Shteti, virusët dhe mëngjeset tona ?!

Shteti, virusët dhe mëngjeset tona ?!
Shteti, virusët dhe mëngjeset tona ?!

Skender Mulliqi

  • 25 April 2020 - 12:36

Kur të kalon pandemia , është interesant të shohim së si atë mëngjes do të zgjohemi dhe së si do të ndihemi?Dhe ku.Çka do të ndodhë në mëngjeset  në vazhdim?Kjo edhe është e vetmja e pyetje e cila sot ka kuptim.Se, virusi do të kalon, dhe neve sigurisht  do të flasim për veten, e jo për virusin.Ata të cilët e kan përjetuar këtë të ligë, sigurisht së do të flasin së çfare fati kan pasur që kan shpëtuar .

Shumë  kujtime do të na sillën në kokë nga koha e karantinës.Nuk do ti harrojmë ata për të cilët kemi ndëgjuar së kan ikur nga kjo botë nga virusi.Për shumë kënd jeta do të jetë më ndryshe, do të kemi një gjendje shpirtërore më ndryshe, kjo lëngatë sigurisht do të lënë gjurmë të pashlyera në trurin tonë… Të gjitha këto përjetime  nuk do të jenë  barrë e lehtë. Njeriun e këtij nënqielli e përcollën gjatë këtyre viteve edhe shumë përjetime nga lufta. E këto perjetime të jetës jo të mirë në kushte të lirisë  nuk po ndalën . Nuk ka gjë më vështirë kur sheh para vetit së të fortit e politikës grabisin çdo gjë  para syve  tanë . Kjo po zgjatë që nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Dikush ka grabitë një televizor, e dikush të gjithë televizorët.Dikush një lopë , e tjerët gjitha fermat.Dikush  një laps e dikush  fabrikën …

Ku ka mundësi të bëhët shteti pa mund e ndjersë! Nuk ka lumturi, edhe pse e fituam shtetin tonë?!Rastin për të bërë shtet e kemi pritë  më decenie, por që nuk po dijmë ta  shfrytëzojmë .Fjala shtet do të thotë shumë. Është nocion pa dyshim i gjërë  .

Shteti nuk bëhët  pa besuar në asgjë , e as në Zot.

Shtet kur  çdo komunë e ka Zotin e vet.

Shtet kur gjithëqka nga e kaluara jonë nuk vlenë.

Shtet kur nuk sundon si duhet rendi dhe ligji.

Shtet ku dënohen dhe rrahën gazetarët.

Shtet ku lulëzon krimi dhe korrupcioni.

Shtet ku lirohen kriminelët.

Shtet ku ministra dhe deputete bëhën analfabetet potencial.

Shtet me milionerë  më para të popullit.

Shtet ku korporatat po i zëvëdësojnë partitë .

Shtet ku njeriun e ndërshem e trajton si mut.

Shtet ku ikin rinia kah ju shohin sytë.

Shtet ku shkrimtarët dhe intelektualet rrëshqasin nga të dhierat e politikanëve.

Shtet ku nuk ka industri.

Shtet ku nuk ka turizem dhe bujqësi.

 Shtet ku ka vdekur kultura dhe arti.

Shtet ku pak kush lexon.

Shtet ku mund të punësohesh veq nese bëhësh servil dhe më para.

Shtet ku univerzitetet funksionojnë si supermarketet.

Shtet ku diplomat shitën më kilogram.

Shtet me shumë  medie të kontrolluara nga politika .

Shtet ku sportistët mvaren nga menagjerët.

Sportistët dhe këngëtarët që po na mbajnë gjallë krenarinë.

Shtet ku  për një cikerrimë shkon në burg.

Shtet ku vjedhen milonat e shkon  në Dubaj.

Shtet që nga themeli duhet ndërtuar.

Ne një shtet të tillë po zgjohemi në çdo mëngjes.

Kemi pasur mundësi që të kemi shtet shumë më ndryshe, më të mirë…

Na duhet shtet, ku mëngjeset tona, janë të bukura, dhe shumë më të lumtura, për të gjithë…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"