Gjeneanalogjia familjare e Presidentit Hashim Thaçi dhe e Presidentit Aleksandër Vuçiq, sipas tregimeve të njërit sërb nga Kosova dhe sërbit tjetër nga Sërbia

Gjeneanalogjia familjare e Presidentit Hashim Thaçi dhe e Presidentit Aleksandër Vuçiq, sipas tregimeve të njërit sërb nga Kosova dhe sërbit tjetër nga Sërbia
Gjeneanalogjia familjare e Presidentit Hashim Thaçi dhe e Presidentit Aleksandër Vuçiq, sipas tregimeve të njërit sërb nga Kosova dhe sërbit tjetër nga Sërbia

Ali Kelmendi

  • 27 March 2020 - 17:43

Edhe unë po e heqi maskën time me një sekret brenda saj që s’po mundem me u përmbajtur pa e treguar dhe tani do e tregoj më poshtë.

  Kur isha femij kisha dëgjuar për një shtazë që quhej Xhekoden  për të cilin ishte dëgjuar por nuk dihej qe kishte brirë të mëdhenjë. Në ndërkohë, Xhekodenin e sheh një bari dhe frikësohët shumë e sidomos kur ia sheh brirët e tij të mëdhenjë dhe bërtet: Xhekodeni  brina kaaa! Ky i përgjigjët nëse tregon për mua dhe brirët e mi të mëdhenjë do të hakmerrëm!

Bariu nuk mund të përmbahej shumë kohë pa treguar, por i frikësohej hakmarrjes dhe në fund për ta heqë barrën e rëndë prej vehtës se tij afrohët pranë ujit dhe i tregon atij së Xhekodeni kishte brina të mëdhenjë.

Në atë vend binë shtogu, rritët dhe një bari tjetër, prej tij e mbaron një fyell, dhe kur fillon me i ra fyellit i del zëri: Tri li li e tra la la la Xhekodeni brina të mëdhenjë ka???!!!

Unë me tregimet e dëgjuara nga vetë sërbet po thuhet si, fyelli i bariut: tri li li e tra la la: „Hashim Taçi stërnip sërb dhe Vuçiqi djal shqiptari janë“

Pas luftës në Kosovë shumë njerëz nga mërgata filluan të investonin diçka në vendlindje, ndoshta jo edhe për përfitime materiale, por për të bërë diçka, ashtu që edhe unë fillova më shumë për sport, me një veprimtari me hurdha peshqish në pronën time. Në konsultime me njerëzit erdha të firmat përkatëse të rritjes së peshkut dhe e bëra hurdhën në sipërfaqe prej 10 ari. Gjeta kontaktet me prodhuesit e pëshqëve të vegjël dhe njëkohësisht konsultohesha me ekspertët së si duhej menagjuar hurdha. Gjeta edhe miq dhe shpeshherë kur i vizitoja pija ndonjë raki me kafe, si te ata, ashtu edhe të unë në hurdhën time.

  Ndër të tjerët, shokët ma gjetën edhe një jaran biznesi, një sërb  i ngritur e që e fliste shqipën shumë mirë e më një përvojë shumë të madhe në rritjen dhe kultivimin e peshkut. Sa herë që shkoja të ai nuk me lëshontë pa e pirë ndonjë raki dhe duke bërë haptas llafe më të edhe për situatën politike dhe ndërnacionale.

 Një ditë posa mbërrita të ai, me tha ulu këtu Kelmend, së dua më të tregua diçka me shumë rëndësi. 

Hajde përhajr i thashë, urdhëro së çka ke për të më thënë. Më padurim pritja të fillojë biseda dhe tregimi i tij.  

Më tha së a e njeh mirë ti Hashima Taçia. I thashë së e njoh dhe jo aq shumë. Pse? „ A e din ti së ai është njëri i yni“ Nuk dita menjëherë çka me i thënë, por megjithatë i thashë për punët që po i bënë në dëm të Kosovës, ndoshta është bashkëpuntor dhe njeri i juaji dhe me hamendje ia futa shpiun i juaji!

„Jo more çfarë shpiuni! Taçi është njëri i yni nga gjaku.“ ëka po thua bre! Hajde, hajde i thash kah të doli tani kjo ide? Nuk po të besoj fare. Më dëgjo me tha, ai është stërnip i yni sërb.

Vallahi, i thash thuaj çka të duash por unë s’po të besoj?! Për të me bindë filloj të përbehet si vijon:  „Pasha mu, pasha gruan, pasha fëmijët, pasha Zotin, pasha të gjitha që i kam ai është stërnip i yni?!“ Eu. „Elhyqmyrilah“ siç thotë populli edhe pse nuk e adhuroja Thaçin, me erdhi fort inat dhe në moment mendova së po më bën propagandë dhe mendova si do t’ia ktheja me diç të ngjashme. 

Më ra ndërmend Daçiqi i cili kishte lindur në Prizren.  Ju ktheva tani atij: A e njeh ti Daçiqin ? Po. Më tha. Pseee? Ia futa kot dhe i thash së « Daçiqi është prej Dacajve të Rugovës – Rozhajës ». Mbiemri i tij vjen nga fshati Dacaj, sërbisht « Daçiq » ku te gjithë janë shqiptar të fisit tim Kelmend ?  A u tranua sërbi u tranua !

«  D.m.th, ne sërbet e paskem një kryeminister shqiptar dhe ju shqiptarët për kryetar një stërnip serb më tha » Ashtu disi po i bien. Jarani im sërb mbeti pa fjalë tjera. Në fund i thashë së po bejmë diçka, po i ndërrojmë në shqiptarët po e marrim Daçiqin dhe juve po ju japim Hashima Taçia. « Një… për një… ». A je dakord. Vetëm buzëqeshi. E çuam edhe nga një raki dhe u ndamë jo dhe aq të kënaqur ! Pra, edhe këtë tregim, të vërtetë apo jo, e përjetova dhe e dëgjova me veshët e mi. 

Mirëpo, i thash atij së ne Kelmendasit jemi të zotet, pasi që Sërbisë ia kemi dhënë më hëret Mbretin e saj, Karagjorgjin e Clementit (Gjergj Pjetrin e Zi). Më tha: Mos bre së me tranove krejt !

Tani po i kthehëm një tregimi tjetër për Kryetarin e Sërbisë Aleksandër Vuçiqin. Një shok i një mikut tim në të kthyer nga Anglia me makinë udhëton mirë deri në Sërbi dhe atje i prishet makina. Mbetët në rrugë duke kërkuar ndihmë. Dikush nga sërbet ia thërret ndihmën për tërheqjën e makinës deri të një garazhë në thellësi të një fshati. Mjeshtëri ia kontrollon makinën dhe i thotë së nevojitën disa pjesë për t’i ndërruar. I thotë së ty po të dërgoj në hotel dhe pjesët do të më vijnë nesër dhe i montoj. Ashtu edhe veproi ky miku, por të nesërmen  nuk i pritej shqiptarit dhe shkoi më herët në garazhë. 

Në ndërkohë fillojnë këta mes vete me bisedua, ndër të tjerat edhe për politikë. Citoj mikun: «  Sërbi më tha së as ne në Sërbi e as ju Shqiptarët në Kosovë nuk patëm fat me kryetarët tonë. Ne, më Vuçiqin dhe ju më Taçin ! I thash pssse ? 

Sërbi i Shumadisë më tha së : « Ne sërbët për kryetar të Sërbisë e kemi një shqiptar të sërbizuar, ndërsa ju kosovarët e keni një kryetar sërb të shqiptarizuar!!!  U trondita dhe nuk dita çka t’i përgjigjëm dhe mbaruam me politikë. Vërejta së as sërbet nuk ishin të kënaqur me Vuçiqin, sikurse edhe ne shqiptarët të pakënaqur me Hashimin. E mora makinën dhe u nisa për Kosovë. Tërë kohën më sillëshin fjalët e sërbit në mendje, së çka më tha. Më një fjalë isha shumë i habitur dhe i dekoncentruar. Kisha vështirësi në ngahjën e makinës. 

Për Vuçiqin kisha dëgjuar së ai ishtë fëmijë i një shqiptari që kishte punuar me nënën e Vuçiqit në TV Beograd-in që edhe tani ende  jeton atje.  

  Pra, nëse tregimi dhe gjenealogjija familjare janë të vërteta siç u tha më lartë, atëherë Hashimi dhe Vuçiqi qenkan si dy vëllezër. Pasi që Vuçiqi është më i vjetër, atëherë Hashimi prej fillimit të kontaktit dhe njoftimit me te e paska  dëgjuar e përkrahur me të gjitha të këqijat që na u bënë në çdo rrashf të jetës sonë në Kosovë.

Sidomos tani marrëveshja sekrete për ndarjen e Mitrovicës Veriore, të nënshkruar në mes të dy kapadainjëve.

 Në zgjedhjet e fundit sovrani i dha grusht të fortë Hashimit dhe partisë së tij të PAN-istëve dhe Pronto-viqeve. Ka ra në buzë të greminës, por po përpiqet që më çdo kusht ta mbajë dhe luaj rolin e presidentit, për t’ia realizuar Vuçiqit premtimet e dhëna më nënshkrime për ndarjen e Kosovës, përkitazi të Mitrovicës Veriore gratis ?  

Për iniciimin e Mocionit të djeshëm në Kuvend për rrëzuarjen e Albin Kurtit, nuk po flas në këtë shkrim, pasi dje kisha shkrimin e botuar në portalin e Bota Sot : « ërrenjosja e maskave… », por po i kthehëm protagonistit Taçia dhe tregimit mbi te.

Në fund sido dhe çkado të thuhet për tregimin për Hashimin dhe Vuçiqin nga fjalët e dëgjuara në katër sy, si të vërteta apo, po thomë si « gojëdhënë », nuk do të ketë farë ndryshimi apo ndikimi, pasi që Hashimi nuk kishte ditur më mirë ta luantë rolin edhe po të ishte sërb i vërtetë, çka nuk e vej në dyshim ?! Ta zamë që vetë e kemi zgjedhur apo importuar një kryetar  të « huaj » pa ia ditur historinë e gjenealogjisë familjare dhe përkatësinë edhepse disa herë është shkruar si në shkrimin e prejardhjes së tij te: Defterëve osmane… për stërgjyshin Borislav Danilo, pop sërb i martua me rome..., dhe i përjashtuar nga kisha, shkruan portali (Preshevajone.com) nga njëra anë dhe nga ana tjetër fare nuk ishte demantuar ! Pra, e pranuam me vetëdije apo pa te, për të na qeverisur duke na sjellur në këtë gjendje që jemi. Siç thot populli prej tij kurrë hajr nuk pamë, por vetëm tradhti, tradhti e vetëm tradhti !!!

 Andaj, të gjithë së bashku  duhet thënë Hashimit : ik, ik, ik, sa më herët përtej Karpateve kah Putini ose përtej Anadollit kah Erdogani ose në Emiratët arabe, pasi që para ke vjedhur mjaft e bile, bile shumë tepër, së në të kundërten e gjithsesi do të ndal Gjykata Speciale. Megjithatë, prej saj veç vonim së shpetim nuk ke o Hashim Taçi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"