Pandemia e Koronavirusit e ka ndryshuar rrjedhën e jetës normale

Pandemia e Koronavirusit e ka ndryshuar rrjedhën e jetës normale
Pandemia e Koronavirusit e ka ndryshuar rrjedhën e jetës normale

Ismail Muçiqi

  • 30 mars 2020 - 13:08

Këtë stinë e adhurojnë të gjithë, mjerishtë Pandemia e Koronavirusit e ka ndryshuar ritminë dhe rrjedhën e jetës normale gjithandej në katundet tona. Pak janë ata bujqë që dëgjohën dhe shifën duke punuar arat e tyre për ta mbjellurë bereqetin e Pranverës.

Njerëzit nëpër shtëpit e tyre kudo janë mbyllurë brenda për ta mbrojtur shëndetin nga kjo sëmundje enigmatike.

Kudo nëpër lagjet e ndryshme dëgjohët zëri i fëmive të cilët duke luajtur brenda në oborret e shtëpive, i japin shpresë dhe kuptimë jetës në fshatë. Mbi pullazet e shtëpive shifet tymi që del nga oxhaqet cili simbolizon jetën dhe shpërndajnë aromën e gatimit të bukës në "qerepet" tradicionale të shtëpijave shqipëtare. Kjo aromë e bukës së katunit na e kujton fëmijrinë tonë e cila u rrit në bukën dhe sofrën traditcionale të nënave tona..

Duke shëtitur në fshat njëri nga banorët na tha; "Duhet përshtatur rrethanave të cilat vinë pa i pritur dhe menduar, që nganjëhere e godasin njerzimin". Fenomeni që më bëri përshtypje është që mungonë kumonikimi i njerzve mes veti e këtë gjendje e krijojë kjo epidemi e mallkuar. Është shqetësuese dhe brengosese dhe momenti i vështirë që të mos kumonikoshë me komshin apo me njerzit ku jetonë, por sigurishtë mbizotronë arsya nga paniku tek njerzit të cilët jan zotue se do ti rrespektojnë këshillat e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë dhe të Qeverisë së Kosovës. Te populli shqiptarë gjiithmonë ka mbizotruar arsya e shpresës dhe idealit që kanë qenë arma më e fortë në tejkalimin e vështërsive dhe sfidave më të ndryshme në momentet kritike. Tani na mban shpresa dhe besimi se idilika dhe gjallëria do ti kthehet katundit në të gjitha rajonet e Republikës së Kosovës dhe njerzimit në Botë.

Qoftë e kaluar edhe kjo pandemi virusale duke kërkuarë ndihmën dhe bekimin e Zotit, shpresojmë se njerëzimi do ta mundë këtë parazitë i cili pa dyshimë po ndikonë edhe në vetëdisiminë e njerzimit për tu përballur me të pa priturat të cilat i sjellë natyra.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"