Për politikanët shqiptarë “demokracia” është liri për tradhti

Për politikanët shqiptarë “demokracia” është  liri për tradhti
Për politikanët shqiptarë “demokracia” është  liri për tradhti

Skender Kapiti

  • 24 April 2020 - 13:26

Për politikanët, kryepartiakët dhe pushtetarët shqiptarë demokracia për ta është liri dhe e drejtë për të mashtruar,  gënjyer, vjedhur  e tradhtuar; dhe prej tradhtisë askush prej tyre as nuk ka pësuar e as ndëshkuar, por pëkundrazi ata më së shumti kanë përfituar, sunduar dhe janë pasuruar. Tradhtia e tyre është pabesi, është mosmbajtje e fjalës  së dhënë dhe e as të premtimeve.

Tradhti është kur mashtron dhe kur gënjen për të mashtruar popullin dhe publikun.

Tradhtia është imoralitet,  amoralitet, demagogji, mosmirenjohje, hile, djallëzi dhe hipokrizi.  Tradhtari bën tradhtinë  për interesin e vet, duke  bërë mirë edhe servilin si dhe punën e agjentit, shërbëtorit dhe të argatit  te të huajt për të pasur strehë, siguri dhe  mbështetje te ata dhe që ua shet tradhtinë si mburrje dhe si “imazh” e presion politik bashkëkombasve të vet.

Tradhtia politike është ajo e cila keqpërdor, shfytëzon dhe matrapazon e shet demokracinë,ligjin,drejtësinë, miqësinë  dhe  interesin e përgjithshëm, atë publik e kombëtar për interesin personal.

Tradhtia e politikanëve, kryetëparëve politik dhe të pushtetit por edhe e mediave,televizioneve dhe gazetave, gazetarëve, opinionistëve dhe e  mercenaro-intelektualëve  materialiste në Shqipëri sidomos, por edhe në  Kosovë, përgjithësisht te shumica e tyre tradhtia është edhe servilizëm, nënshtrim dhe bindje ndaj vesit, paturpësisë, manipulimit, korrupsionit  dhe ndaj pushtetit të së keqes për përfitime, pasuri,  hajni, korrupsion e rehati.

Tradhtia e tyre  është edhe injorancë por edhe inteligjencë dhe egoizëm bastard e negativ; është personalitet i njerezve me zhvillim psiqik të shtrembër, i njerezve shpirtlig dhe nihilistë.

Pra, tradhtia e politikës në pseudodemokracinë shqiptare është ajo që pjellë   të gjitha poshtërsitë, është deri edhe edhe krim, edhe vjedhje. Tradhtia është arma efikase e politikës, dhe sidomos e shumicës dërrmuese  e  politikanëve, kryetëparëve të partive dhe pushtetarëve shqiptarë. Tradhtia e tyre është edhe shpifje dhe akuzë për tradhti kundër jotradhtisë, aftësisë, talentit e dhuntisë, kundër  patriotizmit dhe ndershmërisë.

Tradhtia është pusi e zezë, intrigë,  pritë dhe kurth i mjeranëve, frikacakëve dhe burracakëve. Tradhtia  e politikaneve shqiptar në demokraci është dhe përdor  e fshihet pas maskës së idealit, moralit, patriotizmt e përkushtimit servil e fals.Popujt të cilët e falin tradhtinë  dhe politikën e tradhtisë vuajnë me meritë pasojat e tyre. Fatkeqësisht shqiptarëve nuk u janë ndarë tradhtitë, e sidomos tradhtia politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"