Vullnetin e popullit për ndryshim e përmbysen 83 dele të zeza, të ashtuquajtur deputet

Vullnetin e popullit për ndryshim e përmbysen 83 dele të zeza, të ashtuquajtur deputet
Vullnetin e popullit për ndryshim e përmbysen 83 dele të zeza, të ashtuquajtur deputet

Dr. Hysni Aliu

  • 02 April 2020 - 09:04

Zhvillimet e fundit ne Kosove, ku nga krimi i organizuar u rrëzua Qeveria e shpresës, tregojnë që Kosova me të vërtetë gjendet në një situatë ” të jesh apo të mos jesh”. ku çdo gjë varet nga partitë që për 20 vite robëruan këtë popull, këtë e kam quajtur robëri moderne, që është edhe më e rrezikshme sesa pushtimi klasik që bëhet me rastet lufte, sepse atëherë, (si në kohën e Millosheviqit) dihet kush është robëruesi, ndërsa robëruesit e brendshëm është gjëja më e komplikuar për një popull për ti mposhtur. Në votimin e fundit ne parlamentin e Kosovës, ku u përmbys vullneti i popullit për ndryshim, u dalluan pothuajse 83 dele te zeza, te ashtuquajtur deputet, që për mua janë me tepër se kriminel ordiner, te cilët u bashkuan me LISTEN SERBE, dhe Vuqiqin, për te gërryer themelet e shtetit për te cilin gjoja se paskan pas luftuar, vetëm e vetëm qe te u jepet mundësia serish qe te vazhdojnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin e pafund. Mua personalisht nuk më ka befasuar asgjë ne atë votim, sepse e kam ditur qe nga fillimi qe LDK me gardën e vjetër qe fatkeqësisht po udhëheqë me këtë parti, është po aq kriminele sa këto tjerat parti, pore me nje shtese, qe është një ARI ME LEKURE DELJE, e këto tjerat, kriminalitetin e bëjnë haptas.

Pra, rrëzimi i qeverise Kurti, për mua është një metode e re, metode moderne e grusht shtetit, qe fatkeqësisht, ata qe e përdoren këtë metode, si argument përdorën ”besnikërinë”e tyre kriminele ndaj mikut tone me te madh SHBA-se, gjë e cila nuk do duhej te ndodhe asnjëherë qe SHBA te njolloset nga ta. Unë, para dy viteve, kam shkruar nje artikull, ku kam bere ftese ne mërgatën e Kosovës, qe te bashkohen rreth intelektualeve tanë ne mbare boten, qe se bashku me intelektualet e vërtete ne Kosove qe janë margjinalizuar deri me tani, te formojnë një fryme demokratike qe do te bënte ndryshimin e vërtete. Në një vende shumëpartiak, e posaçërisht ne një vend te robëruar nga krimi, një parti siç është VV nuk mjafton për te bere ndryshimin, andaj, është koha qe te ndodhe ndryshimi i vërtetë, qe secili nga ne qe ka diçka nga mendja e vet për te dhen për shtetin e Kosovës, te bej me te mirën e mundshme ne kontributin per formimin e një subjekti qe nuk do ishte politik (unë do e quaja subjekt humanitar, sepse janë cenuar vlerat esenciale humane te një shoqërie) por subjekt qe do merrte përgjegjësi udhëheqëse se bashku me njerëzit e dalluar te VV se ne krye me z. Kurti, dhe njerëzit e dinjitetshëm siç është z. Vjosa Osmani e z. Abdigjiku e disa te tjerë, me qëllimin e vetëm, çlirimin e Kosovës nga robëria dhe robëruesit modern.

Unë besoj qe individët nga jashtë, qe po i përkrahin këta robërues modern qe te bëjnë grusht shtetin modern, është dashtë dhe duhet te mësojnë diçka nga koha e pranverës arabe, e cila pranvere, asnjëherë nuk përfundoj, dhe ne te cilën te gjithë dolën humbës, e me se shumti popujt qe jetojnë atje. Përmbysja e vullnetit te popullit, do te thotë dhunim psikologjik, termet qe dridhe çdo qelizë ne dinjitetin e njeriut, do te thotë dëshpërim, dhe investim ne te menduarit negativ, gjë e cila nuk sjelle lule pore veten acar. Kur një metode e re për përmbysjen e vullnetit te popullit provohet ( e kam fjalën për grusht shtetin modern dhe robërinë moderne) dhe del e suksesshme, atëherë kemi një reaksion zinxhir, ku edhe ne vendet tjera apo nga individ tjerë do te përdoret, për te njëjtin qellim, gjë qe këtë situate e bene me serioze, sepse demokracia ne Ballkan dhe bote është aq e brishtë saqë modeli i dhunimit te demokracisë se Kosovës do te përdoret ne Ballkan edhe me gjërë, gjë qe do jete rrezik për paqen ne rajon dhe bote.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"