Parimi i universalismit në të drejtën ndërkombëtare

Parimi i universalismit në të drejtën ndërkombëtare
Parimi i universalismit në të drejtën ndërkombëtare

Mehdi Hyseni

  • 04 prill 2020 - 11:20

Nëse ende është valid përkufizimi  i bashkësisë ndërkombëtare sipas normave, rregullave dhe parimeve të së drjetës ndërkombëtare dhe, sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara,  atëherë, pa dyshim se duhet të jetë i vlefshëm dhe i aplikueshëm edhe parimi i universalizmit në të drejtën ndërkombëtare nga të gjitha shtetet (e mëdha, të vegjël dhe të mesme) anëtare  me të drejta dhe me detyrime të plota të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ia vlen të nënvizojmë se, pa respektimin dhe  pa aplikimin e parimit të universalismit të së drejtës ndërkombëtare, nuk mund të bëhet transformimi, novelimi dhe modernizimi i saj i plotë në përputhje me kërkesat dhe me nevojat e bashkësisë së sotme  ndërkombëtare . Për më tepër, moszbatimi i parimit të universalismit  të së drejtës ndërkombëtare, në praktikën e deritashme të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare ka shkaktuar edhe fërkime, pabarazi, padrejtësi dhe konflikte ndërmjet shteteve të zhvilluara të fuqishme dhe atyre   të dobëta në zhvillim dhe të pazhvilluara si gjatë luftës së ftohtë, ashtu edhe pas përfundimit të saj (1990).

Edhe pas mbylljes së kaptinës së luftës së ftohtë, me krijimin dhe me shtimin e numrit të organizatave dhe të subjekteve të ndryshme rajonale, parimi i universalismit i të së drejtës ndërkombëtare u shndërrua në një “hallkë ndërlidhëse” të thjeshtë mekanike të sistemeve juridike ndërkombëtare.

Novelimi dhe modernizimi i së drejtës ndërkombëtare, duhet të ketë për  qëllim zhvillimin e  synimit të universalizimit  sipas materies së saj. Në këtë kuptim, sa më shumë të jetë e mundur, duhet të shfrytëzohen të arrirat e derisotme në fushën e shkencës juridike ndërkombëtare, si  dhe frytet e derisotme ekonomike, politike, tekniko-shkencore, kulturore etj. të mendjes njerëzore, me qëllim të zbatimit  dhe të respektimit të parimit  të universalismit nga të të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, duke u mbështetur në parimin universal  të repektimit të sovranitetit, të barazisë dhe të reciprocitetit të të gjitha shteteve (qofshin të mëdha, të zhvilluara, apo të mesme, të vegjël  në zhvillim, apo të pazhvilluara).

Modernizimi i së drejtës ndërkombëtare ( në kushtet dhe në rrethanat e sotme të varësisë dhe të ndërvarësisë gjithnjë më të madhe, si dhe të konekurrnecës gjithnjë më të ashpër ekonomike e tregtare etj. të pushtimit të tregjeve të ndryshme sipas  ineteresave të “dialektikës” së globalizmit të të gjitha shteteve dhe të sistemeve ekonomiko-shoqërore në shkallë botërore),  duhet të bëhet, duke marrë për bazë parimin e universalismit të zhvillimit, të zgjerimit dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar  në kuadrin e Kombeve të Bashkuara, si dhe të organizatave të tjera universale ndërkombëtare kundrejt forcimit koheziv të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar, të bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara.   

Për  respektimin dhe zbatimin e parimit të universalismit të së drejtës ndërkombëtare, është i domosdoshëm edhe respektimi i  këtyre parimeve : 1) Parimi i sovranitetit, 2) Parimi i mosndërhyrjes në punë të brendshme të shteteve të tjera,  3) Parimi i vetëvendosjes së popujve dhe të kombeve, 4) Ndalimi i përdorimit të forces dhe i kërcënimit me force, 5) Parimi I koekzistencës aktive paqësore, 6) Zgjidhja e konflitkeve dhe e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore etj. Të gjitha  këto parime përbëjnë alternativën e politikës nga pozita e forcës dhe e kërcënimit me force etj.

Mohimi i së drejtës së popujve të vegjël ( siç është populli shqiptar, i kolonizuar në Ballkan, që nga vitti 1878  e deri më sot 2020), që në mënyrë të pavarur të vendosë, si dhe të veprojë në skenën e marrëdhënieve ndërkombëtare, është  barriera kryesore dhe serioze që pengon zbatimin e mëtejmë kosntruktiv të parimit të universalismit  të së drejtës ndërkombëtare në përputhje me kërkesat e të gjitha shteteve-anëtare të OKB-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"