Kuriozitetet e kohës

Kuriozitetet e kohës
Kuriozitetet e kohës

Ismail Muçiqi

  • 05 April 2020 - 09:30

Para një shekulli një Hoxhë Braina nga regjioni i Llapit u kishte thënë gjematit se do të vijë një kohë se do të ndodhinë fenomenet të cilat paralajmrojnë njerzimin kur e devijon rrugën e Zotit.

Këtë llojë gojdhane apo mendimi të këti njeriu u përsërit decenje me radhë nëpër Odat dhe ndejat e ndryshme në Llap dhe ku do tjetër.

Para pak ditësh një i afërm i imi i cili e ka emrin Sylejman Muçiqi më tha.. "e kemi humbur rrugën e Zotit pa një pehallak-goditje vështirë se do të shpëtojmë!" ai shtojë se po dalin fjalët e Hoxhë Brainës i cili kishte thanë para një shekulli.

E ky njeri i quajtur Mustaf Brahina (hoxhë misionar i fesë), i kishte thënë popullit se "Do të vijë një ditë që paraja do të shëndrrohet në interesë dhe do të jetë mbi vlerën karakterin, moralin dhe dinjitetin njerzorë".

Po ashtu ky mendimtarë i kohës kishte paralajmrue se do të vijë një kohë që do të largohet dhimbja (rahmeti) i fëmive (evladed) ndaj prindërve po ashtu kjo kohë do të tregojë epshet dhe syrin e njeriut i cili nuk do të ngopet asnjëhere (nga ndjenjat për tu pasuruar pa djersë dhe pa meritë).. Këto thënje të këti mendimtari ka kohë që më sillën vërdallë në mendjen time dhe pyes vetën; a thua ka pas të drejtë Mustafë Braina apo ka qenë vizionarë i mprehtë i të ardhmës?

Nëse e bëjmë një paralele të parashikimeve që i kishte dhënë ky njeri dhe kohës së tanishme, po del në shumë qështje paralajmrimet po dalin të sakta. Sot shoqëria jonë dhe njërzimi në përgjithësi po ballafaqohet me shumë të pa pritura qoftë nga dështimet në rrugëtimin e mbarë të jetës si dhe nga fenomenet tjera mbi natyrore të cilat po e atakojnë njerzimin, edhe përmesë sëmundjeve dhe epidemive të ndryshme. Njeriu familja bashksia apo shqëria në përgjithsi është në krizë kur humb ndjenjat e solidaritetit, është në krizë kur droga konsumohet dhe depërton deri te gjenerata e re.

Eshtë shqetësuese dhe mëkat i madhë dhe i pa falshëm kur djali përdorë dhunë ndaj babës apo nënës, kur atakohet morali dhe lulëzon prostitutcioni, shoqëria është në krizë edhe atëhere kur përqarja dhe urrejtja mes njerzve i kalon të gjitha arsyet dhe shëndrohet në sëmundje patologjike për shkak të xhelozisë dhe ndjenjës së sëmurë.

Familja apo shoqëria është në krizë kur në familje nuk ka zot shtëpie, dhe nuk vetët askushë apo vetën të gjithë.

Kur të gjithë mbajnë portofol (qese) dhe nuk dihet kush han e kush pinë, është krizë edhe më e madhe për një populli edhe kur shkelën dhe harrohën traditat kombëtare.

Këto janë vetëm disa nga dukurit të cilat po i shkatërrojnë vlerat e mirëfillta të kultivuara shekuj me radhë.

Janë këto vetëm disa nga argumentet të cilat kanë ndikuar në devijimin e traditës familjare shqiptare.

Ndoshta për dikën këto argumente nuk janë relevante për kohën moderrne por sot kur njeriu normalë bisedon me shokë,miqë apo farefisë të gjithë këta deklarohën dhe kanë të njëjtin mendimë.

I kemi të gjitha kurr më shumë pasuri dhe standard nuk kemi pasurë, "por qfarë ndodhi nuk ka mbetë as knaqësi as lezet nuk di qka ndodhi kështu?" thon njerzit e rëndomtë dikur ishum shumë më të varfër por kënaqësia dhe dashuria ndaj njeri-tjetrit ishte shumë më e madhe të gjithë pyesin; "nuk di qka po ndodhë me ne shqiptarët dojmë me hanger njëri tjetrin ja shiqoni këta të politikës të Parlamentit dhe do të kuptoni se në qfarë humnere po e qojmë popullinë".

Duke i rezimue të gjitha këto që u than më lartë, duhet pranuar se dikur oda e burrave ishte treibunë, instuticion ku tubohej populli dhe ku bisedohej për edukatën ku flitej për të gjitha temat e jetës që nga famija, edukimi e shkollimi, bujqsia e tradita e deri te historia kombtare, sot këto oda nuk ekzistojnë më.

Nuk ka më biseda apo dialog mes njerzve të cilët duke kuvendue për të mirën e të gjithve ishinë të gatshëm të marrin drejtimin e duhurë në interesë të familjes dhe të shoqërisë. Në përgjithësi tani rallë janë ato familje të cilat gjatë javës mundë të dinë se ku i kishinë fëmijtë, se qfarë bëjnë në shkollë apo fakultet, cilat janë sjelljet e tyre, qfarë pune bëjnë apo sa pare fitojnë nga puna. Në sallonet e ndejës në familjet tona kudo mbizotrojnë telefonat e menqur Iphone apo të tjerë të cilët janë bërë opijum për njerzimin. Kjo mendësi dhe teknologji ka bërë që të shkëputet edhe komunikimi normalë tradicionalë në familjet tona ku do të debatoheshin hallet dhe problemet mes veti qe i sjell jeta. Kjo gjendje ka ndikue negativishtë edhe në nivelin dhe cilësin e dobtë në instuticionet arsimore.

Shkolla dhe libri ka humbur interesimin dhe kështu po marrin diploma pa dije ,pa cilësi ,pa vlerë vetëm për ta zënë një vendë pune.

Të gjitha këto ndodhi dhe raporte me shoqërin kosovare shumë here na e kthejnë mbrapa nostalgjinë për të kaluarën kur populli ka qenë më i varfër, më i pa shkolluar,më i përbuzur nga pushtetet dhe regjimet e kohës, po asnjëhere nuk është luhatur por ka qendru besnikë vlerave dhe traditës edhe atëhere kur është ballafaquar me situata të dhunës dhe asimilit deri tek përndjekja nga trojet e veta.

Popullin tonë gjithmonë e ka mbajtë dhe e ka bërë të fortë dhe të pa thyeshëm besa e shqiptarit e cila ka qenë e shejtë.

Ruajtja me fanatizëm të vlerave të moralit njerzorë. bukë dhënja solidariteti dhe uniteti i popullit, jo edhe i politikanëve. Politikanët e pa denjë kanë qenë dhe janë dhe do të mbesinë gjithmon në koshin e mbeturinave të historisë.

Andaj në fundë shtrojë pyetjën; Përballja e njerzimit me Koronavirusin të cilit nuk po i dihet gjeneza as përbërja mos vallë janë mekatet e njerzimit të cilat nuk i duron Zoti?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"