apo është mençuri e largpamësi e njëherësh   një viktimizim  i këtij kryeministri vetëm e vetëm qe  ta mbron rendin demokratik botërore nga ata qe vuajn nga narcizmi dhe egoizmi politik e ekonomik dhe dedhira qe vetëm ai te jet , mbret e te tjerë robër te  sunduesit. Ata qe po e quajnë frikacak z. Kurti dhe po e hedhin ne kosh plehrash BE ne, a e dine qe nese duhet, BE do ti mbron vlerat e veta demokratike, edhe nëse detyrohet te mbrohet nga nje shtet i madh dhe me me ndikim ne bote.

Qka mendojnë keta trime te Kosovës, qe po zgjedhin nje te keqe duke e harrruar qe kanë mundësinë me zgjedhe nje te keqe pak me te vogël, qe nëse don BE te sjellet sikurse Trump  e Grenell, mund te thotë ose me ne ose me SHBA, nëse jeni me ata atëherë te gjitha vendet e BE se do i terhjekin njohjet e Kosovës. Këtë po e ben Trump e Grenell, duke kërcënuar Kosovën dhe madje duke i vu sanksione, e duke e bere zero rolin e kryeministrit e madje madje duke kërcënuar për heqjen trupave  ushtarake nga Kosova, vetëm terhjekja e njohjes po i mungon. 

A është trimëri qe ti nënshtrohesh një maniaku politik e ekonomik apo është trimëri te përdoresh mendjen dhe strategjine për te shmangur konfrontimin pore edhe për te mbrojtur rendin botërorë ashtu siç po benë zoti Kurti. 

Kur po përmendi rendin demokratik boterore, ne këtë Kontekst , dikujt do i duket qesharake( si kurti po na mbrojka rendin botërorë!!), pore mos harroni, çdo shembje e rendit boterore fillon  nga nje individ dhe gjithashtu fillon  te  mbrohet nga nje individ, duke u zgjeruar me pastaj. Si nuk do shembej rendi demokratik botërorë, nëse ne vendin me te ndjeshëm te Evropës fillojnë ndryshimet e kufijve ashtu siq po preferojnë disa. A e kuptojnë këta trimat e Kosovës, qe ndarja e Kosovës nuk edhe vetëm ndarje e saj pore është edhe ndarje e Bosnjes, ndarje e Kroacisë, e Malit te Zi, e Shqipërisë, e Greqisë, Rumanise, e Bullgarise,  Hungarisë, e Turqisë, e vendeve te ish Bashkimit Sovjetik, e vet vendeve te BE se aty ku jetojnë pakicat, ndarje e Kines, Indisë, Pakistanit, Irakut, Iranit Sirisë, e  ndoshta edhe e SHBA se fund , sepse gjerat shkojnë zinxhir, nëse dikush ka te drejte atëherë te gjithë kanë te drejte. Kështu do ndizet  lufta e botërorë, kështu do shembej rendi botërorë dhe kështu do harrohej korona virusi. 

Pra ju qe jeni shkurtepames, me dhimbsen, pore se paku, kur nuk shef larg dhe nuk din, atëherë pyet. 

Dashuri pa kusht, ofrojnë vetëm budallenjtë e ata qe kanë mungese dinjiteti, ndërsa ti thuash çdo gjeje po, vetëm se vjen nga një burim i caktuar, është te vepruar pa përdor fare trurin. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"