Eksprimentimet në trurin e hapur, janë tepër të rrezikshme?!

Eksprimentimet në trurin e hapur, janë tepër të rrezikshme?!
Eksprimentimet në trurin e hapur, janë tepër të rrezikshme?!

Skender Mulliqi

  • 02 April 2020 - 10:54

Është vështirë që shumë ngjarje ti kuptojmë , nese nuk kemi para syshë koficientin psiqikw të atyre që gjinden në krye të piramidës .Dhe, kjo piramidë ka mundësi në shumë raste më qenë piramidë e të sëmuareve serioz, kur bëhët fjalë për njerëz të politikës dhe për bashkëpunëtoret të cilët  shumë  po ngjajnë në ta.Gjithashtu nuk është e palogjikshme që qmenduria e udhëheqësit të bartet në mbarë kombin.

Dhe, mund të vjen edhe koha kur qytetarët të devijonë nga arsyea e shëndosh , besa edhe nga mendja?!Afër kësaj gjendje kan ardhur shumica sot në Kosovë.Kan ardhur nga shumë probleme të natyrave të ndryshme që i godiëtn  para dhe gjatë luftës , dhe këto  trauma  po vazhdojnë edhe sot .

Në vend që qytetarët ta kan qetësinë e nevojshme shpirtërore dhe fizike , kan ardhur në gjendje parahisterike! Pak gjë ka mbetur nga gjendja e normalitetit.

Të gjitha këto të liga po ngjasojnë në sëmundjët kronike .Jemi kthyer në një vend eksprimental nga ata që po na drejtojnë shtetin dhe nga strukturat ndërkombëtare?! Po konsumojmw ushqime më afate tw skadueme?!Po marrim barnishta  më thasë që gjoja na shërojnë , dhe na qetësojnë sistemin nervor! Menduam pasi që e fituam lirinë , se u ndam nga  ish-Jugosllavia , do të bëjmë shtet ku do të janë të gjithë të lumtur. Rrjedhat  e keqija të ngjarjeve politike dhe ecurive ekonomike , secilen  ditë e më shumë , po i nxjerrë njerëzit nga takti. Sigurisht së njeriu nuk mund të jetë i qetë dhe as të bën gjum të mirë, në një situatë çfare e kemi pru vendin dhe të ardhmen e brezave.Si shtet që 20 vite jemi në karantinë nga politikat tona dështuese dhe politikat hileqare ndërkombëtare. Millosheviqi para së më e fillaur luftën , nga Gazimestani lëshojë zëra së serbëve nuk guxon tu mungojë një fije floku, dhe kjo doli shumë e vërtetë.Serbia vrau dhe masakroi më mijëra njerëz , shkaterroi çdo gjë para veti, dhe mbeti e përkdhelura e Evropës! As nuk u dënua për gjenocid, as nuk i pagoi dëmet e luftës , sikur i pagoi për 50 vite Gjermania e Hitlerit.Ne, që mbrojtëm tokën tonë , po  barazohemi më xhelatin. Asnjë kusht nuk ju vu Serbisë në bisedimet maratonike që i zhvilluan më palën shqiptare.Kjo është e quditshme dhe shumë e pa drejtë.Kosova mbeti vendi i vëtem ne Evropë pa liberalizim të vizave.Grenel dhe BE-ja kerkojnë  nga ne , qe veq ti ndëgjojme sikur robi padronin, kurse Serbia gjenocidiale nuk ka nevojë të zhegitet për asgjë, së gjithëqka po i shkon si në pjatë ?! Kjo po i bie së na  kan ndihmuar të fitojmë luftën, për të qenë  të okupuar nga politikat e diktatit?! Na pranuan shtet, e kemi mbetur më shumë shtet farsë!

Dhe,kur një shtet të vogël e godasin kaq shumë të liga  nga mbrenda dhe nga jashtë, është vështirë të përballohen. Sipas një statistike afër 70 përqind të popullatës  po i frekuentojnë  spitalet psikiatrike?!Kjo shumë po i ngjan gjendjës as të gjallë e as të vdekur! Kohë të liga jemi duke përjetuar, e një grusht popull në këtë botë.Po ta kishim përkrahur njeri –tjetrin , kishim jetuar edhe pa ndihmen nga jashtë.

Disave , e besa edhe shumë kujt ju kanë ërresuar sytë dhe mendja për pushtet dhe para. Kështu siq po punojmë keq , dhe kështu siq  po na bëjnë presion të vazhdueshem nga jashtë, nuk ka recept që na ndihmon?! Nuk po jemi të koncentruar dhe as të interesuar së çfarë situate kemi , na ka munguar  vetëm edhe kjo epidemi ?! Harruam së  kemi përjetuar   gjithëfarë qudirash  decenie më radhë.Këto të liga sikur po na ndjekin pa ndalshem.Eksprimentimet në trurin e hapur, janë tepër  të rrezikshme .Nuk duhet shumë më qenë i menqur , që në Kosovë pushtetet vepruan më dorë tepër të rëndë mbi qytetarët !Më këtë nuk thash asgjë të re. Kjo mund të interpretohet ,së kjo shoqëri, po lëngon nga paaftësia , po ka frikë  edhe nga pasqyra? Nga këto manifestime dhe nga kjo frikë  nuk po lirohemi. Ne, kah po kthehemi po i shikojmë këta njerëz të kësaj  klase të frikshme politike! Çka mund të themi , kënd ta fajësojmë ,  kur i prodhuam vet...?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"