Jo qeveri tjetër në këto kushte

Jo qeveri tjetër në këto kushte
Jo qeveri tjetër në këto kushte

Shefik Shkodra

  • 10 prill 2020 - 11:39

Kurdisjet për linçime të kundërshtarëve  në mënyrë permanente për ta ngritur dhe për ta realizuar me çdo kusht planin konservativ, për të mos u arritur një ndryshim me një qeverisje të re, duke pasur parasysh plagosjen dhe dhe dështimin e tersishëm të vendit, është ide irracionale dhe shkatërruese. Simptomat për një grushtshtet ishin të pranishme. Nuk duhet të harrojmë se ato shenja të planifikuara dhe shantazhe ishin të orkestruara,  por shumë primitive. Njëra prej atyre etiketave shumë e pa skrrupulltë është ajo se, këta të rinjtë ishin gjëra, kundëramerikanë. Ndërsa, garnitura e vjetër është pro. Kjo është e pa verifikueshme, njëkohësisht edhe e papranueshme. Pse këta poitikanët e "mëdhenj" të LDK-s, PAN-it dhe të PRONTO-s shpejtuan mu në këtë kohë që të diferecohen nga LVV, kur dihet se, mundësitë për t'u verifikuar Qeveria e re ka pasur kohë. Parullat kështu ashtu, për të rinjtë ishin etiketa diferencuese, sepse duhej, edhe më të ruhej pushteti, pa të cilin s'mund ta ruanin veten dhe "fitimet", por nuk mund të operonin edhe me politikën që do ta kënaqnin e rehatonin Serbinë në ngarkesë të Kosovës. Sa më shpejt. Klubi i vjetër i LDK-s duhet i pari të tërhiqet nga shantazhet, kërcënimet dhe intrigat me etiketime ndaj atyre të rinjve progresiv e për ndryshime. Tani që është kohë e papërshtatshme, nuk do të duhej të formohet kurrfarë qeverie e re.  Qeveria është rrëzuar në Kuvend, rrëzimi i të cilës është organizuar nga tri klubet e përmendura, të cilët për interesa të veta kanë bërë 82 vota, duke shprehur me pamodesti krenarinë e tyre. Se kur thotë Klubi Isa Mustafa PO, intriga kryhet, si mjet politik, tashmë I njohur në opinionin publik. Mendoj që Kushtetuta vlen për të gjitha institucionet dhe të gjithë qytetarët e vndit njësoj.  Kushtetuta nuk interpretohet sipas dëshirës së kryetarit. Është absurde të thuhet, "mos i dëgjoni rekomandimet që i ka thënë qeveria, dëgjomni mua!" Sepse për këtë ka pasur mundësi ta bëjnë interpretimin të tjerët (ata që janë të thirrur për këtë çështje), sepse kjo është thirrje e ligë, kështu si po akuzohen këta të rinjtë me etiketën "kundëramerikanë", si në kohën komuniste, "hë, ti je kundër Titos, kundër LKJ", etj. 

Por jo. Problemi i "vështirë" po del te rrënimi i "llogarive" që janë bërë pa "hanxhiun". Iu dha tokë Mawedonisë, s'pati reagime, iu dha tokë M. Zi, pas shumë reagimeve, e mashtruan R. Haradinajn, e vendosen kryeministër, iu dha toka Malit Zi. Tash po presim t'i jepet edhe më keq Serbisë. Kosova,ndoshta s'duhet të bëhet "monedhë kusuritje"..., parole e vjetër!  Aq primitive po dalin thëniet në publik nga pêrfaqësues të partive sa  bëhen edhe të gërditshme: - e kemi bërë planin se si do të dalim nga kriza...thotë ai A. Hoti,  ky tjetri,  - e kemi bërë (edhe na) një plan ekonomik...(LDK dhe PRONTO), po ku ishit ju qe sa kohë, kur iknin njerëzit nga ju dhe bredhnin rrugëve të Europës me mija e mja?! Po, pse nuk i punësuat 100.000 e 200.000 punëtorë deri në këto kohë? Jo, ju keni inkuadruar familjarët dhe klanet e jahja. Qeveria Kurti, nuk mund pa të meta, po shumë bukur dhe shumë efikase është deri në këtë kohë. Mirëpo, PAN dhe PRONTO PRONTO duhet të kërkojnë "qime në ve". Njëri thotë: "Albin Kurti po i tubon shumë njerëzit kur po shkon në take...", etj. Me gjithë nevojën që ka ky vend në këto kushte,  formimi i një qeverie tjetër, duke llogaritur Kuvendin si legjitim pas rrëzimit të qeverisë, po më duket i pamundshëm. Tendencat e 'UNANIMISTËVE' për ta marrë pushtetin sërish, si forca etatiste anarkiste, po i djegin votat e qytetarëve, sovranit të këtij vendi,  atëherë, e mira e smirës është, shpërndarja e Kuvendit dhe shpallja e Zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ndryshe , larg do të shkojë kjo punë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"