Letër publike e kësaj legjislaturë për 21 vite, deri të kjo e Albin Kurtit

Letër publike e kësaj legjislaturë për 21 vite, deri të kjo e Albin Kurtit
Letër publike e kësaj legjislaturë për 21 vite, deri të kjo e Albin Kurtit

Ragip Guraziu

  • 02 April 2020 - 11:17

Sepse Republika e Kosovës është atdheu ynë, nuk është produkt dhe as pronë e tyre, për shkak se për 20 vjet rresht e trajtuan Kosovën si plaçkë lufte, ndërsa qytetarët si skllëvër të tyre?!  Kemi thënë në 2019 Kosova nuk ka nevojë me egoizma të subjekteve politike të udhëheqet, sepse nga ato subjekte egoiste po na formohen edhe Qeveria egoiste, Presidenca egoiste, Kuvendi egoist e kështu me radhë.Për të qenë kështu, na duhet së pari që Kosova ta ketë një Akademi të Shkencave siç gjithë bota dhe jo një Akademi si deri tani e tëra për këto vite si ariu në gjumin polar.

Pavarësia e Kosovës e ka gjenezën në sakrificën e popullit të Kosovës, brezave liridashës dhe në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë. Nuk mungoi as mbështetja nga SHBA-të, shtetet e fuqishme të Bashkimit Evropian dhe e miqve tjerë ndërkombëtare. Kjo sakrificë dhe gatishmëri jona u materializua përmes ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, që solli lirinë. U finalizua si rezultat i rrethanave të favorshme politike dhe shoqërore në regjionin e Ballkanit dhe më gjerë, që kulmuan me shpalljen e pavarësisë.

Kosova arriti të ruajë marrëdhëniet e mira diplomatike me shtetet mike në krye me SHBA-në. U miratua Kushtetuta e vendit, u forcua baza ligjore dhe institucionale dhe u ngrit shërbimi diplomatik i Kosovës në shumë vende të botës.  U krijuan themelet e para të Ushtrisë së Kosovës, përmes transformimit të TMK-së në FSK dhe u arritën rezultate të mira në ngritjen dhe zhvillimin e Policisë së Kosovës, etj, etj...

Por ku jemi sot?!

Historinë nuk po mundemi të shkrujmë vetë,edhe pse u fitua lufta,tani dikush tjetër do e shkruaj historinë tonë,por pak më ndryshe dhe mos të na jetë hatri askujtë këtu në Kosovë ?!

''Kur një oficer i lartë i Rajhut të Tretë gjerman po i godiste, me një shufër metalike, skulpturat e përzgjedhura në Muzeun e Luvrit, në Francë, Ciceroni, zëmekur dhe i përlotur, i lutej oficerit gjerman: “Mos i dëmtoni kryeveprat e artit, zotëri, se do t´ju dënojë historia”. Oficeri, për një çast pushoi goditjen, kryqëzoi duart sipër shkopit metalik, duke u gjegjur, qetësisht: “Zotëri, nëse fitojmë luftën, historinë e shkruajmë vetë. Nëse e humbasim luftën, fituesi tjetër do ta shkruajë historinë”.

Me këso soj të paudhë udhëheqësish, të subjkëteve  politike pozitë e opozitë e zbehen dhe po e zbehin, e trkurrën dhe po e t'kurrin me të opostofuarit më lartë,Presidentin,Hashim Thaçin, Kryeministrin,Ramush Haradinaj,Kryeparlamentarin,Kadri Veselin,dhe deputetet e Kuvendit të Kosovës pa dallim,që me mish e shpirtë u munduan dhe po mundohen që Kosovë ta lënë si ''peshku pa ujë''?!

 Dhe një ditë nuk duhet të çuditemi, kur të detyrohen ta pranojnë falimentimin, për shkak të oligarkëve që po rrënojnë gjithçka të ndërtuar me mund e djersë, me gjak e dhimbje, me sakrificë e përkushtim, nga njerëzit që ia duan të mirën Kosovës.....

Kemi thënë në 2020 Kosova nuk ka nevojë me egoizma të subjekteve politike të udhëheqet, sepse nga ato subjekte egoiste po na formohen edhe Qeveria egoiste, Presidenca egoiste, Kuvendi egoist e kështu me radhë.

Për të qenë kështu, na duhet së pari që Kosova ta ketë një Akademi të Shkencave siç gjithë bota dhe jo një Akademi si deri tani e tëra për këto vite si ariu në gjumin polar.

A është shpresa e vetme e qytetarëve kosovarë që 2020-ta të fillojë të jetë vit i llogaridhënies dhe meritokracisë.

Në rast se nuk e ndërrojnë diskursin politik institucionet politike shtetërore, si ato qendrore e deri te ato lokale, ndryshe nuk do t’ju  jepet të rinjve të talentuar mundësia e barabartë për të pasur në vendin e tyre.

Qeveria asnjëherë nuk ka hezituar t’iu kërkojë llogari individëve dhe vendimmarrësve në të gjitha nivelet, duke filluar nga institucionet qendrore deri te ato lokale, që 2019 të zhduket fuqia politike dhe ndikimi i nëntokës kriminale, dhe të mos jetë më mbi ligjin sa i përket të rinjve tanë, që t'ua kthejnë prespektivën e dashurinë për të jetuar në vendlindjen e tyre dhe jo ta marrin botën në sy?!

Me këto parti politike egoiste aktuale, në zgjedhje, (edhe po qe se iu mundësohen kushtet), nuk do kenë kuptim.

Gjasat janë minimale me këto parti aktuale të shkohen në zgjedhje dhe nuk do kenë kuptim pasi që qytetarët shumë të zhgënjyer që 21 vite rresht, të gjitha kanë qenë, herë-herë në pushtet, gjithnjë me koalicione dhe zgjedhjet në këto situata nuk janë të proferueshme, mu në këto situata politike në Kosovë.

Ndryshe qytetarët të vetmen shpresë po e kanë që të gjejnë mënyra për të ikur sa me shpejtë, sa me larg Kosovës. Derisa krimi i organizuar dhe nëntoka të udheheqin shtetin nga nëntoka kriminale , nuk ka perspektivë për qytetarët dhe shpëtimin do ta kërkojnë duke ikur larg Kosovës që do të thotë se zgjedhjet e reja nuk do të sjellin kurrfarë perspektive për qytetarët.

Pak e hiq gjasa që të ketë zgjedhje në mes të vitit 2020 pasi që Hashim Thaçi ta perfundojë misionin e tij për t`i dhënë Serbisë gati 1/3 e territorit te Kosovës në pranverën e 2019-ës, po ashtu nuk janë të gatshme partitë politike që të shkojnë në zgjedhje.

Nuk janë zgjedhjet zgjidhje për situatën politike në Kosove, derisa është shndërruar politika vetëm në betejë për pushtet dhe secila parti që vjen në pushtet, ka qëlllimin e forcimit të klientelave, zhvatjen e popullit e shërbimin e plotë për mafio-oligarkët, e jo mirëqenien e qytetarëve. Kur kemi parasysh se  po luftojnë të gjitha partitë politike, pa dallim, që në çdo mënyrë ta marrin pushtetin në nivelin lokal apo edhe qendror dhe asgjë tjetër.

Qytetarët e kanë humbur besimin tek institucionet e Kosovës dhe në zgjedhjet e ardhshme nuk di se sa do të dalin në votime, pasi rresht për këto vite qytetarët kanë qenë të zhgënjyer dhe po mbesin të zhgënjyer edhe tani, kur kemi parasysh se ka humbur shpresat e tyre gjeneratat e reja ndaj shtetit të tyre dhe po e marrin botën në sy edhe pse shumica me diploma, mastera e doktoratura, por ç'po ju hynë në  punë në shtetin e tyre kur po mbesin rrugëve, e shumica po ia mësynë perendimit për të bijetuar.

Sepse Republika e Kosovës është atdheu ynë, nuk është produkt dhe as pronë e tyre, për shkak se për 21 vjet rresht e trajtuan Kosovën si plaçkë lufte, ndërsa qytetarët si skllëvër të tyre?!

Kemi thënë në 2020 Kosova nuk ka nevojë me egoizma të subjekteve politike të udhëheqet, sepse nga ato subjekte egoiste po na formohen edhe Qeveria egoiste, Presidenca egoiste, Kuvendi egoist e kështu me radhë.Për të qenë kështu, na duhet së pari që Kosova ta ketë një Akademi të Shkencave siç gjithë bota dhe jo një Akademi si deri tani e tëra për këto vite si ariu në gjumin polar.

Ja tragjedia më e madhe që ia shkaktuat Kosovës

Qeverit Kosovës,  që deri në këtë mandat të fundit ka sjellë vetëm kriza të njëpasnjëshme, ngecje në zhvillim, ngecje në reforma për avancim demokratik dhe zhvillimit ekonomik

Si analistët politikë të cilët i kanë përcjell zhvillimet me të cilat janë ballafaquar institucionet e Kosovës që nga mandati i parë qeverisës i pas luftës nën administrimin ndërkombëtar të OKB-së, dhe pastaj në fazën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në këto 11 vite, vlerësojnë se mungesa e stabilitetit politik në qeverisje të vendit ka shkaktuar dëmin më të madh të mundshëm, gjë që po reflekton edhe tani pas 20 vjetësh në liri në ngecjen e zhvillimit ekonomik, arsimor, shëndetësor e social, por edhe imazhin ndërkombëtar të shtetit të ri të Kosovës.

Krejt kjo gjendje, vjen nga sjellja e pa përgjegjshme e politikës karshi institucionit të shtetit dhe lakmia vetëm për pushtet e politikës.

Kjo luftë nuk është bërë për të sjellë parime e ndryshime të reja pozitive, por vetëm për të kapur kriminalisht shtetin, për të zhvatur kush më shumë e kush më pak buxhetin.

Është tragjedia më e madhe që i është shkaktuar këtij shteti të ri dhe qytetarëve për këto dy dekada, e sidomos në këtë dekadën e parë pas shpalljes së pavarësisë. Gjithçka në politikë është bërë për të kapur pushtetin dhe për të zhvatur buxhetin sepse askush nuk ka ardhur në krye të qeverisë me projekte zhvillimor për të prodhuar ndryshime pozitive. Kemi një rreth rrotullim të politikës së njëjtë, betejë për të rrënuar jetën institucionale nga lakmia e tjetrit për pushtet. Lakmi që deri në këtë mandat të fundit ka sjellë vetëm kriza të njëpasnjëshme, ngecje në zhvillim, ngecje në reforma për avancim demokratik dhe zhvillimit ekonomik.

Prandaj, kjo politikë aktuale që edhe tani së fundi dështoi të mbajtjen e stabilitetit politik dhe të shtetndërtimit, që e futi vendin në rrugë pa krye edhe në bisedimet më Serbinë, meriton një ndëshkim të madh, një ndëshkim për ta nxjerr pakthyeshëm prej skenës politike dhe për të ju dhënë mundësi ideve dhe kuadrove të reja në politikë.

Sigurisht për asgjë tjetër nuk kanë menduar këta njerëz, për të gjitha këto vite të pas luftës, vetëm si të zhvatin më shumë se tjetri në kurriz të shtetit e taksave të qytetarit dhe të bëhen të pasur. Kështu vepruan para dhe pas shpalljes së pavarësisë. Është koha që këtë të ndëshkohen sepse asnjëherë në politikën e Kosovës të këtyre dy dekadave nuk kemi parë betejë elektorale me parime e me programe konkurrente. Gjithçka është bërë për inate personale të liderëve politik dhe përfitime të secilit për vete dhe grupit të njerëzve servil që e rrethojnë si të ishte një oborr mbretëror.

Në këtë fokus e shof edhe gjendjen e krijuar së fundi me qeverinë në dorëheqje, që sipas tij nëse pas këtyre zgjedhjeve nuk kemi ndërrim gjeneral të mentalitetit politik në qeverisje, shteti do të rrënohet.

Sepse brezi i ri i ka humbur shpresat në këtë politikë dhe shumë shpejtë Kosova mundë të zbrazet nga pasuria më e madhe që e ka rinia e shëndosh dhe akoma e pa helmuar me disa antivlera që sot rrezikojnë rininë në vendet e zhvilluara perëndimore. Nga mandati në mandat dhe nga viti në vit, kjo politikë e pa përgjegjshme deri në këto javët e fundit, pa dallim, të gjithë kanë kontribuar për ta dëmtuar zhvillimin e shteti të ri të Kosovës, qoftë në zhvillim të brendshëm apo edhe në imazhin ndërkombëtar. Kjo është mënyra më perfide e mafio politikës për të arritur qëllimin e vetë në kapjen e shtetit, pa e menduar demokracinë parlamentare dhe interesin për zhvillimin stabil të vendit. Kjo qasje e politikës po e rrënon akoma më shumë besimin dhe shpresën e të rinjve në shtetin që po zbrazet sepse politika i ka harruar ata dhe mendon vetëm si të arrin deri të paraja dhe ta zhvatë kriminalist buxhetin.

 Në emrin tënd Kosovë po paguajmë liberalizimin e vizave, që na kushtoi me 8200 hektarë tokë

Ç'të gjeti ky taksirat Kosovë, ty dhe ne qytetarëve, me këta të paudhë, të korruptuar dhe që në kotlluqe, xhepat plot, shikojnë interesat e veta në rendin e parë e na bënë gazi i botës, dhe po të copëtojnë edhe për herën e tretë

Kosovë, derisa dikush tjetër u nis shkrime institucioneve e individëve, unë po ta nisi Ty një të tillë dhe po të pyes si po të zë taksirati në të gjitha kohërat, duke të ndrydhur e duke të shtrydhur kështu?!

Të vramë e të sakatuam shumë herë! Në emrin tënd dhe të lirisë tënde djemtë e vashat më të mira ishin bërë fragmente të betejave të lavdishme në truallin tënd e të zhuritur e të larë me gjak. Kosovë, në emrin tënd u zhvilluan edhe shumë takime e u nxorën Rezoluta, dokumente të tjera në qendrat e vendosjes deri edhe të Pakoja e Ahtisarit dhe Kushtetuta. Kosovë, liria erdhi dhe në emrin tënd, erdhën zyrtarë të UNMIK-ut, erdhën në Kosovë dhe u kënaqen me para e luks. Në emrin tënd nisën të krijohen edhe institucionet vendore dhe ata që u gjenden nën dardhë nuk e lënë edhe as një dardhë për ilaç. Kosovë në murin tënd u krijuan dy shtresa. Njëra numerikisht e vogël e me xhepa plot dhe tjetra një armatë e tëra me xhepat zhele e me barkun thatë. Na thoshin pas lufte oj Kosovë se duhet të heshtim edhe kur jemi shumë të pakënaqur, sepse Ti po kaloje në procese shumë të rënda, e ne në emrin tënd hetonim e ata po në këtë emër ngrinin pallate e pasuroheshin.

Të hutuar e të rraskapitur

Kosovë, në emrin tënd po na ndrydhin e shtrydhin vendorët e ndërkombëtarët nga kolltukët. Kosovë, ata na kanë bërë qytetarë të këqij, sepse sa herë kërkojnë rritjesh paga, sakrifikim me territore, siç ndodhi me Demarkacionin me Malin e Zi, ku si gushtë shkuan 8200 hektarë tokë, pushtetarët thoshin duhet të bëhemi të ndërgjegjshëm kundrejt ndërkombëtarëve, në rastise dëshirojmë liberalizimin e vizave dhe rrugën drejt BE-së. Opozitarët, gjegjësisht partia më e madhe që doli nga zgjedhjet e fundit, tymosi Parlamentin, desh u kall dhe u rrezikua jeta e disa deputetëve dhe në hall qytetarët. Kosovë, kemi mbetur në mesin e rrugës të hutuar e të rraskapitur, ne qytetarët, e po ç'të gjeti ky taksirat Kosovë, ty dhe ne qytetarëve me këta të paudhë, të korruptuar dhe që në kolltukë, xhepat plot, interesat e veta në rendin e parë e të shtetit pas shpine na bënë gazi i botës dhe po të copëtojnë edhe për herën e tretë, dy luftërat botërore na kanë copëtuar të tjerët, ata e paskan pas gabim, po dirigjohen nga kjo klasë politike e tanishme e jotja Kosovë, se ende duhet copëtuar Ti Kosovë, një Zot i madh i vraftë....

 Ëndrra e Serbisë po realizohet dalëngadalë

Sa i përket ëndrrës naziste të Serbisë, që me shekuj ka vepruar në këtë mënyrë, që po fsheh shteti serb, që po insiston që me mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë, gjegjësisht në veriun e Mitrovicës, po pretendon 28 për qindëshin e territori të Kosovës të kësaj ane që të kthejë në territorin e shtetit serb për të quajtur pastaj ja ky është kompromisi në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi dhe menjëherë kishte për ta njohur Pavarësinë e Kosovës dhe për ta bindur BE-në dhe të tjerët se ky ishte pajtimi Kosovë-Serbi. Në këtë aspekt, Beogradi i sotëm po mundohet nëpërmjet minorancës serbe në Kosovë dhe në forma të tjera (edhe pse që katër vite) gati jemi në prag të vitit të pestë që Kosova u bë shtet me Kushtetutë, Qeveria në Beograd me një diplomaci efektive po ia arrit qëllimit, derisa Qeveria e Kosovës e shmang këtë ''akullnajë'' dhe thotë se disa gjëra duhet lënë kohës. Tani presidenti, z. Hashim Thaçi ka një eufori dhe besim në vete se veriu i Mitrovicës kurrë nuk do të ndahet dhe Serbia nga këtu do të teriqet me duar thatë?! Por sa do të jetë kjo e realizueshme do të shihet në vazhdimin e këtyre bisedimeve dhe shtrëngimi i dyerve të kthyer bisedimeve në mes të dy kryeministrave, të Kosovës dhe atij serb.

Serbia një hap para

Të gjitha këto Serbisë po i mundësohet nga ndërkombëtarët që pa e njohur Kosovën si shtet dhe të cilët autoritetet në Beograd nuk kanë kërkuar as falje, të gjitha këto neve na dërgojnë në pus pa fund, siç thotë populli. Shteti serb nuk po i zbaton rregullat ndërkombëtare dhe askush nuk po mundet të vetëdijesojë Serbinë se Kosova është shtet i pavarur dhe të drejtat e minoriteteve janë të garantuara edhe me Pakon e Ahtisarit, gjë që këtë të drejt nuk e kanë minoritetet në shtetet tjera dhe sidomos vetë shteti serb nuk e zbaton rregullat e ndërkombëtarëve sa iu përket minoriteteve në Serbi. Kemi tri komuna në Luginën e Preshevës dhe aty është gjendja faktike e këtij shteti, që vite me radhë jo veçse në Ballkan po shkakton trazira, por ky virus i shtetit serb ka përfshirë edhe Evropë. E shtetet tjera botërore që shih me rastin e Kosovës dhe pas 20 vjet pas përfundimit të luftës, çështja e veriut të Mitrovicës ende e pazgjedhur.

Në emrin tënd Kosovë po rrahim gjoksin?!

Në emrin tënd Kosovë po na ndrydhin e po na shtrydhin?! Në emrin tënd Kosovë po paguajmë liberalizimin e vizave, që na kushtoi me 8200 hektarë tokë, Demarkacionit kufirit me Malin e Zi?! Në emrin tënd Kosovë, Lista Serbe, që dirigjohet nga Beogradi, që ka gulfat shtetin dhe kushtetutën e saj dhe gjithçka serbe atje, në Zemrën e Kosovës, veri të Mitrovicës, le më që po tkurresh Kosovë nga ndërkombëtarë,t misionet e tyre, por ajo më kryesorja ç’na bëre ti ne vendorëve që ta kemi marrë inatin e po të tkurremi ma zi se të tjerët, po të dëmtojmë, po të tymosmi, po të kallim herë-herë, qytetarët e Kosovës edhe pas 20 viteve pas lufte ende po thithin tym, e deri kur kështu?!!!

 Kosovë të duhet një unitet...

Po kush do të na dhurojë këtë unitet kur ne nuk po mundemi të bëjmë vetë?! Kur e kishim këtë unitet, punët na ecnin më mirë. Uniteti ynë gjithmonë ka qenë goditej e fortë për armiqtë tanë. Ne të gjitha luftërat kemi pasur një unitet, por herë-herë i brishtë, siç jemi tani në politikë, që plasi sherri në mesë pozitës e opozitës mu në momentet më të papërshtatshëm për Republikën e Kosovës. Një unitet që ndodhi në mes nesh në vitet e 90-98,ku kishim një subjekt politik unik, dhe deri në fillim e luftës së UÇK-së, ishim; gjithë për një, dhe një për gjithë, punët na ecnin për së mbari. Por tani edhe kjo ndryshoi në momentet kur po na duhen më shumë… Derisa në bisedimet me Serbinë, qeveritarët tanë u treguan zemërgjerë, rezultatet gjithnjë shterpe dhe po vuajmë vetë ne. Fakti tjetër është se kur kemi parasysh pakënaqësitë brenda dy subjekteve më të mëdha të vendit, tani në koalicionin qeverisëse dhe një opozitë që këtë garniturë qeverisëse medoemos ta dërgojë drejtën në shtëpi, apo në pension, siç kanë deklaruar, dhe së listës së përbashkët opozitarë, uniteti është larg deri në hasmëri. Por Kosovë a mundesh një sqarim të analizosh së bashku tani, çka do na ndodhë me Serbinë tani, kur kemi në prag Demarkacioni edhe me sllavët serbë, si t'ia bëjmë?!

Në raste je zhgënjyer për këtë kastë politike, ne qytetarët nuk kemi faj, por ndarja po na ndodh. Kjo frikë nuk do të më hiqet, Kosovë deri sa ta rishikojmë Demokrimin edhe me Serbinë, duke parë se Kosovë, gjithnjë në emrin tënd po themi luftën e kemi bërë për ty Kosovë, paqen për ty, lirinë për ty, demarkacionet e kufjeve për ty, atëherë të gjitha për ty, duhesh të jesh krenare Kosovë, sepse nuk janë pak 8200 hektarë Malit Zi, vetëm për ty Kosovë. Edhe do të tjera i kemi në rend, ka mundësi se ende do të tymosmi, të shkatërrohemi, krejt kjo për ty KOSOVË...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"