Populli ka nevojë për këshilla dhe ndihmë psikologjike e jo debate politike

Populli ka nevojë për këshilla dhe ndihmë psikologjike e jo debate politike
Populli ka nevojë për këshilla dhe ndihmë psikologjike e jo debate politike

Ismail Muçiqi

  • 14 April 2020 - 21:03

Po e fillojë këtë shkrim duke admiruar kulturën dhe mentalitetin e popullit Francez, me traditë të lashtë.

Në këto ditë të vështira të përballjes me Pandemi, kur qytetarët e Parisit ishin mbyllur në shtëpitë e tyre që nga pas lufta e 2 Botërore, grupet të ndryshme të muzikore Franceze më shansonet muzikore dolën para pallatit të Jelisejt në Parisë me muzikën të lehtë i argëtuan dhe i relaksuan qytetarët me qëllim të tejkalimit të stresit panikut dhe monotonisë nga ky Virus.

Kjo është kultura Franceze dhe mendësia intelektuale dhe shpirtërore për tejkalimin e sfidave dhe vështirsive që i sjellë jeta.

E përmenda këtë shembull për të cilin sot më shumë se ka nevojë njerzimi, për ta mundur këtë Epidemi e cila e ka fut në karantin gjithë Botën.

Qytetarët e Kosovës tani kanë nevojë për këshillat e Psikologve të mirfilltë të cilët kanë bagazh të mirëfillët nga Shkenca e Psikologjisë. Këta psikolog nëse dikun ekzistojnë në bazë të profesionit shkencorë kanë obligimë që përmesë mediave dhe emisioneve telivizive ti kshillojnë qytetarët se si mund të tejkalojmë më lehtë këtë problem.Ata duhet dhënë shembujë adekuatë nga shkenca dhe metodat psikologjike.

Në këtë drejtim politikat redaktuese në mjetet e infomimit e posaqërishtë në telivizionet duhet të aplikohën emisione edukativo-shëndetësore, në bazë të situatave egzistuese dhe nevojave psikologjike të qytetarve.

Nuk është lehtë që fëmit dhe gjenerata e re, të qëndrojnë të mbyllur nëper shtëpit apo banesat e tyre e mos të kenë ndonjë ndihmë emocionale se si ata duhet të tejkalojnë këto pasoja të cilat mund të lënë edhe trauma gjatë jetës.

Më kujtohet gjithë jetën Profesor Doktorr Pajazit Nushi i cili ishte personalitet i veqantë dhe studiues e ligjerues i lëndës së Psikologjisë në Shkollën Normale të Prishtinës spjegimet e këti intelektuali-psikologu të mirfilltë para shumë gjeneratave të mësuesve dhe studentave lanë gjurmë të thellë në zhvillimin dhe Shkollimin e gjeneratave dhe në ndërtimin e pesonalitetit të njeriut.

Këtë shembullë pozitivë e mora si kujtim para një gjysëm shekulli kur Shkolla, Arsimimi dhe Edukimi ishinë ideal i gjeneratave të reja dhe dëshirë gjithë popullore për shkollim emancipim dhe zhvillim.

Eshtë për tu habitur se në këto momente kur i gjithë populli i Kosovës është i mbyllur në karantinë për ti shpëtue më të keqës televizionet në vendë që të organizojnë tema relaksuese të karakterit shkencor gjithmonë duke u bazuar në shkencën e Psikologjisë së njeriut për të krijue klimë dhe energji pozitive, këto mediume po e bombardojnë Opinionin me tema politike me energji destgruktive me plotë urjejtje dhe defetizëm.

Andaj Shoqëria jonë ka investue vite me radhë mundë dhe mjete financiare duke kriju kushte për shkollimin e kuadrave dhe profileve të cilat i nevojitën shoqërisë për tja këthye borxhin sa here që Shoqëria dhe Shteti ka nevojë për ta.

Në fundë kërkojmë që nëse ka psikolog të mirfilltë në këto momente ti ndihmojnë popullit me këshillat dhe sygjerimet për ti tejkalue këto ditë të vshtira në vetmi.

Ky është misioni i psikologut dhe i Shkencës të Psikologjisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"