Kush janë armiqt më të mëdhenj?!

Kush janë armiqt më të mëdhenj?!
Kush janë armiqt më të mëdhenj?!

Skender Kapiti

  • 25 April 2020 - 11:06

Armiqtë më të mëdhenj janë ata të cilët për të vjedhur manipulojnë dhe shfrytëzojnë revolucionin, protestën, demokracinë dhe luftën, sakrificat  dhe patriotizmin e kombit.

Pra, armiqtë më të mëdhenj janë hajdutët,  janë ata që edhe luftojnë, por, me luften duan ta justifikojnë veten e tyre, qëllimin e tyre të  vetëm: për të përfituar pushtet e pasuri.

Këta janë më të rrezikshëm se sa armiku që është  përballë.

Armiq të mëdhenj janë ata që me patriotizmin maskojnë tradhtinë; me humanizmin maskojnë shpirtligësinë; me premtimet fshehin mashtrimet; me moralin fshehin e maskojnë amoralitetin dhe me drejtësinë fshehin krimin dhe hajninë.

Armiqt më të mëdhenj janë edhe ata të cilët për shkak të ndonjë merite mendojnë se justifikojnë poshtërsitë, pabesitë, hajnitë, grabitjet dhe padrejtësitë e tyre.

Por armiqt më të mëdhenj janë ata që kundër historisë dhe kunder popullit të vet i bënë dhe i bëjnë miq e madje edhe vëllezër ata që janë armiq të shqiptarve dhe të Shqipërisë e Kosovës. Armiqt e shqiptarëve janë: ishmiqt e Pashiqit; ish miqt-vëllezër të Miladinit, Mugoshës, Titos e Stalinit;ishmiqt e Gligorovit, Arkanit dhe Bulatoviçit,   dhe sot armiq jane ata  që janë miq e jarana  të Vuçiçit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"