Klasë politike që po krijon fusha të minueme?!

Klasë politike që po krijon fusha të minueme?!
Klasë politike që po krijon fusha të minueme?!

Skender Mulliqi

  • 23 March 2020 - 13:39

Kur të kalon rrefimi histerik për Koronavirusin , e të shpresojmë që nuk do të shkonë shumë gjatë, do të shohim së çka ka mbetur nën hirin e saj.Do të shohim së a ka qenë Koronavirusi  i shtyer si i qëllimshem të përfshinë  botën, dhe në këtë kontekst, do të lindin   shumë tema të reja.Ndoshta disa nga këto tema nuk do të jenë shumë të rëndësishme , por qe tema e Koronavirusit gjatë nuk do të harrohet të njerëzimi.

Sigurisht së do të shpërfaqen edhe rrëfimet e ndryshme në botë.Për klasën tonë politike do të kemi rrëfime sigurisht jo të mira.Gjithëqka do të bëhët e qartë për secili njeri , së kush  si ka vepruar në një situatë shumë të rënd për Kosovën.Veprimet e  kësaj klase politike , karshi shtetit  në një situatë shumë emergjente për jetë a vdekje, do të mbesin si njolla ma e ërrët  e tyre.Populli nuk do të harron sigurisht, së kush i doli në ndihmë , e kush  jo.  Po mos  të ishte Kurti në pushtet  , por dikush tjeter

këta yryshnik  të politikës,nuk do të kërkonin mocion për rrezim e qeverise?! Si i thonë kësaj pastaj, tradhëti   e kamufluar   karshi Kosovës

.Perdja do të bjen  e gjithë këtij maskaralleku  politikë  . Krejt pas luftën keni treguar së nuk keni dert për marre, nuk keni dert

 për asgjë veq për  plotësimin e egove të juja të sëmuara  për pushtet .Nuk e keni dert  për prishjën e raporteve me Amerikën siq po proklamoni.Po kush jeni ju more për Amerikën?Amerika  i ruan  interesat veta në Ballkan e në botë.Leni more këto marrina lidhur më Amerikën .Po dhimten e keni krejt diku tjetër.Kur mbaron e gjithë e dashtë zoti pa shumë viktima, do të gjeni justifikime

së nuk jeni fajtorë për asgjë që ka ndodhur !Nuk po e dini dhe as qe po dëshironi më ditë së cilës  kategori të mashtruesve i takoni?Ju moti jeni qmendur pas pasurimeve të paligjshme , në kurriz të  popullit më të varfër në Evropë.U shërbyet gjithmonë me metodat e rrënimit, e jo ndërtimit të urave të përbashkëta për

të ndërtaur shtet ligjor e demokratik. Albin Kurti ishte ai që ju prishi këto matematika, prandaj, nuk po ju intereson asgje veq që ta rrëzoni nga froni. Këte edhe mund të beni, por nuk mund të zhbeni të vertëtën  e madhe së  do tu takon  ana e ërret e historisë  .Po shërbeheni më ambicie të sëmuara politike , më të zeza së koronavirusi?!

Si nuk u emancipuat sado pak për kaq shumë vite sa ishit në pushtet?Ne vend që të krijoni ura bashkëpunimi si vend i vogël në këtë botë qe jemi , ju po krijoni në vazhdimësi fusha të minueme…?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"