Agjitacioni propagandistik serb kundër Kosovës dhe keqadministrimi në vendin tonë

Agjitacioni propagandistik serb kundër Kosovës dhe keqadministrimi në vendin tonë
Agjitacioni propagandistik serb kundër Kosovës dhe keqadministrimi në vendin tonë

Riza Smaka

  • 06 prill 2020 - 13:18

Shkruan: Prof.Dr. Riza Smaka

Sikundër dihet dhe me asgjë nuk mund të përgënjeshtrohet, shteti serb , veçanërisht, nga Kriza e Lindjes në shekullin e tetëmbëdhjetë e deri sot, ka  zhvilluar aktivitete agjituese e propagandistike kundër Çështjes Shqiptare posaçërisht asaj në Kosovë. Agjitacionet propagandistike të trilluara e qëllimkëqij , të  stilizuara me gënjeshtra evidente të  cilat i konfirmonte edhe “Ati i Kombit Sërb”, Dobrica Qosiq por edhe të tjerë, falë interesave dhe relacioneve të  fuqive të mëdha të kohës , në një anë si dhe segmenteve shoqërore – politike delikate në vendin tonë, zakonisht kanë  përfunduar me rezultate të dëmshme për Çështjen Shqiptare veçanërisht të Kosovës.

Vazhdimësia e politikave hegjemoniste serbe kundër Kosovës edhe nga viti 1999 deri sot,edhe nga shkaku i  jo pak dobësive qeverisëse  në vendin tonë, janë manifestuar me efekte të dëmshme, nder të tjera në tërheqjen e një dyzinë të pranimeve të Kosovës nga  shtete të caktuara. Ose , aprovimi i  Ligjit për Kolegjet Prokuroriale e Gjyqësore të Specializuara  në të  cilat në kundërshtim me  parimet e së drejtës ndërkombëtare penale, do të procedohen , në vend të   kryesve të akteve penale të  dyshuar ,në përgjithësi, vetëm  të dyshuarit shqiptarë. Pse ndodhin këto e të tjera raste të tilla në dëmin e viktimave shqiptare të Kosovës, në një anë, ndërsa  në favorin e  kryesve të dyshuar me bazë të akteve penale të kombit serb, heshtet e për aq absolvohen ekzekutorët e krimeve të luftës, në anën tjetër. Gjithsesi , këto e pasoja të  tilla të tjera, në masë të konsideruar rezultojnë nga keqqeverisjet në vendin tonë nga viti 1999 deri në aktualitet. Keqqeverisjet ishin më së të ndryshme nder të tjera në  formë të: Përgatitjeve të dobëta e të mangëta të akteve ligjore e nënligjore.

 Zbatimit  të seleksionuar të akteve ligjore e nënligjore në  fuqi, Ster fryrjes së Administratës publike me punësime  nepotiste, familjare e përgjithësisht korruptive të bëra nga pushtetarë të caktuar, Humbjes së paarsyeshme të mbi 8000 hektarësh tokë të Kosovës  nëpërmjet  ratifikimit të Marrëveshjes  ( 2018) për Kufirin e Kosovës dhe Malit të Zi, Pasurimi nebuloz nga  fondet për  financimin earsimit , shëndetësisë së Kosovës dhe të Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës, privatizimi i pronave shoqërore , tenderët e nevojshme e jo rrallë herë të panevojshme , format korruptive të ndryshme,  sistemi destimulativ e irritues i pagave në sektorin  publik, abuzimet e punësimeve me kontrata për vepër, mos mbrojtja e të drejtave elementare të të punësuarve në sektorin privat, harxhimet e pamëshirshme të parasë publike, papërgjegjësia morale, politike asjuridike e  titullarëve të funksioneve publike për dështime evidente në kryerje të  detyrave si dhe për abuzime të pozitave zyrtare, zhdukja fizike si dhe  parashkrimi  i qëllimshëm  i rasteve juridike  më delikate, degradimi evident në  sistemin arsimor e shëndetësor, lejime korruptive të  shumë ndërtimeve  në kundërshtim me ligjin në  fuqi, mungesa e  sigurimit shëndetësor, invalidor e pensional, shkalla e lartë e papunësisë dhe mungesa e perspektivës jetësore të rinjve e të rejave, shkalla tmerruese e emigrimeve të  rinjve për shkak të papunësisë dhe mungesës së shpresave themelore për jetesë normale, standardi jetësor tejet i ultë për shumicën e qytetarëve , në një anë dhe tejet i lartë për një numër të konsideruar të pushtetarëve, shitja e mallrave e prodhimeve të skaduara madje për çmime tejet të larta etj.

 Në gjendjen e këtillë, agjitacioni propagandistik qellim keq i shtetit serb kundër  shtetit të Kosovës , nëse jo të gjithë, atëherë po të  një numër i shteteve tjera ,nuk mund të  mbetej i pa  efekte  as  impakte negative për vendin tonë. Ndër të tjera,  qytetarët e vendit tonë, gati të vetmit  në kontinent kanë të  drejtë për lëvizje të lirshme jashtë   Kosovës!Madje as nuk vërehet në horizont liberalizimi i vizave për qytetarët tonë!

Aktualisht flitet me të madhe për drojën e ndarjes së Kosovës, copëtimin e Kosovës në favorin e Serbisë. Përfaqësuesit e autorizuar të  Kosovës ,duhet të jenë  konsekuent gjatë  negociatave politike me homologët e shtetit  serb  dhe të këmbëngulin në demarkimin -   shënjimin e Linjës Administrative ndërmjet Kosovës e Serbisë të  delimituar – caktuar në vitet 1945- 6 dhe egzistente deri  sot. Po të ishte  vepruar  kështu 80 ish deputetët e legjislaturës paraprake me liderët e partive politike të tyre nuk do ta kishin dëmtuar territorin e Kosovës për më shumë se katër sipërfaqe të Vatikanit i cili virtuelisht e sundon botën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"