Anomalit e kohës!

Anomalit e kohës!
Anomalit e kohës!

Ismail Muçiqi

  • 02 April 2020 - 10:51

A'PO KEQPËRDORET VULLNETI DHE VOTA E POPULLIT PËR TA RRËMBYER PUSHTETIN?

Nuk jam antarë i asnjë subjekti politikë, nuk anoj dhe nuk kam asnjë interes nga asnjë individ apo parti politike.

Si gazetarë shumëvjeqarë-opinionist dhe si pjestarë i Shoqëris Civile, nuk më lenë të qetë ndërgjegjja, të mos i shkruaj disa rreshta për shqetsimet e mia rreth situtës politike aktuale në Kosovë.

Lufta për ta grabitur pushtetinë me ç'do kushtë pa meritë, dije dhe parime u manifestua që nga pas lufta në Kosovë.

Ky sindrom me përmasa patologjike ka kohë që ka humbur arsyen dhe racionalitetin e sidomos kjo u vërtetua edhe me rastin e mocionit kundër Qeverisë aktuale në pushtet.

Qyetetarët jan të mllefosur dhe po reagojnë kundër atyre subjekteve të cilat në momentin dhe krizën më të madhe i rrënuan instuticionet duke shpallur mosbesim ndajë Qeverisë e cila kishte legjitimitet të pa kontestushëm nga vota e popullit.

Tani kur Kosova po përballet me pandemin të karakterit botërorë dhe nuk po i dihet fati për zhdukjen e saj, liderët e partive politike të cilët kontribuan drejtpërdrejt në rrëzimin e Qeverisë, tani po vrapojnë tek zyra e Presidentit të Kosovës që sa më parë të krijojë ndonjë kualicion artificial dhe jo parimor për ta marrur sërish pushtetin.

Nuk di këta liderë të cilët përfaqësojn partit politike,a kan ndonjë parimë apo moralë në politikë kur dihet se ; e vërteta tek popullit nuk është në anën e tyre.

-Anketat dhe sondazhet të cilat po bëhen nga ana e instituteve dhe organizatave kredibile, që veprojnë në Kosovë dhe jashtë saj, tregojnë se Qeveria aktuale në krye me Kryeministrin Kurti gëzon përkrahje të fuqishme nga qytetarët e Kosovës si dhe nga ata që jetojnë në diasporë.

Në intervistën e mbrëmshme që pati Kryeministri Kurti me gazetarët e KTV-së, u tregua bindshëm se në sondazhin gjatë debatit të këtë emision të udhëhequr nga Agron Bajrami, nga 108 mijë shikues, 94% shprehën vullnetin dhe u deklaruan pozitivisht se a duhet të udhëheq Albin Kurti me Qeverin e Kosovës. Ky sondazhë ma përkujtojë periudhën e kohës së Presidentit Ibrahim Rugova, të cilin qytetarët e Kosovës e përkrahën dhe e votuan mbi 90%.

Kjo është e vërteta për të cilën jamë dëshmitarë i kohës për të cilën kamë shkruar edhe më herët.

Republika e Kosovës si shtet demokratikë, për lirin e saj janë sakrifikue shum gjenerata dhe personalitete historike, nuk guxonë të rrëshqas nga kauza e lirisë së shprehjes, e vullnetit të popullit për ti zgjedhurë bartësit e institutcioneve të shtetit.

Në asnjë mënyë në rrethanat normale ku mbizotronë shprehja e lirë dhe normat demokratike, nuk mundë dhe nuk guxon të konsumohet vota e popullit gjatë një periudhe 3 mujore. Kjo nuk ka kuptimë e as logjikë dhe është e pa imagjinushme, për nivelin dhe zhvillilimin demokratikë të një vendi.

Elektorati votojë për një Qeveri me mandat 4 vjeqarë, me një programë të hartuar dhe i përkrahur nga nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, të cilët ishin të pa knaqura me Qeverisjet e kaluara.

Nuk e përkrahu qendrimin e Albin Kurtit rreth taksës për reciprocitet ndaj mallrave serbe.

Nganjëhere parimet dhe qendrimet të ngulitura, i kushtojnë njeriut apo liderit i cili më shumë se asnjëhere i nevojitet vendit.

Në këtë drejtim Albin Kurti, nuk mbanë asnjë përgjegjësi rreth këti vendimi arbitrar që mori Qeveria e kaluar, dhe i cili i solli shumë probleme shtetit të Kosovës edhe në arenën dhe imazhin ndërkombëtarë.

Këtë taksë Serbia e përdori në mënyrë përfide dhe me mjeshtri si dinë ajo, për ta akuzuar Qeverin e Kosovës se është kundër fqinjësis së mirë dhe marrveshjeve rajonale në drejtim të integrimeve europiane.

-Është anomali e kohës, që në këto momente dhe në këto zhvillime politike, t'ia kontestojsh besimin apo mandatin një Qeverie apo një kualiconi i cili mori mbi 400 mijë vota për ta udhëhequr Qeverin e vendit. Këtë paradoks po mundohen që sërish ta kthejnë në institutcionet e shtetit, njerzit dhe partit e konsumuara të cilat populli i qoj në opozitë, dhe ju tregojë se nuk kanë besim dhe mandat për ta udhëhequr vendin.

Deklaratat e sotme të liderëve të partive politike, të cilët ishin në takim me Presidentin Thaqi rreth hapave të ardhshëm për të formuar ndonjë Qeveri teknike apo qfardo qoftë, duke deklarauar se nuk është koha e zgjedhjeve dhe se janë kundër zgjedhjeve të reja nacionale, se vendi është në situatë emergjente për shkak të epidemisë, tregojë fytyrën e vërtetë dhe sjelljen demagogjike të tyre.

Po këta liderë bashkë me partit e tyre të cilat i përfaqësojnë, me 25 Mars në kohën e epidemisë dhe të maskave u mobilizuan dhe u bënë bashkë për ta rrëzuar Qeverinë legjitime e cila ishte në krye të përgjegjësis për ta menagjuar situatën kundër Koronavirusit.

Qëndrimi i tyre tani nuk qonë far peshe dhe nuk ka asnjë vlerë bindëse para qytetarëve të Kosovës. Të vetmin problem që ja sollën Kosovës, këta po mundohen të krijojnë krizë politike dhe Kushtetuese, duke rrezikuar edhe funksionimin normal të institutcioneve të shëndetësis dhe mekanizmat tjerë në menagjimin e krizës në përballje me epidemin e Koronavirusit.

Andaj në fundë, krizën politike të cilën e krijuan vetë këto parti politike, mund ta zgjedhë vetëm vota e lirë e qytetarëve, duke krijuar kushte dhe hapsirë që të shkohet në zgjedhje nacionale posa të krijohen rrethanat normale dhe parakushtet tjera Kushtetuese dhe ligjore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"