Duket se Kosovën e duan më shumë miqtë e saj se sa pushtetarët e saj

Duket se Kosovën e duan më shumë miqtë e saj se sa pushtetarët e saj
Duket se Kosovën e duan më shumë miqtë e saj se sa pushtetarët e saj

Rexhep Shahu

  • 07 prill 2020 - 14:47

Me një pjesë të madhe të politikanëve që sot kanë në dorë punët e Kosovës po ndodh si me atë fjalën, për inat të sime re, shkoj e flejë me mulligjinë. Për inat të njëri tjetrit politikanët në Kosovë po rëndojnë punët e Kosovës dhe jetën e njerëzve. Kryeministri nuk duron askënd, i ka shpalle te gjithë armiq veç vetes, është mik i vetes dhe po shin lamën vetëm për llogari te veten. Dikush ne Prishtine e Tirane, përpiqen ta beje kauze antiamerikanizmin duke u maskuar me amerikanizëm.

Dikush thotë se jena çlirua vete, dikush thotë se na ka çlirua Amerika për interesa te vetat, dikush thotë Amerika te rrije ne pune te vet tani ne e bëjmë shtetin, por populli qe vuan te keqen, mendon se Amerika u be Zoti për Kosovën e fatin e shqiptareve. Është një fat i madh qe ne Kosove populli mendon politikisht, populli ka pjekuri te larte politike e kombëtare dhe kjo është garancia qe e shpëton vendin nga cubat e hajnat e politikes.

Qeverinë Kurti nuk e kontrollon askush, ajo shin lamën si te doje vete, e bën drite apo terr si ti interesoje. Kuvendi i Kosoves nuk e kontrollon se ai kuvend me 82 vota e ka shkarkua këtë qeveri dhe ajo rri ende ne detyre sa te rehatoje militantet neper vende pune te shtetit. Qeveria nuk arrin ta lexoje shkarkimin e saj, nuk arrin ta lexoje atë bashkim votash si rralle ne histori për ta shkarkua atë qeveri. Ajo thotë qe janë te këqij e te ligj ata qe e shkarkuan, ndërsa shumica qe e shkarkoi thotë qe kjo qeveri duhet te shkoje një ore e me shpejt se po dëmton Kosovën.

Qeveria thotë unë po e shpëtoj prej hajnave te mëparshëm shtetin, ndërsa ne popull po krijohet përshtypja se qeveria po heq hajnat e mëparshëm e po vendos njerëzit e vet te vjedhin per te sepse po vendos militante dhe po heq eksperte. Partneri i koalicionit nuk e kontrollon qeverinë se zv kryeministrin dhe ministrin e brendshëm te partnerit i ka debue kryeministri pa konsulte, pa diskutua, pa i pyete, pasi ato kishin akses ne kontroll. Populli nuk e kontrollon qeverine se 12 perqind e votuesve qe janë votues te kësaj qeverie te VV nuk e perfaqesojne dot popullin. Presidenti nuk e kontrollon qeverinë se qeveria Kurti nuk e njeh Presidentin por vec e urdhëron kur i duhet. Nga ana tjetër politikanet bejne shou, duke u shite se pa to Kosova nuk merr fryme.

Kosova kjo qe eshte nuk eshte fale ketyre politikaneve qe jane sot ne tave. Shume njerez qe jetojne ne vendet e perendimit shpesh u fusin fitilin ngjarjeve te ndryshme, ata e jetojne virtualisht Kosoven, kane gjithe te drejtat e zotit por nuk mund te qeverisin gjithe mergimtaret sipas mendjeve te tyre dhe te ngaterroje kush eshte me i zoti. Nga larg, jashte loje te gjithe dine me luajte lojen e shahut, por kur ulen ne tavoline me luajte shah, nuk eshte e lehte. LDK si forca politke me e pergjegjshme, me doreheqjen nga qeveria pohoi se nuk udhehiqet nga ideja me hyp ne karrige eksponentet e saj, por ka parime. VV eshte shume e lenduar se iu pre nafaka, dhe jetegjatesia ne pushtet me LDK me kushte diktati nga VV.

Qeveria e VV don pushtet absolut se ndryshe do te qeveriste gjate ne pushtet normal me LDK. Por Albinit nuk i mjaftoi te jete Albin, synoi te behet edhe pak diktator i vogel. Nderkohe qe rreziku i pandemise rritet me shpejtesi, edhe lufta per pushtet, rendja pas karrigeve, hiq njerez nga puna e vendos militante et VV po e rendon situaten dhe po e acaron. VV po i ben sherbimin me te keq vetes, po e zhvesh veten nga nje fare imazhi se eshte parti parimesh, perkundrazi po shfaqet si parti biznesi, duke punesuar kudo ne cdo qelize militantet e saj qe ti kete votues te garantuar e te urdheruar ata dhe familjaret e te punesuarve. Kryeministri ne keto kushte eshte i paqete, i acaruar, sheh vec armiq dhe duke mos u pajtuar me faktin se duhet ta lere zyren qe ka enderruar per dekada, ai behet nervoz dhe synon qe me teknikalitete e paqartesi kushtetuese te qendroje sa me gjate ne zyre, duke thirre ne avokati eksponente qe shiten si njohes e zberthyes te kushetutes. Keshtu ai mban fjalime me kercenime, fjalime te pergjakura per rastin e Veriut ku ai sheh e mendon se ka komplote kunder tij.

Teritorin e Kosoves e ruan KFORI, NATO, por ne komunat me shumice serbe ne Veri pse eshte ajo gendje, pse ka nderhyrje nga Beogradi, kryeministri akuzon paraardhesit dhe vete rri e ngroh duart. Kryeministri del e mban fjalime duke lene te kuptoje se ai eshte ne zyre, eshte ne kryeministri dhe ai ka ne dore frymen tone, shpirtin tone dhe ai, vec ai eshte me popullin, te gjithe te tjeret, te gjitha partite e tjera qe kane vec ma pak vota se ai po shume me shume kontribute se ai, te gjithe pra jane armiq dhe ai mban fjalime me pergjakje per kercenim. Me fjalimet e qendrimet, me mobilizimin edhe te te vdekurve qe ti japin like bisedave e fjalimeve te kryeministrit, nuk do t'i bente askush dem Albinit sa po i ben ai vetes me fjalimet e pergjakura dhe me vendimet qe po merr me binde veten se eshte kryeminister ani se dezhurn dhe po don me ia nxjerre ujin e zi, me i denue ata qe pergjaken eurot, duke i zevendesu me te vetet dhe me krijue e forcue domosdo armiq, mundesisht 82 armiq ne Kuvend e mijera jashte Kuvendit...

LDK shumekush don ta marre neper kembe. Mund te kemi konteste te gjithe ndaj drejtuesve aktuale te LDK por LDK eshte historia jone, jane themelet tona, eshte shkolla demokratike e Kosoves, eshte shkolla se si rrezohet komunizmi e si stopohet enverizmi dhe ndaj sot segmente enveriste jane ata qe duan vdekjen e LDK. Hiqe dhunen e diktatin, le ta heqin kercenimin e blerjen e votave dhe le ta provoje cilado parti votimin ne Kosove dhe le te fitoje me LDK. Ne kushtet e nje votimi te lire, pa presione e blerje votash LDK fiton mbi te gjitha partite. E ne kushtet e dhunes, fiton dhuna, por e shumta, pak vota me teper... LDK nuk e don Serbia dhe kete nuk e durojne kundershtaret e saj, LDK nuk e duan partite qe thirren te majta, e sidomos partite qe u bejne drite mesimet e Enver Hoxhes dhe antiamerikanizmi. LDK nuk don instalimin e komunizmit ne Kosove ne asnje lloj forme. Ne keto kohe ne Kosove vec po kerohen armiq e tradhetare. Me shume armiq po gjen e me shume tradhetare po shpall Kryeministri se vec ai thote e don Kosoven te tjeret nuk e duan Kosoven edhe pse kane nje jete qe kane luftuar per Kosoevn. Planet e peroplutra per ndarje e coptim te Kosoves, shume po i dine por askush nuk po i nxjerr ne skene, askush nuk po i gjen as po i shfaq.

Ne Kosove e Tirane nga shqiptaret po behet politika e madhe amerikane, shqipatret po dine e po vendosin cfare per njerin e cfare per tjetrin, per Kosoven e per Ameriken. Ne keto kushte kur nuk behen shpejt zgjedhje, per ekuilibrim do te ishte mire nje qeveri e perbashket sepse duke e lene vendin ne nje qeveri qe nuk ka votbvesim, qe nuk kontrollohet, qe don te plotesoje ambicjet e veta dhe nuk ka fuqi te vendose asgje per Kosoven, ajo do ta rrise pakenaqesine edhe se po ndjek stilin e Edi Rames, me gjobe, bug, tritol, burg, burg... kur ne shtet demokratik nuk burgos askend qeveria dhe as nuk cakton i gjykatat qeveria por qeveria ruhet per veten e saj mos te perfundoje ne pranga.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"