Pse kaq e vështirë për demokracinë në Kosovë për ta larguar Thaçin dhe Mustafën?!

Pse kaq e vështirë për demokracinë në Kosovë për ta larguar Thaçin dhe Mustafën?!
Pse kaq e vështirë për demokracinë në Kosovë për ta larguar Thaçin dhe Mustafën?!

Skender Kapiti

  • 17 April 2020 - 17:11

Aq shumë konstatohet,flitet dhe faktohet e perceptohet negativisht nga opinioni publik, jurdik, politik, mediatik e intelektual i brëndshëm por edhe ai i jashtëm për Presidentin e Kosovës , Thaçi, dhe për kreun e LDK-së Isa Mustafa, por që si ka mundësi që demokracia kosovare nuk është në gjëndje as minimalisht për t’i dëbuar ata nga skena politike dhe nga pushteti.

Demokracia para se të jetë lojë pushteti, ajo presupozon dhe promovon vlerë, moral, dinjitet dhe ligj kundër antivlerave, amoralit, padinjitetit dhe antiligjit.Ku është dhe ku gjëndet demokracia shqiptare në raport me ato se çfarë duhet të jetë demokracia?!

Si është e mundur që demokracinë ta kapin e ta marrin peng disa persona  dhe një klan individësh. Demokracia është kornizë ligjore e cila e pastron veten e saj së pari  nga krimi dhe  korrupsioni.

Populli demokracinë ua beson aktorëve politik që janë partitë politike, por kur ato kapen nga interesat e një klani partiak , apo nga interesat e një klike politike gjthpartiake me lidhje korrupsioni atëhere asgjësohet së pari demokracia e brëndshme e partive politike, të cilat pastaj transplantojnë dhe e bartin jodemokracinë  dhe instalojnë në pushtet e qeverisje krimin, pabesinë dhe korrupsionin.

Në këto kushte populli e ka të vështirë që t’ua marrë demokracinë atyre të cilët ia kanë rrëmbyer atij atë. Dhe ky është shkaku se përse populli në Kosovë e ka të vështirë për ta larguar Thaçin dhe Mustafën, pasi të dy ata i kanë kapur dhe privatizuar së pari partitë politike kryesore, PDK-në dhe LDK-në,  të cilat e kanë dominuar Kosovën prej 20 vitesh. Këtë realitet e vetetoi më së miri edhe puçi i rrëzimit të qeverisë Kurti si rezultat i bashkëveprimit të këtyre dy partive kryesisht, të cilat, e kanë kapur dhe marrë peng demokracinë, ligjin,shoqërinë dhe shtetin.

Përballë kësaj gjëndjeje e vetmja rrugë që i ka mbetur popullit të Kosovës mbetet ndëshkimi me votë të lirë dhe demokratike i këtyre dy partive politike të Kosovës, pra rruga është mosvotimi dhe skualifikimi i tyre me votë, në mënyrë që ato të mos mund të përfshihen në pushtet për një kohë të gjatë, kohë e vlefshme dhe e nevojshme për ta kuruar politikën nga sëmundja e autokracisë, krimit e korrupsionit dhe për ta shëruar drejtësinë, shtetin dhe demokracinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"