Për mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia militariste dhe kolonialiste

 Për mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia militariste dhe kolonialiste
 Për mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia militariste dhe kolonialiste

Mehdi Hyseni

  • 15 April 2020 - 18:25

Pëveç  shpërfaqjes së virusit korona-19 në Kosovë, rreth saj kanë zënë të ngrihen re të zeza, dhe të fryjnë stuhi të ftohta siberiane, sepse Serbia po armatoset me të madhe nga Rusia për të ndërhyrë në Kosovë. Mirëpo, për habi as Qeveria e as Kuvendi i Kosovës, ende nuk kanë miratuar asnjë vendim a rezolutë, ku urgjentisht dhe zyrtarisht të kërkohej sanksionimi ndërkombëtar i Serbisë nga ana e NATO-s, nga BE-ja, nga Amerika dhe nga OKB-ja. Kjo kërkesë zyrtare drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për izolimin e Serbisë nën embargo, të paktën,  do të duhej të bëhej dje (më 13 prill 2020) nga ana Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ka ardhur koha që në parlamentin e Kosovës, të braktisen zënkat personale, mahallore, ndërpartiake, ideologjike dhe primitive vulgare, sepse prej tyre  nuk përfiton askush përpos armiqve, gllabëruesve dhe  minatorëve bombardues të shtetit të pavarur të Kosovës.

Në parlament, duhet debatuar vetëm temat që thjesht kanë të bëjnë me problemet dhe me kërkesat e përdisthme  të  qytetarëve siç janë: puna, pagat, buka, uji, strehimi, rryma, shëndetësia, pensionet, edukimi, arsimimi, zhvillimi, ekologjia, mbroja e ambientit natyror nga ndotja e ajrit, e ujit, e ushqimit etj., si dhe sigurimi i shërbimeve mjekësore  publike (falas) dhe i gjendjes materiale, sociale dhe i mirëqenies së përgjithshme të popullsisë, duke mos harruar asnjë moment gjendjen materiale, shëndetësore dhe të shpërblimit adekuat të punonjësve me mëditje qoftë në sektorin privat, qoftë në atë publik.

Sa më sipër, Parlamenti i Kosovës nuk duhet të kuptohet dhe të keqpërdoret si “arenë gladiatorësh”, apo si  “fushëbetejë” e xhunglës se kush, kujt po ia  hedh më keq, kush, kujt po ia tejkalon me britma, me piskama, me sharje, me denigrime, me kërcënime  dhe me poshtërime, POR është  “SOFRA” e shtetit dhe e sovranit, ku përfaqësuesit  e besuar legjitimë të tyre, duhet të mbrojnë interesat vitale kombëtare, shtetërore dhe atdhetare, jo të “përleshen”  duke shoshitur problemet dhe veset e tyre private, klanore dhe partiake e krahinariste, sepse  interesat qoftë individuale, klanore a partiake, nuk duhet vënë mbi interesin e përgjithshëm të kombit dhe të shtetit.

Në këtë vështrim, parlameni i Kosovës, do të duhej të miratonte një Rregullore  apo dekretligj për deputetët, se për çfarë temash mund të diskutojnë, dhe për çfarë  çështjesh nuk mund të debatojnë në senacat e Parlamentit të Kosovës, sepse Parlamenti nuk është “torishtë”  e askujt, e as hani i Rrah Peranit, se kujt çfarë t’i teket të keqpërdorë foltoren dhe mikrofonin e Parlamentit. Një praktikë e tillë e gabuar, primitive dhe anticivilizuese, duhet ndërprerë qoftë me  miratimin e ndonjë rregulloreje a dektreligji të Parlamentit të Republikës së Kosovës, sepse me votën e popullit, askush nuk ka të drejtë të tallet dhe të veprojë kundër popullit.

Kosova është në rrezik edhe nga virusi kinez (KOVID-19),  edhe nga Serbia militariste  

Prandaj, nuk është koha për t’u “dëfryer”, për t’u sharë, për t’u kërcënuar  e diskualifikuar në ndjenjeset e Parlamentit të Kosovës, POR për të mbeldhur mendjen, se jeta e njerëzëve-çdo qytetari është në rrezik (Kjo është kryetema për të cilën, duhet të debatojnë kuvendarët dhe qeveria). Madje, këtë gjendje të rëndë (to be or not to be) po  e vështrisën, edhe rreziku perfid i strategjisë militariste të Serbisë, e cila me armatimin e saj modern të Rusisë seriozisht po e kërcënon  sigurinë dhe stabilitetin e Republikës së Kosovës.

Pra, këto janë 2 temat më parësore me të cilat duhet të merren intensivisht  dhe më se seriozisht si Qeveria, ashtu edhe Parlamenti i Kosovës, jo grackat  politizuese dhe polarizuese të disa eksponentëve partiakë, që të formojnë një “qeveri të re koalicioni” si antitezë të qeverisë aktuale me Albin Kurti në krye.

-Andaj, së PARI, të bashkohemi (pozitë + opozitë) ta shpëtojmë popullin nga KOVID-19 dhe Kosovën nga Serbia. Kështu, po na thërret edhe  porosia atdhetare e kësaj kënge patriotike të Shkurte Fejzës:

"Po iu jap një porosi,

Këmba e huaj keq iu rri,

Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,

Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

(Shkurte Fejza, artiste e merituar e popullit)

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"