Jeni në kundërshtim me të drejtën, moralin dhe humanen

Jeni në kundërshtim me të drejtën, moralin dhe humanen
Jeni në kundërshtim me të drejtën, moralin dhe humanen

Shefik Shkodra

  • 23 April 2020 - 14:34

Pse po veproni në kundërshtim me të drejten qytetare?

Pse e çnderoni një pjesë të madhe të elektoratit, në këtë mënyrë edhe i provokoni?

Pse përpiqeni të bëni aq shumë intriga, nuk e thuani qëllimin?

Pse rekrutoni dhe investoni aq shumë në propagandë kundër një partie? 

Sikur të ishte presidenti dhe LDK, si sot me afrimin e të gjithëve, e edhe të atyre mini pàrtive, kundër së keqës nga kundërshtari shekullor, gjendja do të ishte më ndryshe për të mirë te ne. Mirëpo, të lidhur për interesin personal, ju dy klubet jeni duke shkatërruar nga themeli ndërtesën- shtetin e qytetarëve. Dikush do të mbetet përgjegjës historikisht! 

Dëshiroj që si individ të mbetem unë i gabuar! 

Ky koalicioni që është menduar të bëhet me uratën e LDK-s, një konglomerat, që tashmë është i njohur për opinionin e gjerë publik, të brendshëm dhe të jashtëm, me "etiketimet" e tyre, për keqpërdorime derisa ishin në pozita në institucione të qeverive nga e kaluara është  i papranueshm për qytetarët, sa êshtë vërejtur deri në këtë kohë. Krytari i LDK-s dhe presidenti Republikës e bën edhe një puç të dytë, edhe atë me nguti. Kjo përbërje nuk do të sjellë asgjë të re, pos provokimeve të hapura, irritimeve e frustrmeve të qytetarëve, në mënyrë zingjirore. Prej këtyre s'do të ketë kurrfarë garancie në asnjë pikëpamje. Këta janë ata të djeshmit. Disa mezi kanë kaluar pragun në zgjedhje, ndoshta edhe s'e kanë kaluar fare?!

Nuk mund të besohet se, për disa muaj, janë personat e ndryshuar në vetveten e tyre dhe se do të sjellin rend, në këtë kohë pandemie, dhe në asnjë kohë. Këta ishin nëpër institucione deri më tash. Korrupsioni dhe nepotizmi nuk pat të ndalur. Kjo është parë nga të gjithë qytetarët e vendit, por edhe nga të jashtmit, ata të interesuarit. Për këtë u bën zgjedhjet. Por këtë e abstrahuat dhe ua mohuat qytetarëve. Kur po shihet se po pastrohet terreni nga të korruptuarit dhe nepotizmi shumë i dukshëm, nga ju (LDK PDK AAK), menjëherë i afruat edhe do farë pakicash sa për ta ngritur dorën (sa për ta lozur vallen sipas melodisë tuaj- shumë bajate). Këto keqpërdorime janë të pranishme qe tridhjetë vite e më tepër për dikë dhe, sidomos pas përfundimit të luftës për këta të tjerët.

Bartësit e të gjitha të këqijave janë, më parë nga LDK në krye me Isa Mustafen dhe pastaj PDK, AAK, etj. Këta, qëllim parësòr kanë mbrojtjen e vetvetës dhe "fryteve" të akumuluara qe sa kohë, sigurisht me mbështetjen e prokurorive dhe gjykatave, të instaluar nga vetë ju, që e mbani pushtetin qe njëzet vjet, në emër të patriotizmit (shprehje shumë e përbaltur tashmë), herë me kërcënime e herë me kundërshpërblime. Bërët e zhbërët...

Për një qeveri tjetër, për një kthim të vjetër 

Klubi i LDK-s me Isa Mustafen dhe ai i presidentit Hashim Thaçi, e konstruktuan një kthim prapa, ndoshta edhe jashtë kushtetutës së vendit, për mëkambjen e korrupsionit dhe krimit në këtë vend, më të varfurin në Europë. Qytetarëve ua rrëmbyen të drejtën e votës dhunshëm, dhe këto dy klube, dualën lakuriq jashtë kornizave civilizuese dhe të demokracisë e kushtetutës së Kosovës. Njëherë me përgatjen e mocionit dhe së dyti, me ngut në formimi e një qeverie tjetër, çfaredo, veç për Thaçin dhe Isen. Ose nuk kanë dije ose po duan që ta shkatërrojnë tërësisht Kosovën, por qëllimi është pak sa abstrakt për masen. Këto janë vetëm rrënime dhe provokime të qytetarëve. Nëse shkohet me persona të pastër, nuk besoj se këta janë ata të duhurit e të  qëlluarit. 

Propanda e përhapur në opinionin publik 

Ç'janë këto këto pallje të këtyre (disa) analistëve nëpër këto dritarët shqip? Çfarë analize është ajo me kualifim të personit"diktator", nazi fashist", etj. Ku po mbështet ky zgjeba me këto kualifikime? S'meritojnë t'u bëhet analizë këtyre dallkaukëve, të dalë si këpurdhat pas shiut. Propanda e pallavraxhijve ishte edhe në kohën e regjimit absolut të Serbisë me Milosheviqin, që më vonë mori qindra mijëra shpirtëra nëpër republikat jugosllave.

Problemi është me ne, brenda Kosovës 

Jemi pa unitet, sepse jemi pakurrizor. Jemi veç tiketa e nënvlerësime njëri-tjetrit...

Askush prej shqiptarëve nuk është kundër Amerikës dhe amerikanëve. 99%, jam i binder për këtë. Unë nuk besoj në këtë, pos një propagande nga vetë shqiptarët, se, tash është fundi, kataklizmi! Nuk besoj as në ngutjen e diplomacisë e politikës të shtetit amerikan. Kjo shpejtësi për dialogun me Serbinë është kërkuar nga serbët dhe shqiptarët, nga Prishtina dhe Beogradi. Ndoshta janë të lodhur...Mirëpo, ju keni humbur besimin te qytetarët. Nëse ka ekzistuar "shkopi" mbi kokë, presidenti me këto klubet e vjetra është dashur që të bashkëpunojë më me kujdes e pa hile me partitë tjera dhe qytetarët. 

Me këto veprime që i keni bërë dhe jeni duke i bërë, në këtë rast LDK dhe presidenti, shihet qartë se, ju nuk jeni për mbrojtjen e këtij vendi dhe qytetarëve. Çështja humane, morale dhe ligjore është shumë larg prej jush. Po të vinte ndonjë urdhër nga ndonjë aleat i jonë,  me rekomandime për të zhdukur një pjesë të qytetarëve, ju pa një pa dy, sipas këtyre veprimeve të sotme, do ta pranoni urdhërin me nxitim vetëm, me kusht, që t'u garantohet pushteti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"