A janë gjallë dhe ku janë hartuesit e Kushtetutës në fuqi të Republikës së Kosovës?!

A janë gjallë dhe ku janë hartuesit e Kushtetutës në fuqi të Republikës së Kosovës?!
A janë gjallë dhe ku janë hartuesit e Kushtetutës në fuqi të Republikës së Kosovës?!

Ismail Muçiqi

  • 31 mars 2020 - 10:57

-Polarizimi i sjakshëm i skenës politike të Kosovës, i cili po zgjatë në pafundësi po shkakton pasoja të jashtëzakonshme negative në shoqërin kosovare.

Këto ditë pas mocionit ndaj Qeverisë aktuale, të cilës ju morë besimi nga deputetët e Parlamentit të Kosovës, të organizuar nga krerët e partive politike, nepër mediumet e ndryshme dhe në televisionet e Kosovës, po debatohet pa parime dhe kompetencë për mënyrën e zgjedhjes së Qeverisë së re.

Secili opinionist apo "analist" të cilët tanimë janë të përditshëm në televisonet qoftë private poashtu të ashtuquajturin "Television Publikë", po e komentojnë në mënyra më të ndryshme Kushtetutën në fuqi të Republikës së Kosovës. Është për tu habitur se vite me radhë institutcionet kompetente qoftë nga Shoqëria Civile, njëashtu edhe Organizatat e ndryshme Ndërkombëtare, të cilat merren me qështje Kushtetuese në funksionimin e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit, si pikë më e dobët në funksionimin e shtetit ligjorë në Kosovë ka qenë pikërisht sistemi i drejtësis.

Tani kur gjithëandej po debatohet për normat Kushtetuese, përkatësisht për të drejtën Kushtetuese se cili subjekt ka të drejtë ta formoj Qeverin e re, njerëzit më kompetent të cilët ishin hartues të kësaj Kushtetute, nuk prononcohen fare përkitazi për të drejtën Kushtetuese se si zgjedhet Qeveria e një vendi, pas shkarkimit të asaj paraprake dhe cilat janë rrugët Kushtetuese për të dalur nga kriza Kushtetuese të cilës më shumë po i kontribojnë gazetarët, opinionistët të ashtuquajturit analist për mes mjeteve të informimit të cilët nuk kanë kredibilitet dhe kompetenc për ta komentuar aktin më të lartë juridik si është Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Hartuesit e kësaj Kushtetute, në momente të caktuara janë prononcuar dhe krenuar si bashkautorë të përpilimit dhe hartimit të këti dokumenti Kushtetues.

Shtroj pyetjen: Pse nuk prononcohen emrat bashkautorë të kësaj Kushtetute si janë: Prof. Dok. Arsim Bajrami, Hajredin Kuqi,Gjyljeta Mushkolaj, Ilaz Ramajli, Kadri Kryeziu e mos ti përmendi të gjithë.?

Në shtetet demokratike dhe normale personalitetet të cilat marin pjesë në hartimin e Kushtetutës së një vendi, kanë përgjegjësi që ata të jenë edhe gardianë të këti akti, në komentimin e neneve dhe paragrafeve të cilat në momentet e caktuara paraqesin vështërsi në zgjidhjen e situatave Kushtetuese.

Mendoj se polarizimi dhe papërgjegjësia si dhe lufta joparimore e partive politike në krye me strukturat dhe klanet udhëheqëse të tyre, përmes debateve dhe formave tjera joparimore të cilat i rregullon ligji dhe Kushtetuta e Kosovës, disa here i kanë polarizuar dhe keq komentuar edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese e cila e ka fjalën e fundit në zgjidhjen e qështjeve ligjore të cilat kanë të bejnë në funksionimin normal dhe demokratikë të institutcioneve të shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"