Ja pse puçistët anti-Kurti kanë frikë nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ja pse puçistët anti-Kurti kanë  frikë nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë
Ja pse puçistët anti-Kurti kanë  frikë nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Skender Kapiti

  • 02 April 2020 - 11:37

Blloku apo fronti antilegjitim dhe verbëria e injoranca korruptive e ish-pushtetit dhe mocionistëve me rrëzimin që i bënë qeverisë Kurti në fakt kanë bërë një disfatë që përshpejton shpartallimin dhe vetëshpartallimin politik të vetes se tyre.

Zullumi i tyre u trash aq shumë sa që tashmë atyre do t’u marrë edhe frymën.

Puçistët e grushtit parlamentar në Kosovë në mënyrë të paligjshme dhe në kushtet e pandemisë globale të virusit, duke e shfrytëzuar atë, dhe si aventurierë politikë, te pabese e frikacakë që janë, ata gjetën këtë moment aspak normal pandemie virusale për realizimin e komplotit të tyre,pasi e dinin se nuk do të reagonte populli për shkak të këcënimit ku ndodhet sot njerëzia prej pandemisë.

Ata rrëzuan qeverinë, shkaktuan krizën politike dhe me siguri nuk duan zgjidhjen e krizës pasi ata janë vetë kriza, dhe me krizë vetëmashtrohen se do të shpëtojnë dhe do të zhagiten si zvarranikë në politikë e pushtet. Ata nuk do të duan zgjedhje të reja por e duan qeverinë e tyre, pa VETEVENDOSJEN , edhe pse dhe pavarësisht se ata rrëzuan legjitimitetin demokratik të 6 Tetorit 2019.

Kjo verteton faktin se ata realizuan një grusht shteti parlamentar.

Për grusht shtetin e tyre tashmë janë të bindur shumica, pothuajse të gjithë shqiptarët jo vetëm të Kosovës,por edhe në diasporë, Shqipëri e kudo ku ka shqiptarë. Isa Mustafa, ky vampir e shëmtirë politike si flamurtari i mocionit të mosbesimit të qeverisë Kurti ka frikën më të madhe për zgjedhjet e reja parlamentare.

Pas realizimit të komplotit antiKurti , puçistët dhe politika e vjetër tani e kanë hallin se a do të munden që të formojnë një qeveri të dominuar prej tyre, një qeveri satelitore e Presidentit Thaçi.

Ata do të përpiqen në maksimum që të mos e dërgojnë Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare sepse e dinë shumë mirë se grushti parlamentar antishtetëror që ata kryen me 25 Mars 2020 do të marrë goditje të rëndë nga referendumi popullor i zgjedhjeve të reja. Ata tani janë shumë herë më të urryer e të diskredituar publikisht por edhe ndërkombëtarisht se sa para zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019 , pasi tani dolën akoma më shumë në dritë interesat e tyre personale e grupalo-klanore korruptive e kriminale por që u diskredituan akoma më shumë edhe si puçistë në parlament, duke bërë grusht-shteti kundër legjitimitetit popullor të 6 Tetorit 2019.

Tani, me këtë rast humbësi më i madh nga puçistët dhe goditjen më të rëndë patjetër që do ta marrë LDK-ja dhe sidomos Isa Mustafa. Kjo sepse jo vetëm te opnioni publik i brëndshëm dhe ai ndërkombëtar, por sidomos edhe vetë dhe brënda LDK-së Isa Mustafa është dështaku dhe humbësi më i madh brënda saj. Dhe këtë e di shumë mirë Mustafa por edhe sejmenët dhe komplotistët pranë tij të cilët e kanë shndërruar LDK-në në një shoqatë për interesat korruptive e personale të Mustafë-vulëmbajtësit dhe të mercenarëve rreth tij.

Mocioni i Mustafës ishte kulmi i një amoraliteti politik, kulmi i degradimit të një partie politike si LDK-ja të cilën e pret një ndëshkim deri në fatalitet agonie që LDK-ja do ta paguajë për “merita” të Isa Mustafës & company.

Mocioni LDK-së tregoi se LDK me Isa Mustafën në krye të saj është bashkëfajtore dhe bashkëautore e gjëndjes së rëndë të demokracisë, të shtetit ligjor dhe të krimit e korrupsionit ku ndodhet sot Kosova, dhe prandaj Mustafa, së bashku me të gjithë ortakët e tij komplotistë kundër verdiktit dhe legjitimitetit demokratik kanë shumë frikë, ankth dhe panik që të përballen me VETEVENDOSJEN në një referendum popullor të zgjedhjeve parlamentare.

Puçistët do të pëdorin të gjitha marifetet mashtruese, manipulative e spekulative që të formojnë një qeverisje si të përkohshme apo teknike me qëllim që në zgjedhjet e afërta të pashmangshme të parakohshme, ata ta kenë në dorë qeverinë, me qëllim se kështu më shumë do ta kenë mundësinë edhe për kontrollimin dhe manipulimin e zgjedhjeve të reja të parakohshme, gjë për të cilën kualicioni i së keqes shpreson që edhe ndërkombëtarët, disa prej tyre do ta bëjnë një sy qorr e një vesh të shurdhër për manipulimin e tyre, pasi ndoshta edhe mund t’u vijë në ndihmë edhe “shëmbulli” i demokracise dhe i zgjedhjeve në Shqipëri, ku ndëkombëtarët edhe pse e dinin shumë mirë vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve por që i pranonin ato si “specifikë” e të veçantë shqiptare duke u shprehur për to se: “kishte parregullsi , por janë të pranueshme” dhe i vazhdimisht i njihnin ato. Pra Europa dhe perendimi nuk është se janë shumë të interesuar për demokracinë dhe për zgjedhjet demokratike në Shqipëri përveçse kur u intereson atyre. Atyre vazhdimisht më shumë u ka interesuar stabilokracia kur edhe e dinë shumë mirë për atë se stabilokracia në Shqipëri ishte si gjithmonë autokraci dhe korrupsion politik.

E ndoshta kështu mendojnë e shpresojnë se mundet që të veprojnë edhe puçistët në Kosovë në zgjedhjet e ardhshme atje nëse ata do ta bëjnë qeverisjen tani pas renies së qeverisë Kurti. Mrëpo nuk do të mund që t’ia arrijnë qëllimeve djallëzore të tyre, pasi ata i ka braktisur tashmë populli, dhe demokracia i përket popullit dhe jo korrupsionit , tradhtisë dhe as matrapazëve e xhambazëve të politikës si Thaçi e Mustafa. .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"