Baton Haxhiu pa dinjitet njerëzorë dhe intelektual

Baton Haxhiu  pa dinjitet njerëzorë dhe intelektual
Baton Haxhiu  pa dinjitet njerëzorë dhe intelektual

Dr. Hysni Aliu

  • 28 April 2020 - 14:18

Është e dhimbshme kur njeriu shndërrohet nga një simbol i dijes dhe patriotizmit në një të pa ditur politik dhe njeri që humb dinjitetin e tij njerëzor e intelektual, duke u shndërruar në shërbëtore të atyre që çdo gjë në vete dhe rreth vetes e kanë vendosur në Pazar te trisht. I kam përcjell me vëmendje deklarimet e z. Baton Haxhiu për kohë ta gjatë, por edhe etiketimet që ju kanë bërë qe një kohë të gjatë. E kam përcjellë edhe në kohen kur fjala e tij ka peshuar rëndë në bindjet e secilit nga ne, por edhe viteve të fundit kur fjala e tij fatkeqësisht po godet rëndë secilin njeri që gjykon arsyeshëm, në lidhje me çdo gjë që ka ndodhur, që nga paslufta e këndej , e posaçërisht që nga koha e fillimit të negociatave në Bruksel.

Duke i përcjellë emisionet që i drejtonte, viteve të fundit, kam vërejt që Baton Haxhiu ka një problematikë të madhe në të artikularit e gjërave, dhe në të shprehurit e asaj që don ta thotë dhe mendimeve të tij në përgjithësi. Pra, kam vërejt një varfërim të tij intelektual në krahasim me Batonin që e kanë njohtë më herët, nëpërmes mjeteve të informimit. Meqenëse ishin tema të vështira, ato që i shtjellonte me bashkëbiseduesit e vetë, unë atë botë kisha dilema se a është në pyetje një varfërim i tij intelektual, apo i kapaciteteve të tija psikologjike, apo është në pyetje hezitimi për të shprehur atë që din, sepse në brendi mban shume sekrete dhe mashtrime të cilat ndjenjat ja sjellin në gjuhë, por super goja e ndalon së shprehuri të vërtetën sepse do te sanksionohej.

Në çdo rast, me kalimin e kohës, gjerat po më qartësohen, dhe tani pothuajse jam i sigurt që janë të dyja.

Por, si është e mundshme që një Baton Haxhiu, nga një ish-simbol dije dhe atdhetari të shndërrohet në një shërbëtore i atyre që mashtrimin e kanë bërë profesion e zanate dhe mjet për ta zgjatë jetën në pushtet?! Duke e shikuar emisionin e fundit në T7 ku ishte i ftuar Baton Haxhiu, m’u vërtetuan katerciperisht disa gjera; Së pari që definitivisht Baton Haxhiu, nuk është më vetvetja, as psikologjikisht, dhe vuan nga një çrregullim i disponimit dhe me ramje të kapacitetit kognitiv. Së dyti, që Baton Haxhiu, vuan nga një urrejtje patologjike ndaj z. Kurti, gjë e cila ia imponon një shtrembërim të gjykimit të arsyeshëm, deri në antishqiptarizëm, gjë për të cilën ndoshta edhe nuk është apo eshte i vetëdijshëm.

Së treti, ai e ka humb arsyen, duke i vlerësuar gjërat në mënyrë plotësisht naive, sa që tani nuk po arrin ta mbaj as fshehtësinë ndaj edhe atyre, vegël e të cilëve është.

Nuk po dua të hy në aspektin e gjykatës speciale sepse për atë do i flasin bosët e tij, të cilët ai tani i deshi lakuriq, e as për kriminelët serb të cilët sipas tij duhet të amnistohen, sepse për këto e mori përgjigjen nga ata që ju ka tha zemra në luftë, e do ta merr edhe përgjigjen nga bosët e tij për zbulimin naiv që ju bëri planeve të atyre që po negociojnë me Beogradin, por po shkruaj për disa aspekte tjera. Një njeri që nuk ka retarduar akoma , apo është shndërruar në naiv , nuk del në një TV , ku jep këshilla se si të veproj një parti apo koalicion ( në këtë rast LDK AAK NISMA E AKR) në mënyrë që të pengoj një parti tjetër që të shfrytëzon të drejtën e ligjshme për të bëre ankesën në Gjykatën Kushtetuese.

Ai shkon edhe më larg, duke thënë që nëse qeveria do formohej në vikend edhe Gjykata Kushtetuese, nuk do kishte mundësi të nxirrte dekret për pezullimin e formimit të qeverisë se re, dhe si rrjedhojë gjykata do vihej para aktit të kryer. Kjo sipas tij do ja shkurtonte jetën qeverisë Kurti për nja 3 javë, në mënyrë që mos të lejohet qeveria Kurti që t’i shkarkoj kriminelët e bandat, nga bordet e ndërmarrjeve publike. Po i dhemb diku me siguri!

E dhimbshme, e trisht e mjerane njekohesisht për ty Baton Haxhiu, se në çfarë pozite ke ardhur!!

Haxhiu, shkon edhe më tej, duke sugjeruar që Dardan Molliqaj (që nga opinioni njihet si një njeri që nxirrte nga kerri zyrtar, shërbyes civil, i vendoste mbi atë veture, dhe ashtu shprehte atë rebelimin e tij ndaj pushtetit dhe shtetit) të bëhet ministër. Pra Baton Haxhiu, kërkon, me ngulm që si ministër të votohet një individ që sipas Baton Haxhiut do të dinte si ta luftonte VV-në e jo krimin e organizuar! . E dhimbshme apo jo, kur një ish-simbol diturie, vjen në këtë pozitë mjerane , ku jep këshilla se si të ngritën struktura për konfrontim ndër shqiptare dhe që e mbrojnë krimin. Baton Haxhiu, ju gëzua faktit që pas formimit të qeverisë së re, në parlament, nuk do të dëgjohet më zëri i Albin Kurtit, të cilin e do e tërë Kosova, i vetmi zyrtar i larte I pakorruptuar, as zëri i Albulena Haxhiut dhe zëri i Glauk Konjufcës, sepse ata s’do jenë më deputet. Haxhiu, këto s’të ngjajnë ty, i ngjajnë vetem Serbisë. Po më dhimbsesh, sepse nuk besoj që me vetëdije po e bënë këtë. E quajte z Kurti një" idiot politik", por në bazë të kësaj që the në atë emision , po më duket që e ke gabuar mërin.

Baton Haxhiu, mos e njollos më tepër veten, por kërko përgjigjen në këtë shkrim se kujt duhet t’i drejtohesh me ndihme!.

Nuk do të shkruaja për Ty Baton Haxhiu, nëse nuk do vlerësoja që, atë që po e bën, dhe thua, nuk të ngjan ty, e posaçërisht nëse do vlerësoja që atë që po e bënë e flet, nuk e dëmton shtetin tonë, për të cilin edhe ti (ndoshta) ke kontribuar!.

Mos shko deri aty , në nivel të atyre që janë shndërruar në vegël humori e talljeje nëpër media, duke u grushtuar para kamerave, sepse ajo (ndoshta) s’të ngjan ty.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"