Kur shpëtimin e gjeni në gjirin e armikut humbet krenaria

Kur shpëtimin e gjeni në gjirin e armikut humbet krenaria
Kur shpëtimin e gjeni në gjirin e armikut humbet krenaria

Dr. Hysni Aliu

  • 25 April 2020 - 21:44

Deklaratat e Shkëlzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë z Albin Kurti sjellin në pah një realitet të hidhur që po mbizotëron politikën e Kosovës. Qe një kohë të gjatë Vuqiqi nëpërmes Listës Serbe ka qenë përcaktues i koalicioneve qeveritare, sidomos qeverisë Haradinaj e tash se fundmi qeverisë se mundshme Hoti e cila sërish do të jetë e varur plotësisht nga Vuqiq dhe të deleguarit e tij, nga Lista Serbe.

Kjo tregon që politikanët tanë që po sundojnë qe 20 vite, i kanë harruar tërësisht ato që beri Serbia ndaj popullit të vetë, së paku kështu po japin të kuptojnë me veprimet e tyre, dhe varësin nga Vuqiqi e Lista Serbe.

Ndoshta edhe nuk i kanë harruar të bërat e Serbisë, por, paraja dhe benefitet tjera si rrjedhojë e këtij bashkëpunimi me Listën Serbe e Vuqiqin, po ua errëson vetëdijen dhe po ua çrregullon egon, duke mposhtur atdhedashurinë si një prej gjërave që në themel duhet të takoj secilit individ e posaçërisht atyre që rrokën armën për të luftuar për atdheun e tyre. Ky popull ka ardhur në një situatë, ku, po donë të lirohet nga këta sundues që fatkeqësisht rrënjët i kanë tek më e lavdishmja jonë UQK ja. Po e tregoj një përvojë personale, për herë të pare publikisht. Kur gjykata e Hagës ngriti aktakuzën ndaj Haradinajt, unë isha pranë sofrës duke ngrënë bukë, dhe posa e dëgjova këtë lajm në TV, sikur më mbeti në fyt kafshata, edhe pse i rritur dhe shumë i qëndrueshëm ndaj vajit, fillova të qaj, të njëjtën e beri edhe motra ime e cila ishte pranë meje. Këta njerëz që aq shumë patën respekt dhe i admiruam, tani e kanë sjellë vetes dhe ushtrisë së cilës i takuan në një pozitë që, populli po donë të çlirohet nga ta. Kjo po më dhemb shume, por edhe kam inate ndaj Serbisë, e cila ja arriti që dashurinë e madhe ndaj këtyre figurave të luftës, nëpërmes manipulimeve dhe joshjeve që ju bëri, ta kthen në indiferencës, për mos të thënë në urrejtje ndaj tyre.

Në politikë, ose të gjithë luajnë lojën fer ose të gjithë qesin ndërskamca.

Gjersa, të gjithë u bënë bashkë për ta rrezuar qeverinë e shpresës, duke lidhur koalicion me të deleguarit e Serbisë në Kosovë Listën Serbe, nga e cila do jetë e varur qeveria e ardhshme, atëherë edhe qeverisë në detyrë, nuk i mbetet tjetër veçse ta shfrytëzoj armikun e Kosovës për të luftuar kundërshtarët e qeverisjes së shpresës. Pra ashtu siç këta të luftës po hedhen në prehrin e listës serbe së bashku me LDK, tani të njëjtën metodologji po e përdorë edhe qeveria në detyrë, duke e sjellë ne vëmendje një çështje që sa është e ndjeshme aq është edhe dërmuese për këta që sunduan deri tani, por jo vetëm për ta, por edhe për popullin e Kosovës. Kam mendim të ndryshëm me z. Gashi, sepse nuk ka bërë krahasimet adekuate Serbi Kosovë dhe UQK Ushtri serbe, ushtri e cila ka bërë masakra të tmerrshme ndaj shqiptarëve , këto dy aspekte në asnjë rast nuk mundë të vendosen në një rrafsh, por deklaratën e ti e kuptoj si një frustrim personal ne politik bërësit e deritanishëm, që sërish dhunshëm po e vrasin shpresën e popullit, dhe ashtu mendojnë shumica e njerëzve, por i kuptoj , edhe në kontekstin e luftës së kësaj qeverie, kundër atyre që dhunshëm po duan ti rrëzojnë, duke u bashkuar me përkrahësin e tyre Vuqiqin dhe listën Serbe. Pra, nëse ti bashkohesh me armikun, mos prit që tjetri të të konsideroj e të sillet me ty si mik.

Kjo që po ndodhë tani, nuk mundet të jetë e rastësishme, pore është pjellë e një shtatzënie të mëhershme e që po linde frytin tani.

Po e përfundoj me një thënie popullore " atë që e ke mbjellë e korre". Krenaria nuk ruhet nga të tjerët, pore nga vetë individi.

Ju s’jeni kujdesur për krenarin tuaj dhe kombit të cilit i takoni, andaj jeni këtu ku jeni dhe si komb jemi këtu ku jemi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"