''Ky është kulmi i turpit’'

''Ky është kulmi i turpit’'
''Ky është kulmi i turpit’'

Ragip Guraziu

  • 04 April 2020 - 10:45

Ky është kulmi i turpit dhe dështimit të kësaj kaste politike që na qeverisi së fundi në këto 12 vite pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës, dëshmi që shtetet që na njohën,tani pas 12 viteve ,falë Daçiqit, disa shtete veqsa kanë terhjekur njohjet e disa tjera do e bëjnë këtë edhe gjatë këtij viti. Zhvillimet e fundit tregojnë më së miri se diplomacia kosovre për dy vite,Kosova ka rënë në pikën  zero sa i përket fuqisë së saj diplomatike.

Kosova ndër popujt më proamerikan në rajon

Po, këtë e ka dëshmuar edhe  kongresmenin Paul Cook, dhe senatorin e miku i madh të shqiptarëve, Bob Dole, me të cilët kanë dëshmuar për marrëdhëniet e shkëlqyera të Kosovës me ShBA-në dhe mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së ndaj Kosovës.

  "Raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë të shkëlqyera, dhe Washingtoni mbetet pika e referencës për Kosovën kudo në botë. Kam besim se raportet tona do të intensifikohen edhe më tutje, pasi ka ende shumë mundësi për ta thelluar bashkëpunimin bilateral. Ndërsa, Kosova mbetet njëri prej popujve më pro-amerikan në rajon", thonin diplamatët tanë kur ktheheshin nga Amerika duke filluar,nga presidenti Thaçi,dhe të tjerët pas ti.

Po sa ishim ne të gaqshëm që mos t'i  prishim kto marrëdhënje me SHBA-të,që ju mbështetëm këtyre se rrugdalje tjetër nuk qendronte...

Serbia tashmë e pa durueshme për shqiptarët,veq një mur i Berlinit me ta dhe asgjë tjetër, edhe pse shqiptaret nuk i pelqejn muret e ndarjes me asnjë shtet.

Por ku kemi parasyesh sjelljet e Serbisë kundrejt kombit shqiptar me shekujt, na le të kutojmë,se vetëm një mur i Berlinit  do ishte i proferuar, pasi shqiptaret bollë më u perdhunosen,masakruan,duruan,këtë duhet të jetë në dijeni e gjithë bota,edhe është por ama ,deri kur kështu do vuajne e durojne shqiptaret?!

Ramë Bllaca, ky njeri që bëri histori duke mbrojtur të drejtat e shqiptarëve edhe në rrugë institucionale si deputet i Kosovës që ishte në parlamentin e Jugosllavisë por edhe me armë në dorë kundër bandave serbe, u vra pabesisht nga serbët. Por mbeti lapidar në kujtesën kombëtare të shqiptarëve. Pra kjo është arsyeja se Bllaca, fshat i komunës së Therandës, në të gjitha luftërat në trevat shqiptare, gjithmonë ka dalë fitimtar dhe nga vetja ka dhënë njerëz patriotë të çështjes kombëtare brez pas brezi, për të vetmen arsye për lirin dhe bashkimin kombëtar, që po kjo Evropë që na ndau neve shqiptarëve në disa shtete dhe na bëri pikë e pesë, tani do të duhej ta ndryshojë pak qëndrimin prej njerke që kishte mbajtur për shqiptarët edhe si komb.

Por Rama ishte i pa arsimuar(pa shkollë),siç thotë populli, e këta me shkolla e doktoratura ku na prunë dhe ku e si e kemi gjendjen sot?!

E dëshmon edhe koha fashiste e shoviniste serbe me shekuj, tragjeditë që u ka krijuar shqiptarëve, që nga ndjekjet, vrasjet, masakrat dhe plaçkitjet. Në luftën e UÇK-së edhe i përzuri nga trojet e veta shqiptarët, dhe po mos të reagonin UÇK-ja, Amerika dhe aleatët e saj, më në fund u desh të intervenojë edhe NATO-ja, se përndryshe, Kosova kishte për të rënë në duart e Serbisë, dhe kjo do të ishte diçka tronditëse, siç qe e mundur që dikush t'i mbyllë sytë ndaj gjithë kësaj dhe ende Serbinë e kemi mbi kokë edhe në këtë kohë. ''Sipas reagimit të Serbisë, e cila thotë se i posedon tapitë e tokës së Kosovës, mbi 58 % , të cilat ajo i plaçkiti, i vodhi dhe i mori me dhunë përmes luftës që shkaktoi në vitin 1999, me urdhër të xhelatit Milosheviq dhe bashkëkriminelëve të tij, duke i bartur me qindra tona dokumente të ndryshme nga Kosova, duke i deponuar në magazinat e shtetit në Beograd''. Sado që Serbia i kolonizoi tokat tona dhe bëri atë që i erdhi për dore, duke i shfrytëzuar të gjitha epshet e saja djallëzore mbi popullsinë shqiptare, ajo nuk mundi kurrë ta zhdukë qenien dhe dinjitetin e njeriut shqiptar, sepse kjo tokë, në momentin e krijimit të saj, është e mishëruar dhe bashkuar me këtë popull dhe këtë tokë dardane e iliriane.

Shkurt e kput

Instituti EPIK: Emërimi i Lajçakut, momentum i ri për të jetësuar vullnetin e 90% të qytetarëve

Rrjedhimisht, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, z. Josep Borrell Fontelles ka mirëpritur heqjen e tarifës. Ndërkohë, po ashtu, Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë përshëndetur vendimin për heqjen e tarifës dhe kanë ofruar mbështetje për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në mes Kosovës dhe Serbisë.

Rritja e interesit politik të vendeve kyçe anëtare të BE-së për avancimin e dialogut Kosovë-Serbi është në përputhje me angazhimin e shtuar të BE-së, dhe SHBA-ve, në Ballkanin Perëndimor pas arritjes së Marrëveshjes së Prespa-së dhe shtyrjes së reformave të pa precedenta në sistemin e drejtësisë në Shqipëri me qëllim të nisjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Këshilli i Bashkimit Evropian, emëroi të premten ish ministrin e punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, si Përfaqësues të Posaçëm të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Përmes një njoftimi, Këshilli thotë se “detyrat e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së do të jenë arritja e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pajtimi midis partnerëve në Ballkanin Perëndimor, duke i ndihmuar ata të kapërcejnë trashëgiminë e së kaluarës”.

Albini i preferuari për qytetarët e Kosovës, nga disa  diplomaci të jashtme ,por jo edhe nga politika e mbreshme, dhe subjketet politike kosovare

Ky është dokumenti që Kurti e kishte nënshkruar para zgjedhjeve – zotohej fuqishëm për depolitizim të bordeve.

Disa ditë fushatë para zgjedhjeve të 6 tetorit, Vetëvendosje e kishte gojën plotë me zotime për zvogëlimin dhe zhdukjen e dukurive negative në ndërmarrjet publike, si korrupsioni, nepotizmi dhe politizimi i bordeve.

Saktësisht më 17 shtator, Kurti kishte nënshkruar edhe një dokument të “Zotimeve për Qeverisje të Mirë”, një deklaratë kjo e organizatës “Demokracia Plus”, duke bërë disa zotime para zgjedhjeve.

Po thuhet se e ajo që bije në sy është pika e gjashtë e zotimeve të Kurtit. Aty thuhet se “do të ketë depolitizim të anëtarëve të bordeve dhe agjencioneve dhe ndërmarrjeve publike”.

Ky dokument përmbanë edhe nënshkrimin e tani kryeministrit në detyrë, mirëpo që nuk po del  të jetë përmbushur as për afër.

Vetëm mbrëmë, qeveria e Kosovës i mbushi tri borde publike me anëtarë të VV-së. Bordi i Postës, i KRU “Prishtina”, dhe ai i INFRAKOS-it u mbushën me drejtorë, që në të kaluarën ose ishin kandidatë për deputetë, ose zyrtarë të Vetëvendosjes.

Arben Ahmeti jep  dy arsye pse populli e do Albin Kurtin...

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini, Arben Ahmeti ka thënë se Albin Kurti mund të akuzohet për majtistë, apo që është kundër politikave amerikane por për dy gjëra i ka me vete qytetarët.

Ahmeti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin ka thënë se Albin Kurti mund të akuzohet për shumë gjëra por në dy pika ai është shumë i fuqishëm para syve të elektoratit.

“Këto dy pika janë shumë të thjeshta: Mungesa e korrupsionit dhe intelegjenca në raport me politiken e brendshme. Pra Albin Kurti ka përballë vetes njerëz të korruptuar dhe të padijshëm. Duke pasur përballë rival të korruptuar apo të padijshëm Albin Kurti shkëlqen”, tha ai.

Ahmeti thotë se edhe nëse qytetarëve u thuhet se Amerika do të na sjellë 5 miliardë euro me kusht që të mos votohet Albin Kurti ata nuk do të ndryshojnë mendim.

“Ata do të thonë: Këta i vjedhin. Më mirë të lëmë Albinin e të mos na i sjellë Amerika fondet”, tha ndër të tjera Arben Ahmeti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"