Kosova ka nevojë urgjente për Qeveri të re, vazhdimi i LVV-së me qeverisje pa mandat e dëmton besimin e fituar në zgjedhjet e 6 tetorit

Kosova ka nevojë urgjente për Qeveri të re, vazhdimi i LVV-së me qeverisje pa mandat e dëmton besimin e fituar në zgjedhjet e 6 tetorit
Kosova ka nevojë urgjente për Qeveri të re, vazhdimi i LVV-së me qeverisje pa mandat e dëmton besimin e fituar në zgjedhjet e 6 tetorit

Blerim Burjani

  • 19 April 2020 - 13:01

“VV është duke e marr epitetin e subjektit politik më të pa dëshiruar në skenën politike, edhe pse në zgjedhjet e kaluara kishte fituar minimalisht nga LDK, në zgjedhjet e 6 tetorit, mirëpo pas situatës së krijuar me votimin e mocionit në Kuvend dhe mbetjes pa legjitimitet, këtij subjekti politik po vazhdojnë ti drejtohen akuzat për të gjithë dobësitë dhe sfidat me të cilat tash po ballafaqohet shteti i Kosovës, prandaj është me interes që sa më shpejtë që të gjendet zgjidhja për krijimin e Qeverisë së re”.

Profesori i së drejtës, njohës i legjislacionit Zgjedhor Blerim Burjani, konsideron se pas votimit të Mocionit për rrëzimin e Qeverisë nga Kuvendi i Kosovës, funksionimi i këtyre të dyja institucioneve në detyrë, Kuvendit dhe i Qeverisë, janë vetëm humbje kohe, prandaj sa më shpejtë që arrihet marrëveshje mes partive politike, për të gjetur zgjidhje, aq më mirë do të jetë për vendin. Burjani thekson se janë të kota dhe të pa kuptimta seancat e Kuvendit që po thirren nga partitë politike, pasi që Kuvendi është në shërbim të Qeverisë, kurse në rastin konkret, nuk ka Qeveri e cila e autorizon Kuvendin për të marr vendime ose anasjelltas, nuk ka Qeveri e cila i përgjigjet Kuvendit për punën e saj, sepse kjo e tanishme është pa legjitimitet.

“Nuk ka pasur nevojë fare për tu thirr Kuvendi, kur dihet se qeveria e ka bërë pakon emergjente, dhe për politika ekzekutive vendos qeveria. Kuvendi ka mundur të nxjerr ligj për masat e jashtëzakonshme, por e keqja është se shteti në këtë situatë nuk ka realisht fare qeveri, sepse kjo qeveri është qeveri e përkohshme në detyrë dhe nuk është legjitime për të marr vendime të mëdha as për të proceduar me nisma të reja ligjore, për çfarëdo veprimi”.Madje sipas tij, inicimi ose marrja e ndonjë vendimi me peshë të rëndësime nga ana e Qeverisë në këtë situatë pas marrjes së mandatit nga Kuvendi, mundë ta ballafaqon atë edhe me Gjykatën Kushtetuese, për tejkalim të autorizimeve dhe kompetencave kushtetuese. “Madje nëse merr vendime përtej kompetencave që i ka si qeveri në largim mundë të shkoj edhe në Gjykatë kushtetuese dhe vendimet e saj të anulohen. E keqja e madhe për vendin në këtë situatë është se de fakto dhe de jure shteti s’ka qeveri me kompetenca të plota kushtetuese, që nënkupton se mbajtja e mëtutjeshme e këtyre pozitave për një kohë të gjatë, pa u caktuar modaliteti i zgjidhjes së krizës institucionale është një lloj uzurpimi mbi shtetin sepse mungon legjitimiteti. Kjo pra është një arsye që kërkon zgjidhje urgjente të çështjes së krizës që është prodhuar, dhe kërkohet që sa më parë të zgjidhet një qeveri e re, për të liruar rrugë kjo Qeveri e shkarkuar nga ana e Kuvendit, që është Qeveri në ikje dhe nuk mundë të nxjerr vendime kundër kushtetuese”.

Përndryshe, sipas Burjanit, nëse do të vazhdon të zgjatë kjo gjendje me qeveri në detyrë, e shkarkuar nga Kuvendi me mocionin e ngritur nga LDK-ja, dhe nuk formohet një qeveri tjetër, imazhi i VV-së do të vazhdon të dëmtohet akoma më shumë sepse subjektet që e kanë shkarkuar Qeverinë Kurti do të vazhdojnë të bëjnë fushatë kundër qeverisë në largim, për ta akuzuar për uzurpim dhe veprime kundër kushtetuese. “VV është duke e marr epitetin e subjektit politik më të pa dëshiruar në skenën politike, edhe pse në zgjedhjet e kaluara kishte fituar minimalisht nga LDK, në zgjedhjet e 6 tetorit, mirëpo pas situatës së krijuar me votimin e mocionit në Kuvend dhe mbetjes pa legjitimitet, këtij subjekti politik po vazhdojnë ti drejtohen akuzat për të gjithë dobësitë dhe sfidat me të cilat tash po ballafaqohet shteti i Kosovës, prandaj është me interes që sa më shpejtë që të gjendet zgjidhja për krijimin e Qeverisë së re.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"