Pse jo në Komisionin e Venecias!

Pse jo në Komisionin e Venecias!
Pse jo në Komisionin e Venecias!

Muhamet Kelmendi

  • 27 April 2020 - 21:40

Komisioni i Venecias duhet te perdoret jo vetem per qeveri, por edhe per marreveshjet e bera me shtetin serb, si dhe shume vendime te tjera.
Natyrisht se ka baze juridike te konsulltohen komisioneret e Venecias per "zgjedhjen" e Qeverise nga LDK. Kjo, per faktin, se ne Kosove kemi dhe ka interpretime te ndryshme juridiko-kushtetuese. Aq me shume sepse mendohet se sistemi gjyqesor eshte i kapur politikisht.

Eshte mire te merren mendimet e Komisionit te Venecias edhe per komunat e ndertuara serbe, kuptohet ne gjeresine e kompetencave dhe te injorimit te tyre te shenjave dhe te simboleve te Republikes se Kosoves. Ketej, duhet te konsulltohet Komisioni edhe  per formimin e sistemit gjyqesor dhe prokurorial te vecant ne Veri, me Gjykaten e Apelit, si nje risi e vecante antikushtetuese, si dhe per punen e Listes Serbe.
Kushtetuta e vendit ekziston.
Mbi te kane mundesi komisioneret e Venecias te shprehen.
Kemi shume marreveshje te bera ne Bruxel qe nuk jane ne frymen kushtetuese dhe ligjore ne Kosove.

Jane dy marreveshje mbi Asociacionin, sikunder edhe marreveshja mbi energjine, per dokumentet dhe per punen e sistemit te arsimit ne Veri.
Dhe, keto jane te domosdoshme te dergohen ne Komisionin e Venecias per te analizuar anen kushtetuese.

Ka per cka te shprehet Komisioni i Venecias.
Materie per te shqyrtuar dhe per te u shprehur ka.
Kjo, edhe per faktin ,se shteti nuk po funksionon kudo njejte. Ka komuna qe nuk veprojne nen kontrollin e organeve te Kosoves. Madje as Kushteruten nuk e respektojne. Po vepron pushteti serb.
Keto duhet te dergohen ne Komision.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"