Apel botës humane

Apel botës humane
Apel botës humane

Mehdi Hyseni

  • 28 April 2020 - 09:59

Bota nuk po vdes natyrshëm, por po vritet nga COVID-19  misterioz ! Bota është e sëmurë!- Kur do të shërohet, këtë hëpërhë nuk e di askush. Ndërsa ne po vuajmë dhe, ne po vritemi çdo minute, çdo orë, çdo ditë dhe çdo natë nga arma e  koronavirusit-19. –O Zot na shpëto nga  kjo vrasje masive e përbotshme. -Të gjithë jemi krijesa të Zotit, andaj, askush nuk ka të drejtë të na vrasë dhe, të na groposë si kafshët nëpër hendeqe të pafundme, pa “shenjë, pa dokë”. – E dhimbshme, e papërshkrueshme dhe absurd vrasja masive e njerëzve në mbarë botën, pa dhënë llogari askush.

Mirëpo, kush qëndron pas kësaj kolere tinzare vrastare  të njerëzimit,  tani, as dreqi nuk e di t’ia gjejë fillin. Me qindra e mijëra njerëz po vriten ga ky virus vdekjeprurës, nuk po vdesin natyrshëm e as nuk po varrosen natyrshëm me ceremoni mortore, por po groposen pa lamtumirë nga më të afërmit, nga shokët e nga miqtë  e kësaj bote të infektuar nga ky virus shfarosës.

 Sido që të quhet,  dhe, sido që të bëhen spekulime me këtë epidemi shfarosëse të njerëzimit, kjo pandemi është armë biobakteriologjike më sofistikuese dhe më shkatërruese e njerëzimit të sotëm në dimensione botërore. Këtë e provon edhe bilanci tragjik global disamujor i shifrave statiskikore të infektimit dhe të vdekjeve të njerëzëve, gjatë muajve shkurt-mars-prill 2020 : “ Të infektuar: 2.744.511 njerëz. Ndërkaq, të vdekur 192.982  njerëz”. (24 prill 2020).

Derisa të gjithë këta njerëz  kanë vdekur si shkak dhe pasojë e COVID-19, jo nga vdekja e natyrshme, është  amorale, antihumane dhe antinjerëzore të quhen të vdekur, sepse janë të vrarë nga koronavirusi-arma biobakteriologjike për shfarosjen e njerëzimit, që me numrin e viktimave dhe të shkatërrimit në masë ia tejkalon edhe hollokaustit të Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore (1939-1945).

Për këtë kataklizmë  gjithëbotërore të vrasjes së njerëzëve,  kush duhet të japë llogari? –Edhe sa miliona njerëz, duhet të infektohen dhe të vriten në mbarë botën, e në fund të gjenden shkaktarët, prodhuesit dhe shpërndarësit  e COVID-19 ?

E kuptueshme, nuk qenka fare e lehtë për ta zbuluar vaksinën kundër këtij virusi vrastar. Mirëpo, pse bashkësia ndërkombëtare ende nuk është në gjendje për t’i zbuluar dhe identifikuar  “hitlerët e rinj” të zbulimit, të prodhimit dhe të shpërndarjes së KOVID-19,  armë biobakteriologjike kjo, që po vret njerëzit anembanë globit tokësor, pa përzgjedhur viktimat e tij.

Pavarësisht se  kush dhe, për çfarë interesash e qëllimesh  përfituese  e ka “shpikur”  këtë armë vrastare, KOVID-19, KJO  është arma më barbarike për shkatërrimin e qenieve njerëzore, që nga koha e egërsirës e deri më sot në shekullin XXI.

 Vrasja e këtillë e krijesave të Zotit, është përgjegjësi, edhe para Zotit.  

 Prandaj, e gjitha bota, duhet bashkuar, solidarizuar dhe vepruar me urgjencë për shpëtimin e gjithë njerëzimit nga kjo armë vrastare barbarike që po vret me qindra e mijëra njerëz në çdo skaj të botës. Kjo nuk është vdekje e natyrshme, por vrasje ataviste  nga  arma biobakteriololgjike, e sajuar nga mendja e sëmurë patologjike dhe nga dora zezë vrastare e gjithë njerëzimit.

-Çfarë faji kanë të gjithë popujt e botës, që të ngujohen, të infektohen dhe të vritën si minjtë, e askush deri tani nuk jep llogari për këtë tragjedi të përbotshme, të shkaktuar nga arma biobakteriologjike-COVID-19 ?

Kjo lloj shfarosjeje e mbarë njerëzimit u ngjet laboratorëve dhe krematoriumeve të Hitlerit për djegien  e njerëzëve për shkak të racës, të etnisë, të religjionit, të qytetërimit. Për më tepër, KOVID-19 si armë shkatërruese e gjithë njerëzimit, i tejkalon edhe përmasat barbarike të hollokausit të Hitlerit,  sepse veç shfarosjes së hebrenjve, po infekton dhe po vret të gjithë popujt e botës, pa dallim race, etnie, kulture, religjioni, civilizimi, rajoni dhe shteti të meridianeve të globit tokësor.

Kjo është tragjedia e gjithë botës së sëmurë nga COVID-19, e cila në ankth, në dhembje e në gjëmë të madhe trishtuese (me numër të madh vdekjesh të përditshme), është duke pritur vaksinën shëruese nga bashkësia ndërkombëtare-OKB-ja . Mirëpo, kur do të ndodhë kjo mrekulli e  shpëtimit të gjithë botës nga KOVID-19, tanimë, këtë nuk e di asnjeri i gjallë.

Mirëpo, një, duhet ditur e gjithë bota e civilizur dhe humane, se  Zoti nuk i ka krijuar njerëzit, që dikush ta bëjë “dezinfektimin” dhe “deratizimin” e tyre për qëllime përfituese ekonomike, tregtare dhe për pushtet mbizotërues dhe kontrollues në përmasa botërore.

Sa më sipër, e gjitha bota, duhet  të lidhet e të bashkohet në një grusht të fortë, duke folur dhe apeluar me një zë: - Mos na vrisni, fashistë-demonë-shfarosës të njerëzimit, hiqni maskat, mos e vrisni botën për  hir  të  destabilizimit dhe të zhbërjes së sistemit global ndërkombëtar, me qëllim të fundit të krijimit të konflikteve, të luftërave dhe të krizave  ndëretnike, ndërshtetërore, gjeopolitike, gjeoekonimike , religjioze, kulturore dhe qytetëruese  në përmasa ndërkombëtare, duke u mbështetur në “teorinë maltuziane të shfarosjes së një pjese të popullsisë së rruzullit tokësor, sepse, gjoja sipas interpretimit të saj mitologjik dhe konspirativ hegjemonist, rezervat mbarëbotërore të pasurive mbitokësore dhe nëntokësore po shterohen në mënyrë marramendëse…”

 Prandaj, APELOJMË  mbarë bashkësinë ndërkombëtare, që të mos hesht, por,  të ngrihet dhe të veprojë si një mekanizëm unik me tërë fuqinë, mendjen, me guximin dhe me tërë potencialin  e vet intelektual human, njerëzor, shkencor, material, ekonomik, financiar për  zhdukjen e përgjithmonshme të KOVID-19, i cili  çdo minutë po vret foshnja, fëmijë, të rinjë, pleq dhe gra, si dhe po krijon kriza të thellla ekonomike dhe turbulenca  politike dhe ndëretnike  në vendet e ndryshme të botës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"