BAC, ata që të thanë (Bac u kry), të kanë gënjyer

BAC, ata që të thanë (Bac u kry), të kanë gënjyer
BAC, ata që të thanë (Bac u kry), të kanë gënjyer

Ragip Guraziu

  • 06 April 2020 - 13:50

Bac edhe në këtë pandemi që po quhet koronavirus, gati që ka përfshirë e gjithë botën po i gjenë institucionet e Kosovës po se po të përçarë, por edhe ata në gjitha viset e shtetet ku jetojnë. Tani Presidenti,  Hashim Thaç,dhe kryeministri në detyrë,kaq e kishte se e rrëzoi Isa Mustafa me sejmenet e tij, kanë vënë qytetarët në siklet se kush i pari po dëgon ndihma në veri të Mitrovicë,sepse kjo anë,edhe pse 20 vjet pas luftës së UÇK-së dhe 12 vjet pas pavarësimit të Kosovës, aty këmbëkryq Serbija në zemër të Kosovës. Tani kemi Listën Serbe që dridhë Kuvendin e Kosovës,dhe Serbia ka edhe disa komuna me serbë ,Anamarava,Graqanica,Qagllavica, Brezovica dhe disa të tjera që na kanë mbetur mbi kokë mbrenda për mbrenda Kosovës,tani po pritet edhe Serbija ta merr hisen e vete ,derisa politika kosovara po sorallatet në mes vete,Serbia po na del fituese-Kosova po coptohet. Edhe pse kemi dhanë territore Maqedonisë Veriore,tani Malit Zi Ramushi ja ka dhuruar 82 mijë hektarë, e kështu me radhë.

 BAC, Busti i Car Llazarit është vendosur në veri të Mitrovicës, me gishtë nga Prishtina me propozim të asamblistëve të Listës serbe, të ndihmuar edhe nga ne vet?!

 Qyteti është i ndarë në dy pjesë:Mitrovica Veriore dhe ajo Jugore e cila ndahet në lumin Ibër por tensione etnike në atë pjesë midis Serbeve dhe Shqiptareve janë teje të larta! Mitrovica është e zhvilluar shumë vetëm nga Minera gjigante e Trepçës kur merë hovë edhe Industria në këtë rajon edhe Hekurudha,Por Gjatë luftës së fundit në Kosovë 98/99 u Shkatrua e gjithë sistemi ekonomik i Kosovës duke e lënë Mitrovicën në krizë por më shumë e pësuan Shqiptarët në pjesen Veriore. Pas Përfundimit të luftës së Kosovës Shqiptarëve ju ndalua që të vendosen në veri të vendit nga KFOR-i Francez të cilën u ballafaquan me protesta të shumta nga Shqiptarët dhe se më pas i'u bënë thirrje për gjak ftotësi Protesta më e madhe ishte ajo e vitit 17 mars 2004 të cilën patë shumë dëme materiale.

 Kosova është e ndarë në lumin Ibër dhe po ndahet gjithnjë e më shumë, por ngase misioni i KB-së (UNMIK-u) dhe forca e sigurisë e udhëhequr nga NATO (KFOR-i) kanë dështuar në zbatimin e mandatit të tyre. Në veriun e Mitrovicës dhe në komunitetet fqinje deri në kufi, hapësirë kjo që përmban ndoshta një të tretën e të gjithë serbëve të mbetur në Kosovë, Beogradi përpiqet që të ushtrojë ndikimin e vet përmes strukturave paralele qeverisëse, përfshirë këtu edhe prezencën e një policie që është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB-së.

 Kosova ka ardhur deri në atë situatë, saqë vendimet të cilat duhet t’i marrë vetë Kosova, t’i marrë Vuçiqi.

 Deri tani zhvillimet e Listës Serbe janë si pasojë e vendimeve kuturu që ishin vendime të të gjitha qeverive, mos të prishur marrëdhënjët me Vuçiqin.

Kjo u dëshmuamedhe në Qeverin e re Kurti, Lista Serbe si gjithherë në Qeveri bile me ndikim të madh.

Lista Serbe derigjohet nga Beogradi dhe ia ka arrit që në veri të Mitrovicës të shkri institucionet e Kosovës dhe deri tani gjithëçka në atë pjesë frymon serbe.

Me mijëra euro i kanë nëpër banka të ndryshme, deputetët e zyrtarë të Listës Serbe që veprojnë në Kosovë, por që urdhra marrin vetëm nga Beogradi.Kjo vërehet në deklarimin e pasurisë që ata e kanë bërë për vitin që kemi lënë pas.

Veç parave për të cilat nuk dihet prejardhja, zyrtarë të Listës Serbe kanë edhe vetura, banesa e prona të tjera.

Më i pasuri nga partia serbe po del të jetë Slavko Simiq. Ai i ka të kursyera në bankë hiç më pak se 53 mijë euro. Veç kësaj ai posedon edhe vetura dhe pasuri tjetër të paluajtshme.

 Më keq nuk qëndron as kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq. Edhe ky ka në bankë të siguruara mbi 50 mijë euro të cilat i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion.Rakiq njëherësh është edhe kryetar i Listës Serbe, parti kjo që në Parlament ka 10 deputetë.

Shuma të majme parash ka nëpër banka edhe ministri për Kthim dhe Komunitete, njëherësh zv/kryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq.40 Mijë euro ky i fundit i ka në bankë, kurse gjithashtu është shofer i një veture mbi 10 mijë euro.

 Shuma të mëdha në bankë ka edhe Igor Simiq, por që i njëjti posedon para të llojit denar. Të tilla ai i ka deklaruar 30 mijë.Më keq nuk qëndrojnë as deputët e tjerë të Listës Serbe, dhe zyrtarët që mbajnë pozita në qeveri, qofshin ministra apo zv/ministra.

Kjo parti ëshë direkt e varur nga Beogradi, dhe në shumë tema ka qenë pengesë për realizimin e shumë procesve në vend, në qeverijet e kaluara.

 Lista Serbe është e gatshme që të jetë partner konstruktiv në institucionet e ardhshme të Kosovës dhe të punojë për përparimin e pozitës së të gjithë qytetarëve, e në veçanti të serbëve në hapësirën e Kosovës.  Lista Serbe  konsultohet me Qeverinë në Beograd dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

 “Ne nuk kemi bashkëpunëtor më të mirë, mik dhe dikë që mendon më mirë për serbët në Kosovë, se sa Qeverinë tonë dhe Presidentin tonë”, kishte thënë Simiq, në qeverijen e kaluar...

 Ndryshe, Simiq kishte theksuar se për Listën Serbe nuk janë të rëndësishme funksionet në kuptimin e numrave, por fakti se a do të jenë në gjendje njerëzit që do t’i kryejnë funksionet që ta forcojnë serbët në mënyrë institucionale dhe që ta përmirësojnë jetesën e tyre.

“Për interesin e serbëve në Kosovë mund të luftojnë vet serbët. Gjithçka varet prej nesh. Nuk dëshirojmë të diskutojmë për pozitat ministrore, nuk duam që të apostrofojmë se çfarë është ajo që duam dhe çfarë është ajo që nuk duam. Por, ajo që mund ta them në këtë moment është që ne nuk do të merremi me spekulime dhe se interesi i popullit serb është parësor në luftën politike”, tha Simiq.

 Sipas tij, Asociacioni apo Bashkësia e komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, është kurora e kërkesave të Listës Serbe. Në anën tjetër, siç thotë ai, deputetët e këtij subjekti brenda Kuvendit të Kosovës do të luftojnë që zgjidhjet ligjore që sillet për çështje të ndryshme, të sillen në pajtim me interesat kombëtare serbe.

Po pse tu drejtova ty BAC...

Nuk po e kuptoje, po as nuk dua te kuptoje se si mundemi të jemi krenar me  pavarësinë e Kosovës derisa Serbia në Veri të Mitrovicës ka shtri organet politike të vetat dhe ka okupuar totalishte veriun e Mitrovices..

– Vrastarët nuk do të kalojnë, veçse mbi trupin tim të vdekur!

Tashmë ishte e largët koha kur thirrja e çetave të maieve të Drenicës: “Prite Azem Galicën, ore!”, ua kallte datën hordhive të krajlit serb. Vitet dhe dekadat e robërisë së Kosovës kishin venitur, në kujtesën e sunduesit serb, pamjen e dragoit të Galicës, që fluturonte hipur në kalë. Vetëm atëherë kur lubisë serbe i doli përballë uniforma e UÇK-së, si fantazmë tmerruese, pushtuesit serbë, sikur të parët e tyre dikur, filluan të ndiejnë dridhjen nën këmbë të tokës arbërore.

Prandaj, lubia serbe kishte provuar disa herë ta kafshonte Drenicën: në Prekaz, në Llaushë, në Likoshan, në Qirez e sërish në Prekaz. Më 5 mars, ajo po rikthehej edhe një herë te Prekazi i legjendave të trimërisë, për ta kafshuar helmueshëm Drenicën. Po sulmohej kështjella e jasharëve, ku ruhej i paprekur nderi shqiptar. Ajo kishte brenda zemrën e madhe të komandantit legjendar të luftës për liri, Adem Jashari, plakun fisnik Shaban Jashari, trimin e paepur Hamëz Jashari, nipat dhe mbesat e Shotës. Mëngjesi i asaj dite të acartë marsi, bashkë me krismat dhe me zjarrin e topave, po derdhte mbi Prekaz edhe tërë llahtarin e barbarisë serbe. Por, atë çast, brenda kështjellës u mor vendimi i madh:– Nëse duhet vdekur dikush, më mirë unë, sesa Kosova ime, – kishe thënë ti vet Komandant,por te tutë të tradhtuan edhe kur u rrethove por edhe tani.......

 Tani kryeministri i Kosovës Albin Kurti,por President Thaçi,janë zënë në mes vete se cili i pari po e ndihmon,dhe e ndihmuan me ndihma qytetarët serb,por edhe duke i thurr vargje poetike njëri tjetri se cili shtë tradhëtar e cili patriot,jemi në një qeveri të shkarkur ende pas 20 vite...

 Njeriu i dytë në Qeverinë e shkarkuar, Haki Abazi, ka thënë se Veriu është i ndarë për shkak të Presidentit aktual, Hashim Thaçi. Ka thënë se po vazhdon komploti kundër shtetit, duke fajësuar kështu Thaçin, Mustafën dhe Vuçiqin.

“Veriu është i ndarë, sepse Thaçi e ka ndarë dhe e ka mbajtur të tillë për 20-vjet”, ka shkruar Abazi, në një reagim në Fb pasi dy komunat veriore u vendosën në karantinë.

“Kosova dhe qytetarët në Jug dhe Veri flasin me dhe nëpërmjet qeverisë së tyre legjitime dhe kryeministrin Kurti”, ka shkruar Abzi.

 Tasht-Hoti i përgjigjet Kurtit: S’do të ketë gjakderdhje, problemet zgjidhen me mjete politike

 Hoti i përgjigjet Kurtit: S’do të ketë gjakderdhje, problemet zgjidhen me mjete politike

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës në detyrë, Albin Kurtit, i cili tha se dikush po do gjakderdhje në Veri për t’i hapur shampanjat e ndarjes së Kosovës. Sipas Hotit, të gjitha problemet do të zgjidhen me mjete politike

 “Këto ditë është përmendur shpesh fjala “gjakderdhje” nga disa politikanë, aq shumë saqë është bërë term i përdorur edhe në diskutime të problemeve financiare dhe ekonomike. Për fat të mirë, populli i Kosovës e ka kaluar kohën e gjakderdhjes. Nuk do të ketë asnjë gjakderdhje tjetër”, ka shkruar Hoti në Facebook.

 Bac edhe në këtë pandemi që po quhet koronavirus, gati që ka përfshirë e gjithë botën po i gjenë institucionet e Kosovës po se po të përçarë, por edhe ata në gjitha viset e shtetet ku jetojnë. Tani Presidenti,  Hashim Thaç,dhe kryeministri në detyrë,kaq e kishte se e rrëzoi Isa Mustafa me sejmenet e tij, kanë vënë qytetarët në siklet se kush i pari po dgon ndihma në veri të Mitrovicë,sepse kjo anë,edhe pse 20 vjet pas luftës së UÇK-së dhe 12 vjet pas pavarësimit të Kosovës, aty këmbëkryq Serbija në zemër të Kosovës. Tani kemi Listën Serbe që dridhë Kuvendin e Kosovës,dhe Serbia ka edhe disa komuna me serbë ,anamarava,Graqanica,Qagllavica, Brezovica dh disa t tjera që na kanë mbetur mbi kokë mbrenda për mbrenda Kosovës,tani po pritet edhe Serbija ta merr hisen e vete ,derisa politika kosovara po sorallatet ne mes vete,Serbia po na del fituese-Kosova po coptohet. Edhe pse kemi dhanë territore Maqedonisë Veriore,tani Malit Zi Ramushi ja ka dhuruar 82 mijë hektarë, e kështu me radhë.

 Bac,do komunikojmë në dy nga kjo dynja nuk do shkruaj më për këta,siç po quhen hajna,korruptuar dhe e kanë vënë Kosovën në dy gjujnë,dhe kemi analista ma shumë se deputetet në Kuvendë,por duke u sarallatur para kamerave të gjitha debatet e tyre shterpe si çorba pa krip.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"