Tryeza e vonuar e Albin Kurtit!

Tryeza e vonuar e Albin Kurtit!
Tryeza e vonuar e Albin Kurtit!

Florim Zeqa

  • 21 April 2020 - 10:10

Sikurse lindja e parë qe ndodhi me vështirësi të mëdha  ashtu e rrita dhe zhvillimi i Qeverisë Kurti kapërcyen nëpër veshtirësi të mëdha.

Jetëgjatësia e kësaj lindje të parë të foshnjes (qeverisë) ndodhi për shkakun e mos kujdesit të duhur të Albin Kurtit ndaj foshnjes (qeverisë) dhe faktorëve të jashtëm atmosferik (politik) që ndikuan në vdekjen e parakohshme e të sapolindures 'Qeveri Kurti'.

Nga rënja në ngjizje të re

E imagjinoj dhimbjen e madhe të Kurtit për humbjen e foshnjes (qeverisë), por në asnjë rrethane nuk guxon ta humbas arsyen e të menduarit dhe logjikën e shëndoshë të veprimeve politike.

Pikërisht  në rrethana të vështira dëshmohet dhe sprovohet madhështia e njerëzve të mëdhenjë, me menaxhimin e dhimbjes dhe trazimit të brendshëm shpirtëror.

Pavarësisht faktit se shkaktarët e vdekjes (rënjes) së foshnjes (qeverisë) janë brenda shtëpisë (shtetit), nuk duhet t'i vihet flaka shtëpisë, përkundrazi duhet mbledhë forcë në tejkalimin e dhimbjes derisa të krijohen kushtet optimale për një ngjizje të re.

Që ngjizja e ardhshme të jet e shëndoshë dhe suksesshme, nevojitet dashuri e sinqertë dhe kujdes në lëvizje dhe veprime...

Për të mos ardhur deri tek deshtimi i dytë, Albin Kurti duhet të bëjë kujdesin maksimal në mos përseritjen e gabimeve në ngjizje, lindje dhe rritje të foshnjes (qeverisë) së dytë.

Për lindjen, rritën dhe zhvillimin e foshnjes (qeverisë) së radhës, kujdesi fillon nga zgjedhja e partnerit, respektimi i të drejtave dhe obligimeve të barabarta ndaj frutit të përbashket (marrëveshjes qeverisëse).

Tryezë e vonuar dhe e pavlerë

Sikurse tryeza e organizuar dje nga Albin Kurti, të ishte mbajtur në fillim të përhapjes së "Covid-19"-it në Kosovë, me siguri situatën do ta kishim më ndryshe,...foshnja (qeveria) do të ishte duke u rritur në djepin e saj dhe se edhe pak ditë do t'i kremtonim të gjithë së bashku 100 ditorin e lindjes së saj.

Tryeza e vonuar e organizuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti në të cilën kishte thirrur liderët e të gjitha partitë politike, për të diskutuar lidhur me situatën rreth pandemisë "COVID-19", përveqse e vonuar, na doli të jetë edhe pa vlerë.

Nxitimi i Albin Kurtit në marrjen e vendimeve dhe anashkalimi i spektrit politik me rastin e aplikimit të masave për parandalimin e pandemisë, i është kthyer në bumerang të madh.

Loja e dyfishtë e LDK-së

Në anën tjetër, ish partneri qeverisës i Albin Kurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës është duke i shfrytëzuar maksimalisht lëshimet e kryeminstrit, qoftë me prezencën e ministratrave të saj në qeveri, ashtu edhe me kundërshtimin e çdo veprimi qeveritarë, siq ishte aplikimi i ngurtë i masave të jashtëzakonshme për lëvizjen e qytetarëve e deri tek ai i pranimit të testeve për "Covid-19" nga Serbia.

LDK-ja, me mbajtjen e ministrave në qeverinë e dorëhequr, veprimet e të cilës i kundërshton vazhdimisht edhe atëherë kur nuk janë për t'u kundërshtuar, duke i mbajtur duart e zgjatura në dy qeveri; në atë të Kurtit dhe atë të "Thaçit" në ardhje është duke e bërë lojën e dyfisht dhe të pasinqertë.

Pavarësisht kompozimit të qeverisë dhe kryeministrit në ardhje, ajo do të jetë një qeveri e kontrolluar nga presidenti Thaçi, me një kryeminstër kukull që zbaton urdhëra nga lartë.

Thirrjet për trazira, ogur i zi për Kosovën

Deklarata e Kurtit "se në rast se në Kosovë krijohet një qeveri e re pa shkuar në zgjedhje, atëherë mund të ketë protesta masive në vend", janë paralajmërim i keq dhe oguzi për Kosovën

Tendencat për mbajtjen me forcë të pushtetit, gjegjësisht përmes shkaktimit të trazirave në vend, paraqesin rrezik të madh për shtetin e Kosovës.

E tillë ishte edhe thirrja disa ditëve më parë e kryetarit të Mitrovicës (anëtar i LVV-së); "Presidenti t’i shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje", e cila kishte provokuar reagime të spektrit të gjërë politik dhe mediatik, pakënaqësi dhe shqetësim të shoqërisë civile në vendin tonë.

LVV-ja nëse e mendon ngritjen e saj politike, atëherë duhet të shkëputet përfundimisht nga e kaluara e saj, përkatësisht nga praktikat e veprimeve të dhunshme.

Pavarësisht mënyrës komplotiste të shkarkimit të qeverisë, Albin Kurti duhet ta merrë me qetësi largimin nga pushteti. Duke nxjerrë mësimet e duhura nga kjo rënje, ngritjen duhet ta bëjë në mënyrë demokratike dhe civilizuese siq e bëjnë të gjithë liderët partiak në vendet e zhvilluara.

Jo vetëm LVV-ja, por të gjitha partitë politike duhet t'i ulin armët e vëllavrasjes, të ndërprejnë gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes nacionale.

Të pranohet realiteti dhe rregullat e lojës parlamentare

Të gjithë liderët e partive politike duhet ta kuptojnë një gjë, se betejat politike në shekullin 21 nuk fitohen me forcën e muskujve dhe as kërcënimin e armëve, por me forcën e argumenteve, me dije e mençuri, me tolerancë e bashkëpunim, me respekt e mirëkuptim, me humanizëm dhe dashuri njerëzore.

Deshëm apo s'deshëm ta pranojmë, është edhe një fakt tjetër, se kuvendi deri në (vet) shpërbërje e ka legjitimitetin e qytetarëve, pavarësisht rikompzimit të grupeve parlamentare në Kuvend.

Për fatin e keq të Kosovës dhe qytetarëve, të gjitha partitë janë bërë të njëjta, sikurse janë bërë përafërsisht të njëjtë të gjithë liderët partiak, të kthyer në  sundimtar dhe arrogantë në veprimet e tyre, duke injoruar njëri-tjetrin, shkelur ligjin dhe mohuar rregullat e demokracisë parlamentare.

Me këtë klasë politike të ndarë dhe të përqarë, të joshur pas posteve dhe privilegjeve të pushtetit, gërshërët e kasapëve të Ballkanit do të depërtojnë thellë në territorin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"