Hashim zeza po i bënë të gjitha këto provokime tinëzare e primitive

Hashim zeza po i bënë të gjitha këto provokime tinëzare e primitive
Hashim zeza po i bënë të gjitha këto provokime tinëzare e primitive

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 20 April 2020 - 10:53

“Shikoni se si i luan këto lojëra të pista dhe fëmijërore me dërgimin e letrave një pas një. Ky tellall i Brojes, a nuk po e sheh popullin që po vdes ditë për ditë!? Dhe si nuk i vjen turp të përmend edhe Kushtetutën e vendit dhe tani kërkon që Kosova të ketë një Qeveri hajnash, banditësh dhe vagabondësh. Kjo është ëndërr e tij, por harron ky cub se populli ka folur dhe nga frika që do të del në bankën e zezë për shumë mynxyra që i ka bërë vendit e popullit, prandaj dëshiron ta merr sërish në dorë shtetin dhe të bëjë shtet mafioz pa ligje e Kushtetutë, prandaj këta kryebanditë kanë frikë nga zgjedhjet e lira”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka zhvilluar së fundi edhe një takim të radhës me përfaqësues të vendeve të QUINT-t me të cilët ka diskutuar rreth situatës politike në vend, pas shkarkimit të qeverisë nga ana e Kuvendit, dhe përpjekjeve për formimin e Qeverisë së re të vendit. Edhe në këtë takim, sipas njoftimit zyrtar të lëshuar nga zyra për informim, mbetet të kuptohet se Presidenti Thaçi nuk ka ndërmend që ta shpërbëjë Kuvendin për të shpallë zgjedhje të reja, por do të shkon deri në fund, në qëndrimin e tij që dalja nga situata e krijuar të bëhet përmes formimit të Qeverisë së re, duke e kaluar mandatin te partia e dytë e renditur pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, pra te LDK-ja, subjekt politik që tani e ka marr mbështetjen edhe nga AAK-ja Nisma dhe minoritetet. E për këtë lobim të Presidentit Thaçi edhe me ndërkombëtarët, për të ja grabitur LVV-së mandatin në mënyrë arbitarte, dje formuar qeverinë e re pa zgjedhje të reja.Bisedimet e fundit të Hashim Thaçit me përfaqësues të vendeve të QUINT-it ka për qëllim përgatitjen e faktorit ndërkombëtar, që ta ketë në mbështetje për planin e tij veprues kundër kushtetues të kalimit të mandatit për formimin e Qeverisë nga LVV-ja tek LDK, duke e akuzuar Vetëvendosjen për mos bashkëpunim dhe mos përfillje të kërkesave të tij për ta caktuar një mandatar të ri për formimin qeverisë së re, pas votimit të mocionit kundër Qeverisë Kurti.

Thaçi ka shkruar në Facebook se me ambasadorin e Francës, e Gjermanisë, e SHBA-së, e Italisë dhe e Britanisë së Madhe, ka folur për zhvillimet në vend dhe se i ka njoftuar ata se është duke e pritur mandatarin për kryeministër, që duhet ta propozojë partia më e madhe në Kuvend.

Veprimi i Presidentit është vetëm edhe një hap tjetër drejtë realizimit të qëllimit për krijimin e një qeverije të re me shkelje serioze të kushtetutës.

“Hashim zeza të gjitha këto veprime që i bënë nuk janë asgjë tjetër pos veprimeve primitive, provokative dhe tinzare. Ky dilinxhi i vërbuar për pushtet dhe për hajni i bënë këto në kohën më të vështirë që po e përjeton vendi dhe populli, pra kjo që bënë nuk është asgjë tjetër përpos Idiotizëm. Ky hajvan me koke hapur tregon se është vepër e huaj kuislingësh që e bënë nga inati dhe për interesa të tija personale, prandaj nuk lë gur e dru pa lëvizur që të bëjë kundër diçka të keq e vendit. Ky hileqar e gjeti këtë kohë të trazojë popullin edhe pse populli e dha fjalën e vetë. Ndaj, ky hajvan me okë do të duhej të ndal yryshin që tash po mundohet t'ia hedh fajin VV kinse për mos pranim të marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë së re. Ky matrapaz disa herë e ka shkelur Kushtetutën e vendit dhe këtë po provon ta bëjë përsëri.

E për ta mbuluar shkeljen e Kushtetutës me veprimet që po planifikon ti realizon,Hashim Thaçi po dërgon letra, ftesa të njëpasnjëshme në adresë të LVV-së dhe Albin Kurtit, duke kërkuar me urgjencë emrin e një mandatari tjetër për formimin e Qeverisë, kërkesë kjo që vazhdon të refuzohet si e pa kohë dhe e pa nevojshme në situatën e tanishme nga kryeministri në detyrë Albin Kurti. “Shikoni se si i luan këto lojëra të pista dhe fëmijërore me dërgimin e letrave një pas një. Ky tellall i Brojes, a nuk po e sheh popullin që po vdes ditë për ditë!? Dhe si nuk i vjen turp të përmend edhe Kushtetutën e vendit dhe tani kërkon që Kosova të ketë një Qeveri hajnash, banditësh dhe vagabondësh. Kjo është ëndërr e tij, por harron ky cub se populli ka folur dhe nga frika që do të del në bankën e zezë për shumë mynxyra që i ka bërë vendit e popullit, prandaj dëshiron ta merr sërish në dorë shtetin dhe të bëjë shtet mafioz pa ligje e Kushtetutë, prandaj këta kryebanditë kanë frikë nga zgjedhjet e lira”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"