Cila është Kushtetuta e Kosovës?!

Cila është Kushtetuta e Kosovës?!
Cila është Kushtetuta e Kosovës?!

Ragip Guraziu

  • 26 April 2020 - 08:32

Qeveria e Serbisë, që e konsideron Kosovën si pjesë e territorit të saj sovran dhe refuzon pavarësinë e saj, nuk e pranon këtë kushtetutë. Këto moskuptime dhe vënie në pyetje të sovranitetit filluan në fund të shekulli të 20 të me ndarjen e Jugosllavisë, në të cilën Serbia bënte pjesë.

 

Në Kosovë për herë të parë u kalua Ligja Kushtetuese më 1968. Vite më vonë, më 1974, u miratua Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës. Më 1990, u nxor Kushtetuta e Kaçanikut e Republikës së Kosovës, ligj ky që nuk arriti të zbatohet në tërësi për shkak të okupimit serb. Pas Luftës Çlirimtare u adoptua Korniza Kushtetuese, ligj i përkohshëm për vetëqeverisje, kurse më 2008, pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, hyri në fuqi Kushtetuta moderne e Republikës së Kosovës.

 

Kushtetuta e 2008-ës

 

Një draft i Kushtetutës së re ishte përgatitur dhe publikuar në prill të 2008ës.[1] Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani Ahtisari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.[2] Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk do të largohet nga Kosova në një të ardhme të afërt, sepse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk e ka terminuar misionin e tij. Meqënëse kushtetuta e re nuk do të përforcohet në Enklavat Serbe të Kosovës, hyrja në fuqi e saj në pjesët e dominuara me shqipëtarë dërgon tek një de-facto ndarje e Kosovës.[3]

 

Preambula thotë:

 

Ne, Populli i Kosovës, Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet; Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit; Të zotuar që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i prosperitetit social; Të sigurt që shteti i Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje; Të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve paqedashëse në Botë. Me synimin që shteti i Kosovës të përfshihet në proceset integruese Euro-Atlantike; Në mënyrë solemne, miratojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

 

Kushtetuta gjithashtu thotë se "Republika e Kosovës nuk do të ketë pretendime territoriale, dhe nuk do të synoj bashkim me asnjë vend ose pjesë të një vendi.", ky është një mesazh i qartë ndaj pretendimeve irredentiste (bashkim me Shqipërinë, ose aneksimin e zonave shqiptare brenda territorit të Serbisë). Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni 8). Ajo ka 14 kapit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"