Sa më shumë pushtet, më shumë përgjegjësi e kurrsesi e kundërta!

Sa më shumë pushtet, më shumë përgjegjësi e kurrsesi e kundërta!
Sa më shumë pushtet, më shumë përgjegjësi e kurrsesi e kundërta!

Riza Smaka

  • 29 April 2020 - 13:38

Përkitazi me miratimin e  mocionit për mosbesimin e Qeverisë aktuale, konvencionalisht , vetëm  dispozita e nenit 82 par. 2 i Kushtetutës mund të aplikohet , të  përfillet dhe të veprohet sipas saj. Në shtetet  e së drejtës, obligojnë vetëm dispozitat shprehimore në aplikim, por, kurrsesi jo komnetimet, opinionet , qendrimet e caktuara, të cilat, jo rrallë herë rrjedhin ose prodhohen  nga politikaj e pushtetarë inmeritorë dhe voluntaristë.

Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës , nuk ka dispozitë  tjetër pos nenit 82 par. 2 të Kushtetutës ,sipas së cilës, Kuvendi  mund ( fakultativisht) të shpërndahej nga Presidenti i Kosovës në rastin e  miratimit të mocionit për mosbesimin e Qeverisë!  Nuk është e rastit  se ,kjo dispozitë , nuk e stipulon asnjë  klauzë përkitazi me Qeverinë ndaj se cilës votohet  mosbesimi , mbase .

Po të shpërbehej Kuvendi, do të shpalleshin zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme e Qeveria  në dorëheqje ( ashtu emërtohet dispozitën e nenit 100 par. 6 të Kushtetutës ) do t’i ushtronte funksionet e veta  të përcaktuara me dispozitat e neneve 93 dhe 94 të Kushtetutës deri në formimin e Qeverisë në vijim, që është zgjidhje racionale . Nëse nuk do të  shpërndahej Kuvendi, nga  shkaqe të vlerësuara diskrecionalisht nga Presidenti ,sikundër mund të jenë rrethanat socio – ekonomike, politike , shëndetësore të   jashtëzakonshme  ( çfarë janë  prezente në venin tonë) ose nëse  afati për zgjedhje të përgjithshme të rregullta do të ishte afër dhe nuk do të ishte oportune për t’i shpallur  zgjedhjet e jashtëzakonshme për disa muaj ,ose, përgjithësisht, nga shkaqe dhe  rrerthana qe Presidenti  diskrecionalisht do t’i vlerësonte për të mos  e shpërndarë Kuvendin ! 

Rrjedhimisht, pasi që, Presidenti i Kosovës nuk e ka shpërndarë Kuvendin as shpallur  zgjedhjet e përgjithshme ,mbase, për shkak të pandemisë globale edhe në vendin tonë, ipso facti, rezulton se ,Qeveria  e Kosovës në dorëheqje ,deri në normalizimin e rrethanave shëndetësore mbetët t’i ushtrojë funksionet e veta dhe , pastaj ,të shpalleshin zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme!  Aq më parë kur ,në  provizionet e Kushtetutës  në fuqi, nuk ka formulim shprehimor tjetër e të cilat janë  burime juridike të vetme ! Opozita parlamentare qe  aktualisht mëton për të formuar Qeverinë  në vend të Qeverisë në dorëheqje , nuk ka mbështetje as në dispozitën e nenit 95 në të cilën pretendon, nga se, neni 95 par. 1- 4 i referohet formimit të Qevrisë  pas zgjedhjeve të përgjithshme ndërsa, neni 95 par. 5 i Kushtetutës i referohet rastit të dorëheqjes së Kryeministrit (i cili, sikundër dihet nuk ka dhënë dorëheqje ) si dhe rastit kur, Qeveria nga shkaqe të tjera, mbetët pa Kryeministrin sikundër do të mund të ishte  invaliditeti, sëmundja e rëndë e gjatë et., ( situatë  aktualisht inegzistente)! Pra ,përderisa, Kryeministri i Kosovës nuk ka dhënë dorëheqje as posti i tij nga asnjë shkak nuk ka mbetur vakant, del qartë se , Qeveria të  cilën pretendon opozita parlamentare për ta formuar ,nuk ka mbështetje explicite as në dispozitën e nenit 95 as në ndonnjë tjetër të Kushtetutës. Madje edhe sikundër të aplikohej dispozita e nenit 95 e Kushtetutës, sipas  par. 5 të të njëjtës, vetëm Lëvizja Vetëvensosja ,si subjekti politik më i madh  me mandate në Kuvend, do të kishte të drejtën e propozimit të mandatarit për propozimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

Pasi qe,në dispozitën e nenit 95 par. 5 të Kushtetutës ,nuk ka  afat të precizuar nga miratimi i mocionit të mosbesimit të Qeverisë deri në propozimin e kandidatit për mandatar, askush, pra ,as Presidenti, as Kryeministri as Gjykata Kushtetuese, pos Kuvendit të Kosovës në procedurë legjislative , nuk ka   autorizim për të caktuar afatin e tillë aq më par kur është i karakterit prekluziv! Në një situatë politike e juridike të këtillë, rezulton vetëm një zgjidhje e cila konsiston në ushtrimin e funksioneve  të ekzekutivit nga Qeveria në dorëheqje (deri në  formimin e Qeverisë sipas rezultateve  të zgjedhjeve të përgjithshme) si dhe në shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme pas skadimit të gjendjes së jashtëzakonshme ne vendin tonë. Në këtë  kontekst, vlen të apostrofohet postulati i mirënjohur për   përgjegjësinë morale, juridike, politike e materiale të  qytetarëve ,në parim, të njëjta , por, në përpjesëtim me funksionet publike , socio – ekonomike, politike qe i ushtrojnë, ashtu qe, shkalla e pushtetit e tërheq edhe nivelin e përgjegjësisë respektive. 

Në kontekstin e  pandemisë epidemike në vendin tonë,  secili qytetar, me apo pa funksione të caktuara Nolens Volens ,duhet, Ipso Iure, t’i përfillë masat adminstrative aktuale e akute ,pra, edhe z. Pacolli , aq më parë  kur , për hir të statusit të dalluar të tij, nga i njejti, do të  mund të pritej përfillja e përkushtuar e të gjitha kërkesave për kufizimin e lëvizjeve   gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në vendin tonë! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"