Politika kosovare Dreqin në stomak e kanë binak

Politika kosovare Dreqin në stomak e kanë binak
Politika kosovare Dreqin në stomak e kanë binak

Ragip Guraziu

  • 23 April 2020 - 14:46

Sidomos pas pavarësise së Kosovës, që tani u bënë 12 vjet, politikës kosovare; ju ka hy Dreqi përfundi, nuk do i lajë as Sopuni''. Më së miri dëshmon rasti i fundit,që filloi mes dy subjketeve politike, që nga zgjedhjet e jashtëzaknëshme paralamentare të 6 tetorit të vitt të kaluar, me votën e qytetarëve,Vetëvendosje doli si subjketi politik,fitues i pari,por edhe Kryeministri  i shkarkuar në detyrë,si më i votuari nga gjitha klasa politike kosovare,dhe LDK-ja si fituese e dyta me radhë,po ashtu, me kryeparlamentaren në detyrë, por e shkarkuar, Vjaosa Osmani, e dyta pas Albin Kurtit.

Derisa liderët tanë zihen në mes vete, Vuçiq;  punëson 75 mjekë e 200 infermierë serbë në Kosovë

Siç u bë publike, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, përsëriti qëndrimin e vartësit të tij Marko Gjuriqit që dje njoftoi për pranimin në punë të 75 mjekëve dhe 200 infermierëve në institucionet shëndetësore siç i quajnë ata ‘mjedise serbe’ në Kosovë, kjo një shpërfillje e hapur ndaj institucioneve kosovare.

“Ne paguajmë shumëçka në Kosovë e Metohi që të mbajmë një pjesë të njerëzve dhe jo për shkak se të gjithë po kryejnë të gjitha detyrat, siç e dini. Këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen” tha presidenti serb Vucic sot.

Ai komentoi njoftimin e drejtorit të të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë e Metohi’ në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç për pranimin urgjent të 75 mjekëve dhe 200 infermierëve në punë në institucione shëndetësore në Kosovë duke e quajtur ‘sistemi ynë shëndetësor’.

“Duam që të përforcojmë sistemin tonë shëndetësor. Posaçërisht duam të forcojmë atë në Mitrovicën e Kosovës dhe atë në Graçanicë. Graçanica do të mbulonte Kosovën qendrore, Mitrovica e Kosovës do të mbulonte veriun e Kosovës dhe Metohisë, por këtë do ta bëjmë edhe në të gjitha mjediset serbe- nga Pasjani e të shohim se çfarë mund të bëjmë në fshatrat e Metohisë, para së gjithash për ambulancat dhe pagesës së mjekëve”.

Zyra e ashtuquajtur për ‘Kosovë e Metohi’ kishte hapur konkurs për mjekë dhe infermierë e teknik të papunësuar që të paraqiten për marrëdhënie pune pa afat të caktuar që e ka lëshuar Ministria e Shëndetësisë së Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës.

Nga kjo zyrë kishin porositur se për një kohë të pacaktuar, në përputhje me urdhëresën e ministrisë së shëndetësisë në ‘Qendrën spitalore në Mitrovicën e Kosovësi do të pranohen 45 mjekë dhe 120 infermierë e teknik, në ‘Qendrën mjekësore Gjilan 15 mjekë dhe 40 infermierë e teknik, në ”qendrën spitalore Prishtina në Graçanicë 15 mjekë dhe 40 infermierë e teknik.

Kosova i Metohija e Vuçiqit,falë kësaj politike kosovare që dita -ditës,veqse po dështon totalisht.

Dëshmi të bollshme për të burgosur Ivan Todosijeviqin

Edhe pse kishte dëshmi të bollshme për të burgosur Ivan Todosijeviqin, që deklarata e tij vitin  kaluar bëri bujë për ''Masarkën e Reçakut'',e cila ishte njëra ndër masakrat që mori jehonë nga e gjithë bota. Shkarkimi nuk ia vlen, por burgimi, kerkuam ne qytetarët nga qeveria,por Ivan Todosijeviq u la i lirë.

Kjo është fytyra e institucioneve të Kosovës,sidomos ata që po udhëheqin me Kosovën,se kush ka menduar se edhe pas 201 viteve,12 vite si shtet, bile edhe me Kushtetutë,që po shkelet me të dy këmbët nga vendorët dhe nga agresori i përbetuar të shqiptarëve,me shekuj, serbët e ardhur nga Karpatet e Rusisë, që së fundi, ta marrë guximin një serbosllav që shqiptarët e ledhatonin deri tani, sidomos qeveritarët, të dalë me deklaratat e t'ia bujë për 'Reçakun', e cila ishte njëra ndër masakrat që mori jehonë nga e gjithë bota. Shkarkimi nuk ia vlen, por burgimi....

Kështu së pari po dëshmohet se çfarë institucione shtetërore ka Kosova duke filluar nga Qeveria, e deri te institucionet e fundit, se me të vërtetë na bëtë horë para e gjithë botës.

Shkarkimi nuk ia vlejti kësaj radhe, edhe pse me të shpejtë është reaguar edhe me vend,por burgimi për këtë ministër,Ivan Todosijeviq nevojitet domosdo, por nuk e di se a do të gjendet ndonjë prokuror shqiptar ndokund se edhe ata ju i keni futur nën sqetullat e politikës suaj.

Ofendimet e këtij ish ministri janë përtej kufijve njerëzorë. Një porosi për pushtetarët tanë... dhe ekipin negociator për bisedime Kosovë-Serbi. Termi Kosova i Metohija të fshihet njëherë e përgjithmonë, të shuhet Lista Serbe në veri të Mitrovicës, dhe të shtrihet Kushtetuta e Kosovës në tërë territorin e saj dhe në gjithë komunat e së pari të jenë simbolet shtetërore. Të largohen kriminelët serbë dhe ata që kanë bërë masakra në Kosovë, vendin e kanë në Serbi jo në Kosovë...

Në Kosovë është ndërtuar kultura hipokrite e të mbajturit të pushtetit me të gjitha mjetet, qoftë me gënjeshtra e mashtrime, premtime të pambajtura, siç është instaluar edhe kultura e ardhjes në pushtet, po kështu me të gjitha mjetet. Duket se këta politikanë janë në gjendje ta shkatërrojnë shtetin, e të mos heqin dorë nga privilegjet e pushtetit dhe kolltukut të butë. Mirëpo, qytetarët si duket janë vetëdijesuar më në fund që këta pushtetarë t'i dënojnë me votë, meqë ata i kanë sjellë dëme të mëdha qytetarëve. E tërë kjo po ndodh, për shkak se shteti është i kapur dhe kjo gjendje nuk do të ndryshojë me këtë pushtet të korruptuar. Shteti i kapur s'ka si të veprojë ndryshe. Tani gjendemi para një barrikade që po e izolon vendin. Nuk janë të aftë as pozita e as opozita për të biseduar dhe për të gjetur alternativat e daljes nga kjoë gjitha qeveritë u dëshmuan si një bandë korruptive Tanimë po dihet se ky virus politik është bërë kancer për udhëheqësit politikë kosovarë dhe ka përfshirë institucionet tjera shtetërore, si Qeverinë, Parlamentin, Presidencën dhe jemi tani këtu që jemi...

Korrupsioni ka ndikuar te këto institucione shtetërore të Kosovës, që ta harrojnë interesin e popullit, në emër të të cilët flasin. Të gjitha qeveritë deri te kjo tani e fundit kanë dështuar në luftimin e korrupsioni, që shpesh kemi dëgjuar nga ta kushdo qoftë që vinte në pushtet, 'zero korrupsion'. Ka shumë kohë që shoqëria në Kosovë ka dëgjuar nga udhëheqës të institucioneve të shtetit, mekanizma të thirrur për luftimin e këtyre fenomeneve, zotime për tolerancën zero ndaj korrupsionit, por deri tani asgjë, sepse nuk ekzistoi nga askush një vullnet dhe ndërgjegje për të luftuar këtë fenomen, edhe pse shumë takime zero rezultat. Korrupsioni dëmton proceset demokratike dhe në veçanti godet sundimin e ligjit. Korrupsioni e prek cilësinë e jetës së qytetarëve tanë, shkatërron qelizat kryesore të shoqërisë dhe çon drejt fenomeneve të tjera të rrezikshme. Asnjë Qeveri deri më tani në Kosovë nuk pati sukses në ndalimin e korrupsionit që është bërë virus për politikën kosovare,dhe lë të kuptojë se nuk ka fuqi që të ndal këtë sëmundje të shëmtuar,qoftë ai edhe president, kryeministër apo ndonjë zyrtar tjetër.

Deri sa lideret tanë po zihen në pes vete për pushtet, u ep shansa Serbisë dhe Vuçiqit, siç u bë publike, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përsëriti qëndrimin e vartësit të tij Marko Gjuriqit që dje njoftoi për pranimin në punë të 75 mjekëve dhe 200 infermierëve në institucionet shëndetësore siç i quajnë ata ‘mjedise serbe’ në Kosovë, kjo një shpërfillje e hapur ndaj institucioneve kosovare.

Sidomos pas pavarësise së Kosovës, që tani u bënë 12 vjet, politikës kosovare; ju ka hy Dreqi përfundi, nuk do i lajë as Sopuni''. Më së miri dëshmon rasti i fundit,që filloi mes dy subjketeve politike, që nga zgjedhjet e jashtëzaknëshme paralamentare të 6 tetorit të vitt të kaluar, me votën e qytetarëve,Vetëvendosje doli si subjketi politik,fitues i pari,por edhe Kryeministri  i shkarkuar në detyrë,si më i votuari nga gjitha klasa politike kosovare,dhe LDK-ja si fituese e dyta me radhë,po ashtu, me kryeparlamentaren në detyrë, por e shkarkuar, Vjaosa Osmani, e dyta pas Albin Kurtit.

Por edhe pse menduam ne qytetarët se me Albinin,që donim ta provonim,ymyti i fundit për qutetarët e Kosovës,u shkarkua kjo qeveri Kurtit ende ma i bë 2 muaj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"