Fenomeni koronavirus po troket në ndërgjegjjen dhe solidaritetin e njerëzimit!

Fenomeni koronavirus po troket në ndërgjegjjen dhe solidaritetin e njerëzimit!
Fenomeni koronavirus po troket në ndërgjegjjen dhe solidaritetin e njerëzimit!

Ismail Muçiqi

  • 01 prill 2020 - 12:36

Është shekulli 21, njerzimi ka filluar të përballet me fenomene të ndryshme si asnjëher më parë.

Gjatë shekullit të kaluar në planetin e tokës njerzimi u përballë me luftëra ,vuajtje dhe sfida më të ndryshme deri tek mbijetesa për bukën e gojës. U krijuan shtresa të ndryshme shoqërore që nga pasurimi marramendës i klasave të ndryshme të aristokracisë të cilat synim dhe përkushtimë kishin vetëm interesin apo shtimin e kapitalit. Këto shtresa të "liberal-kapitalizmit" krijuan ndikim edhe në rendin politikë dhe shoqërorë në shumë Shtete të Botës.

Kjo bëri që njerzimi të përballet me padrejtësi të shumta të cilat padrejtësi decenje me radhë polarizuan politikën dhe ardhmërinë e njerzimit.

Këto dukuri të kohës gjithandej i rrezikuan dhe i dëmtuan vlerat të humanizmit njerëzorë, të solidaritetit ndërmjet njerzëve duke krijuar situata të rrezikshme deri tek konfliktet dhe luftat në mes popujve dhe shteteve.

Padrejtësit e ndryshme deri tek shkelja e të drejtave elementare të popujve të ndryshme rrezikuan edhe sigurinë dhe rendin Botërorë.

Është interesant të theksohet se fenomenet të cilat kohë pas kohe i ndodhën njerëzimit ato prekën dhe reflektuan ndjenjat për solidaritetinë ndaj njëri tjetërit.

Kështu po ndodh edhe tani me rastinë e shpërthimit të Pandemisë të Koronavirusit.

Fuqitë e mëdha të cilat mbisundojnë me kapitalinë ekonomiko-financiarë tani për një momentë po i kthehën realitetit me të cilën po përballet Bota për ti ndihmuar njerëzimit kundër Koronavirusi.

Për ditë e më shumë jemi dëshimtarë se kjo sëmundje me përmasa Botërore nuk po e zgjedh racat e njerzve të bardhë apo të zi të varfur apo të pasurë por kjo po arrinë ti godasë edhe pasanikët më të mëdhenjë e po depërtonë deri në kabinetet e Qeverive dhe Kryetarve të shteteve të Botës.

Kjo epidemi po e vetdisonë njerëzimin që në këto situata duhet ndihmuar njëri-tjetrit, duke lënë anashë interesin materialë dhe financiarë për tu ndihmuar të varfurve të cilët janë më të goditurit gjithmonë sa herë që ndodhin fakteqësit e ndryshme natyrore.

Koronavirusi si duket po i përmison dhe raportet ndërmjet shteteve me sisteme të ndryshme Politike dhe Kushtetuese.

Kështu Italia e cila është më e goditura nga kjo pandemi po ndihmohet nga Rusia nga Kuba me barërëra dhe me staf mjeksorë.

Po ashtu edhe Kina po dërgon mjete mbrojtëse shëndetësore barëra dhe staf mjekësorë gjithandej Botës.

Kancelarja Gjermane edhe kësaj radhe tregojë madhështinë e sajë si humaniste me përmasa Botërore. Ajo tani alokojë shumë fonde për tu ndihmuar qytetarve Gjermanë dhe të gjithë azilantëve që jetojnë në këtë Shtet.

Ky solidaritet i përmasave globale tani po shifet edhe tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat po e ndihmojnë me fonde jo vetëm popullin Amerikën por po i ndihmojnë vendeve tjera të goditura nga kjo epidemi e rrezikshme.

Kjo tregonë se me të vërtetë në këtë kohë po ndodhë diqka e madhe në planetën tonë.

Por mjerishtë akoma askushë nuk është në gjendje të japë përgjigjje të saktë për këtë ndodhi, as Institutet më prestigjioze Shkencore të Shëndetësisë në Botë.

Ende nuk ka përgjigjje të besushme Shkencore (bindëse) për njerzimin se si erdhi ky virusë, si shërohet dhe cila është vaksina mbrojtëse për njerzimin.

Si do që të jetë kjo sëmundje po arrinë që ti relaksojë raportet Politike në Skenën Botërore. Kjo po shifet edhe në krizat e konflikteve ekzistuese gjithandej Botës të cilat pandemia këto konflikte i amortizojë dhe i vuri në planë të dytë krizat dhe rreziqet ekzistuese nëpër Botë.

Edhe një here koha po e vërtetonë se humanizmi, drejtësia, solidariteti dhe ndjenja e përgjegjësisë ndaj planetës dhe njerzimit janë, vërtyte dhe vlera më fisnike dhe më të domosdoshme për njerëzimin për ta ruajtur shëndetin, paqën dhe sigurin në Botë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"