Dualizimi koceptual i LDK-së

Dualizimi koceptual i LDK-së
Dualizimi koceptual i LDK-së

Arsim Haziri

  • 04 April 2020 - 11:12

Në aspektin vendimmarrës dhe electoral, LDK-ja është e ndarë tashmë. Këtë disa hërë e kanë rikonfirmuar si kreu i saj poashtu edhe nënkryetari i saj, përkatësisht Agim Veliu. LDK-ja në aspektin vendimmarrës fokusohet në tri a katër figura të vjetëruara e të papërspektivë politike, të cilat figura në rrafsh elektoral vlerësohen tejet dobët, si dhe duke konkurruar me ato gjenerata, ajo qysh prej 2007 as edhe njëherë nuk ka arritur për t’i fituar zgjedhjet nacionale. 

Duke qenë brenda kësaj logjike dhe  parametrave tmerrësisht të dobët, arritën ta minimozojnë dhe shërfaqësojnë tejet shumë partinë e Ibrahim Rugovës, partinë që njihej dikur për institucionalizëm të lartë e të pabraktisur. Këtyre figurave duke iu munguar elektorati, sikur iu ka maksimalizuar ambicia për ta uzurpuar partinë, për ta kapur e sabotuar qendrimin dhe mendimin e ri rinor. LDK pavarësisht se është munduar ta paraqes të kundërten e asaj që është evidente e ekzistenciale, ajo akoma më shumë e ka dëshmuar atë që assesi s’do ta shihte e zotëronte publiku, sabotimin e figurave të reja dhe me përspektivë, uzurpimin i partisë me logjikë tmerrësisht dekonstruktive, si dhe ndikimin e këtij subjekti nga subjekti i tretë elektoral. 

Ky subjekt pavarësisht se ishte munduar të performoj si liberale e konstruktive dhe mbi të gjitha të proklamonte për shtet ligjor e demokratik, sërish pragmaticiteti i saj e dokumentoi të kundërtën, pra  përpos që e rrënuan besimin e dëshmuar elektoralisht, ata referuar bartësve të vjetër, rrënuan pothuaj edhe ato përspektiva të cilat falë tyre edhe e fuqizuan partinë. Projekti elektoral ”BESO”, nënkuptonte një shpresë dhe mundësi, pjesëmarrje të konsiderueshme në emancipimin e shoqërisë dhe funksionalitetin e shtetit, ky projekt madje synonte shkëputjen e distancimin nga PDK-ja, dhe për më shumë  pretendonte të shënonte një epokë më profitabile kolektivisht pa e tejkaluar edhe mundësinë për konstruktimin e proceseve shtetndërtuese.

Kjo qasje jo se mund të ishte produkt i gjeneratës së vjetër, por pse shtyhej nga mendësia konstruktive, përveç kësaj gjenerata më fuqi elektorale shihej si mundësi për t’i konkuruar subjektet politike. Ashtu edhe u bë! Pra, Vjosa nën moton “BESO”, arriti t’ia sjellë partisë së Isa Mustafës hiq më pak se 200.000 vota, ajo shpëtoi nga humbja e thellë të cilën pothuaj e kishte të garantuar, dhe duke qenë konstruktive e prijesë e proceseve demokratike, arriti ta hiperbollizoj edhe kontributin e saj edhe në marrëveshjën me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, gjithnjë duke besuar në kapacitetet e dyfishta për zhvillimin e vendit. 

Ashtu edhe u bë, projekti “BESO”, dhe “ERDHI DITA”, përbashkuan për t’u materializuar fuqishëm pas një kohe relativisht të gjatë. Këto dy projekte shiheshin si zgjidhja ideale për gjendjen e brendshme dhe të jashtëme të Kosovës, këto projekte sikur kishin sabotuar maksimalisht krahun tjetër politike, që shiheshin si forca që ishin sinonim i degjenerimit kolektiv, simbiozë  serioze më dukuritë negative. Ardhja në pushtet e tyre, u reflektua mjaft mirë para syrit qytetarë, u karakterizua me veprime shtetërore, veprime që rifilluan rrugën drejt konsolidimit të munguar të shtetit, përfundimisht çkapjes së shtetit. Pra, sa më shumë qeverisej vendi nga kjo logjikë e re dhe e pashembullt, aq më shumë rriteshin mundësitë për minimin e këtij koalicioni, sa më shumë zvogëloheshin mundësitë e qeverisjes progresiste aq më shumë rritej interferimi mbi këtë subjekt. Kështu, sa më shumë i zgjatej jeta këtij koalicioni, aq më shumë dilte në pah krimi dhe korrupcioni, për më keq sipërfaqësonte bashkëpunimet e fsheta të LDK-s,  kryesisht bartësve të vjetër me PDK-n.

Edhe sipas qasje së tyre, minuese për këtë koalicion ishte shkarkimi i padrejtë i ministrit të brendshëm dhe qendrimet e ngurta dhe negative me Amerikën. Askush nuk i ka besuar kësaj qasje, për t’u vërtetuar e kundërta, pra bashkëpunimit të pashkëputshëm me PDK-n të LDK-s, janë edhe deklarimet e fundit të kreut të saj, Isa Mustafa. Ky person, për ta rikthyer gllabërimin material është në gjendje për ta ndryshuar kushtetutën dhe për t’u përfshirë me cilën do parti në qeverisje, (duke rënë në kundërshti të thellë me gjitha qendrimet e tija, gjitha edhe të shprehura publikisht) duke e përjashtuar më pas edhe subjektin më të madhe parlamentar. Kjo qasje dekonstrukton qartë qendrimin e tij prej një institucionalisti, zbulon vërtetësinë e ambicieve të tija. 

Tashmë veprimet kah e ardhmja. Tashmë për t’u gjykuar gjithsecili duhet sërish kthim tek populli, aty vendoset mbështetja dhe besimi dhe çdo tentativë tjetër që nënkupton krijim të qeverisë pa iu nënshtruar zgjedhjeve përbën shkelje si morale, ashtu edhe demokratike. Aty mund të merret legjitimiteti, aty fillon të jetësohet shpresa për shtet ligjor e demokratik.

Alternativa, normalisht për ta rikthyer shpresën për ndryshime në favor të shoqërisë, do të ishte bashkëpunimi  i detyrueshëm i gjeneratës së re, pikërisht në mes të Albinit dhe Vjosës, mirëpo pa LDK-n, duke nënkuptuar themelimin e një subjekti tjetër ku kryetare do të ishte Vjosa. Kjo ka qenë edhe njëra ndër arsyet bazike pse këto dy subjekte edhe janë votuar fuqimisht prej elektoratit, mirëpo këtë besim fatkeqësisht e theu bartësi i LDK-s, Isa Mustafa, pikërisht duke qenë instrumentalizim i PDK-s. Albinit gjithnjë e më shumë është duke iu zgjeruar mbështetja popullore, për më mirë kjo po konstatohet edhe në rrafsh medial. 

Pra, ndarja e saj prej LDK-s dhe themelimi i një partie, duke qenë se vazhdimësia e saj e mëtejshme politike përpos që është konstatuar si e pamundur, njëherit do të shndërrohej në partner serioz për koalicion të ardhshëm me Albinin. Bashkëpunimi i ndërsjelltë do të ishte mundësia më e mirë për t’ia rikthyer vendit përspektivën e përgjithshme, normalisht duke u pjekur gjitha parakushtet që vëndi të shkoj në zgjedhje parlamentare.

RIKTHIM EDHE NJËHERË TEK ARGUMENTET, NJËHERIT SHKAQE TË MINIMIT TË KOALICIONIT TË SHPRESËS.

Isa Mustafa, duke centralizuar fuqishëm Agim Veliun brenda koalicionit, pra duke e zhvendosur prej kryetarit të komunës në ministër të brendshëm, dëshmon mjaftueshëm për qëllimet e tija imorale, dëshmon theksueshëm për krjimin e debalancimit në relacion me pjesën tjetër që disponojnë elektorat të madh. Zhvendosja e tij në ministrinë pothuaj më relevante përpos që ka bartur kosto financiare për buxhetin e shtetit, ajo në vetë ka shprehur e nënkuptuar edhe për një forcim të pozicionit Mustafa në koalicion. Isa Mustafa, është në dijeni për mos unifikimin e partisë, është në dijeni për rënien e përkrahjes së tij, dhe duke qenë në përjetim të këtyre fakteve, ka pranuar për të mbrojtur kartën e tij vendimmarrësve për ta lëshuar e injoruar atë elektorale. LDK po rrugëton konceptualisht në dy versione, njëri përpos që është i vogël në numër por mjaft me peshë vendimmarrëse, poashtu edhe mjaft imponues, si dhe tjetri përpos që është i madhe por i pashprehur nën justfikimin e hakmarrjes politike ai detyrohet të funksionon irracionalisht. Konsideroj se rrugëtimi i këtij subjekti nën funksionimin e dualizmit politik, do të përfundoj tejet shpejt, më shpejt se që mund të mendohet. LDK, nëse nuk aplikon reformim të thellë strukturor, apo nëse nuk ndërmerr diferencim racional, rruga drejt minimizimit elektoral do të jetë gjithnjë e më i madh. Për këtë duhet të jenë në dijeni figurat progresiste!
 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"