Këto janë gabimet e Albin Kurtit që ja murrën Qeverinë nga dora

Këto janë gabimet e Albin Kurtit që ja murrën Qeverinë nga dora

Gani Qarri

  • 25 April 2020 - 11:12

“Dëmet e mëdha që i ka shkaktuar Kosovës ky njeri për kohë kaq të shkurtër duke u konfrontuar hapur me SHBA-të, dëshmojnë se është koha e fundit që si lideri më i votuar politik në vend, të ndryshojë sa më parë kursin sa i takon politikës së jashtme, sidomos asaj amerikane, për faktin që dihet mirëfilli se pa mbështetjen e SHBA-së, vetëm me Evropën e përçarë, Kosova jo vetëm që nuk do të mund të çlirohej e fitonte lirinë nga regjimi totalitar okupator serb, por as nuk do të arrinte të forconte subjektivitetin e vet ndërkombëtar dhe sigurimin e njohjeve që kemi deri më tani, pa një lobim të fuqishëm dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Amerikës dhe aleatëve perëndimor në BE.

Ndaj gabimet adoleshente të Kurtit në politikën e jashtme dhe veprimet apriori të tij në politikën e brendshme, udhëheqje të shtetit dhe qeveri, janë pasojë e mungesës së ekipit profesionistë të këshilltarëve dhe paaftësisë së tij pikërisht në rrafshin ë marrëdhënieve ndërkombëtare, si shtylla kryesore e qëndrueshmërisë politike dhe ekonomike të një shteti”.

Qeveria e ish koalicionit LVV-LDK, në historikun e institucioneve të Kosovës në këto dy dekada në liri, mbase edhe më tutje në zhvillimet e së ardhmes, do të mbetet e shënuar për historinë politike në vend, si një nga qeveritë më jetëshkurtra që ka pasur dhe do të ketë shteti i Kosovës, edhe pse shikuar nga këndvështrimi tjetër, ai i mbështetjes qytetare dhe disponimit ndërkombëtar për ndryshime, kjo Qeveri i pa si shpresë për ndryshime pozitive dhe zhvillim të vendit.

Mirëpo analistët politik vlerësojnë se mungesa e përvojës në jetën institucionale dhe në Qeverisje, nga grupimi i ri politik LVV-ja, dhe lideri i saj Albin Kurti në pozitën e Kryeministrit, bëri që në fillim të mandatit të ndodhin disa gabime serioze, sidomos në raportet e bashkëpunimit ndërkombëtar, prandaj këtë dobësi e shfrytëzuan oponentët politik brenda koalicionit dhe jashtë tij opozita, për të ushtruar një grusht shtet dhe marr pushtetin akoma pa i mbushur dy muaj pune në qeverisje, pas votimit të kabinetit qeveritar në Kuvendin e Kosovës.

Pse filozofja politike e kryeministrit Kurti kishte mbështetje të madhe qytetare dhe ndërkombëtare, ajo dështoi të jetësohet në praktikë sepse nuk kishte ekip të mirëfilltë në këshill dhënie dhe në qasje sidomos në raport me ndërkombëtarë, që në rastin e Kosovës, si aleat të shtet bërjes, kanë rol dhe ndikim edhe në ecurinë e brendshme të stabilitetit të shtetit.

Gabimi fatal i kryeministrit Kurti ishte qasja e gabuar dhe vlerësimi jo i qëlluar ndaj interesave amerikane në rajon dhe në Kosovë, prandaj kundërshtarët e Kurtit përgatitën me të shpejtë grusht shtetin para të cilit nuk arriti të mbrohet kreu i Qeverisë së Kosovës dhe lideri i VV-së Albin Kurti.

“Gjendja e krijuar kaotike në vend pas ardhjes së Kurtit në krye të Qeverisë, po dëshmon se Kosovës i duhet një burrështetas i zgjuar dhe kryeministër i vetëdijshëm i cili vendimet i merr në bazë të një projekti studiuar mirë dhe platforme të mirë përgatitur nga një grup profesionistësh politik e jo të veproi ad-hoc dhe kokë më vete, duke konfrontuar vendin edhe me shtetet mike dhe fuqitë më të mëdha ndërkombëtare, pa mbështetjen e të cilave vendi nuk mund të qëndrojë as zhvillohet dhe ecë përpara. Me sjelljet e pamatura,vendimet apriori dhe inskenimet fetare nga pozita e kryeministrit të një vendi laik, Kurti po rrezikon që të humbë mbështetjen e madhe ndërkombëtare, që kishte në fillim të mandatit, pikërisht për shkak të gabimeve trashanike që po i bënë jo vetëm në hapa,por edhe në veprime të pamatura duke hapur debate konfrontuese e polemika në distancë edhe më zyrtarët më të lartë të të SHBA-ve”.

E këto konstatime të tija Qarri i bazon duke u mbështetur në disa intervista të “forta” që kryeministri në detyrë Kurti i ka dhënë për mediet prestigjioze ndërkombëtare, në mesin e të cilave edhe për mediumi britanik, “The Guardian”.Sipas këtij medium Kurti pretendon se Richard Grenell ka shtyrë përpara votimin që rrëzoi qeverinë e tij e cila sipas Kurtit nuk u përmbys për asgjë tjetër, por thjesht sepse Ambasadori Grenell dëshironte me nxitim nënshkrimin e një marrëveshje me Serbinë.

“Dëmet e mëdha që i ka shkaktuar Kosovës ky njeri për kohë kaq të shkurtër duke u konfrontuar hapur me SHBA-të, dëshmojnë se është koha e fundit që si lideri më i votuar politik në vend, të ndryshojë sa më parë kursin sa i takon politikës së jashtme, sidomos asaj amerikane, për faktin që dihet mirëfilli se pa mbështetjen e SHBA-së, vetëm me Evropën e përçarë, Kosova jo vetëm që nuk do të mund të çlirohej e fitonte lirinë nga regjimi totalitar okupator serb, por as nuk do të arrinte të forconte subjektivitetin e vet ndërkombëtar dhe sigurimin e njohjeve që kemi deri më tani,pa një lobim të fuqishëm dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Amerikës dhe aleatëve perëndimor në BE.

Ndaj gabimet adoleshente të Kurtit në politikën e jashtme dhe veprimet apriori të tij në politikën e brendshme, udhëheqje të shtetit dhe qeveri, janë pasojë e mungesës së ekipit profesionistë të këshilltarëve dhe paaftësisë së tij pikërisht në rrafshin ë marrëdhënieve ndërkombëtare, si shtylla kryesore e qëndrueshmërisë politike dhe ekonomike të një shteti”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"