Thaçi dhe Mustafa , apo dy “aktorët” e politikës kosovare?!

Thaçi dhe Mustafa , apo dy “aktorët” e politikës kosovare?!
Thaçi dhe Mustafa , apo dy “aktorët” e politikës kosovare?!

Skender Mulliqi

  • 11 April 2020 - 11:39

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi,  merret më politikë bukur moti. Rolët e tija i ka përfekte.Deshtimët e shumta në politikëbërje gjatë këtyre viteve, po i aktron  si të suksesshme.Dhe, kështu po vazhdon, pa ndryshuar asgjë .Nese fillon më mos aktru, si bëson më kush! I ndryshon deklaratat sa herë që i tekët, dhe atë punë e bënë sikur aktori kur delë në skenë. Sa herë e ndëgjuam  deri më sot për liberalizim të vizave?!Sa here e ndëgjuam së gjendja politike dhe ekonomike janë  fortë të  mira?Sa herë ka dëklaruar së marrveshjet  e firmosura më Serbinë janë në dobi të vendit? Kështu ka dëklaruar më mentoren e tij, Edita Tahiri edhe për Fusnotën famoze!Mirë kan aktruar më Skender Hysenin dhe Isa Mustafën së Kosova , nuk humb asnjë pëllembë toke më Mal të Zi! Dhe, këtë dëm  të madh që ju bë Kosovës,  këta nuk e kan problem fare ,bashkë më ata deputetë që i ngritën gishtat lartë atë ditë në kuvend.

Gadi harrova lexues të ndëruar këtu ta përmendi edhe “Zajednicën” më kompetenca ekzekutive, po ashtu të firmosur nga këta aktorë të politikës.Dhe, vërtetë po të fillojnë neser për të ndryshuar rolët  nuk do tu shkonte , dhe as nuk do tu kishte hije, dhe nuk do tu kishte besuar kush?!E tash po dëshirojnë  më Serbisë  më hy në pazare  territoriale  , së pak herifat e çetnikizmit serb kan marrë territore nga shqiptarët, duke e bërë Serbinë jo të madhe ,por Super të Madhe, nga Pashallëku i Beogradit qe e kishin?!Dhe, për ta bërë faktike këtë punë, e rrëzuan qeverinë në kohë PANADEMIE,  e të sapo formuar në emer të kauzave të rreme për antiamerikanizëm të Kurtit. Nese dikush  është antiamerikan në këtë vend, janë pikërisht këta dy përsona, të cilët nuk kan më çka të lavdërohen së punuan mirë  , as në planin e mbrendshem as në planin e jashtëm.

Po , punuan mirë për vete, familjët e tyre , dhe për të dëgjueshmit e tyre ,duke bërë  pasuri përrallore jo legjitime .  Si mund ta quajnë veten proamerikan , kur puna e tyre politike dhe praktike nuk përputhën më asgjë  më konceptin politik  më amerikanizëm? Për 20 vite qytetarët u ndëshen me fenomenet më negative të mundshme për një shoqëri. Me krim, korrupcion , nepotizëm , klientelizëm, hajni …Kësaj i thonë proamerikanizëm a? Jo zotëri të ndëruar ! Albin Kurti që nuk dua ta mbrojë , nuk e katandisi Kosovën në këtë gjendje së nuk ishte në pushtet  .Kurti nuk ju solli varfërinë e skajshme dhe varferinë e shumicën në vend. Ju jeni protagonistët  bashkë më  këtë klasë politike të dësheushme .  U shpërfaqë  aktrimi i juaj  politikë, pa sinqeriteti, manipulimi, propaganda... Për ata jeni duke  mbetur gjithnjë e më  të izoluar…!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"