Ekzistenca e shtetit të Kosovës rrezik permanent për Thaçin, Isen & Co

Ekzistenca e shtetit  të Kosovës rrezik permanent për Thaçin, Isen & Co
Ekzistenca e shtetit  të Kosovës rrezik permanent për Thaçin, Isen & Co

Shaip Jashari

  • 08 prill 2020 - 15:31

Zhdukja prej një dukurie natyrore është proces që nuk ndalet. I veçantë është rasti i ynë, rasti i popullit të Kosovës. Qëllimi për zhdukjen e kosovarëve ka filluar 150 vite më parë nga Serbia me ndihmën e Kongresit të Berlinit. Procesi po vazhdon edhe tani. Akteri kryesor është prapë Serbia. Tani gjasat për zhdukjen e shtetit të Kosovës , kosovarëve (dardanëve) janë shumë më të mëdha ngase në anën e Serbisë ,janë, përveç elementeve pro serbo - ruse nga radhët tona, anën e Serbisë e ka marrë edhe administrata e tashme në SHBA-së. Trump i ndihmuar nga Rusia për tu zgjedhë president, është treguar hapur pro rus e pro serb sa i përket çështjes sonë.

Pra , ajo që i ka munguar Serbisë për të arritur qëllimin e kahershëm , zhdukjen e Kosovës dhe kosovarëve (dardanëve), tani e ka në anën e vet administratën Trump. Bashkim më i madh i forcave kundër Kosovës dhe popullit të sajë, në historinë që njohim. Shpëtimi prej zhdukjes është i pamundur!  Lidhja Serbi Rusi. Trump i ka borxh Rusisë, zgjedhjen president. Udhëheqja jonë politike , partitë politike, përjashto VV-në dhe një grup të vogël në LDK, janë të zhytur në korrupsion e krime, Gjykata Speciale në Hagë pritet të merret me ta?!

Përkrahjen pa rezervë që politikanët e përfshirë në korrupsion e krim i japin planit të zhdukjes së Kosovës, planit serbo-rus të përkrahur nga Ambasadori Grenelli, lidhet me garancitë që me siguri kanë marrë nga vet Grnelli për zhbërjen e gjykatës speciale. Shtrohet pyetja:  pse udhëheqja e  LDK-së pjesë e këtij grupi? Garda e vjetër e LDK-së janë të përfshirë në afera korruptive prej viteve të 90-ta e deri më sot, a thua mos Gjykata Speciale ka shenjëstruar ndonjë prej tyre, si të dyshuar edhe për krime!  Bashkim kaq të madh të partive që kanë udhëhequr Kosovën qe 20 vite, partive që janë përgjegjëse për gjithë të këqijat që na kanë ndodhë, nuk kemi pas asnjëherë.

 Shtrohet prapë pyetja: çka i bashkoi e i lidhi kaq fortë në mes veti?  Lidhjet më të çuditshme më jo natyrore në botë, në natyrë  ndodhin shumë rrallë, por ndodhin, forca që lidhë e bashkon edhe kundërshtarët e hasmit më të mëdhenj në mes vete, ËSHTË RREZIKU I PERBASHKËT. NË RASTIN E KOSOVËS, AJO QË BASHKON PDK -LDK -AAK - NISMEN - AKR etj. ËSHTË RREZIKU NGA GJYKATA SPECIALE. 

Rreziku i cili po na kanoset, si shtet e si popull, është real, i dukshëm e i prekshëm. Papërgjegjësia kolektive na ka sjellë në gjendje ku e vetmja "armë" që kemi për t’ju kundërvënë rrezikut, është lutja Zotit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"