Goditja e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ishte qëllimi dhe plani i PLAN-it të politikës së vjetër

Goditja e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ishte qëllimi dhe plani i PLAN-it të politikës së vjetër
Goditja e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ishte qëllimi dhe plani i PLAN-it të politikës së vjetër

Skender Kapiti

  • 01 May 2020 - 12:21

Qëllimi kryesor i politikës së vjeter është që politikën në Kosovë ta dominojnë “në përjetësi” Thaçi dhe Mustafa si kupola e politikës dështake , të korruptuar dhe të papërgjegjshme në Kosovë; qëllimi i tyre është eliminimi i çdo alternative dhe politike e politikanë të rinj , ata të cilët kanë aftësi, talent dhe dhunti politike por edhe karakter, dinjitet e personalitet të admirueshëm e të respektueshëm publik e kombëtar; qëllimi është “eliminimi” duke penguar e moslejuar që politika e re e Albinit dhe Vjosës të triumfojë në Kosovë.

Dhe tanimë motivi i mocionit të Isa Mustafës me gardën e vjetër të LDK-së është lexuar nga gjithë publiku. Qëllimi i atij mocioni ka qenë rrëzimi me çdo mjet , me çdo kusht dhe me çdo mënyrë i qeverisë Kurti edhe poqese rrezikohet interesi dhe stabiliteti i Kosovës. Albin Kurti të rrëzohej nga parlamenti si Kryeministër ndërsa Vjosa Omani të izolohet, të largohet apo ta detyrojnë që të vetëlargohet nga presioni, si dhe nga shpifjet dhe akuzat e fabrikuara nga klani i vjetërsirave politike të korruptuara si dhe nga mercenarët e PAN-it brënda LDK-së.

Pra qëllmi i puçit Thaçi- Mustafa me kompani është që politikisht të dobësohen dhe mundësisht edhe të “dëbohen“ nga politika, Kurti e Osmani, dy personazhet më publikë, më të votuar dhe te të cilët shqiptarët kanë besimin dhe shpresën për ndryshim dhe përmirësimin.

Qëllimi dhe objektivi është formimi i një qeverie tjetër bashibozukësh të vjetër e “të rinj” pasi Kurti si kryeministër dhe Osmani si kryeparlamentare nuk janë të pranueshëm dhe as në pajtim me politikën e vjetër të korrupsionit, krimit dhe sidomos të politikes së hajdutërisë dhe tradhtisë. Dhe kjo do të hotë se puçi Thaçi- Musatafa kishin objektin goditjen e Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit, të dy më të mirët dhe më të votuarit nga populli në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019. Pra ky ishte mohim edhe i vullnetit dhe verdiktit popullor dhe imponim i vullnetit të Presidentit dhe jofituesve të zgjedhjeve.

Dihet tashmë mirë se puçi i tyre nuk do të jetë jetëgjatë edhe poqese ata formojnë qeveri të re, pasi ajo qeveri nuk ka legjitimitet dhe do te ishte qeveri e produktit krizë të puçit parlamentar me të cilin populli nuk do të pajtohet dhe as nuk do a pranojë kurrë atë.

Mirëpo duke qenë se në këtë qeveri sipas tyre nuk do të jetë Kurti dhe as Vjosa atëhere kjo shihet si premisë, shans dhe avantazh i tyre që në zgjedhjet e tjera të parakohshme duke pasur pushtetin dhe qeverinë, atyre, pra puçistëve, u mundësohet qoftë edhe sado pak që duke përdorur e shfrytëzuar edhe pushtetin e qeverinë në propagandë, ata edhe aspirojnë edhe në mundësinë për manipulimin e opinionit dhe mediave e deri edhe në blerjen dhe në manipulimin e votave dhe të rezultatit të zgjedhjeve të ardhshme, pasi edhe vetemashtrohen se segmente politike nga bota demokratike do të mund “ta tolerojnë” manipulimin e zgjedhjeve në Kosovë në favor të atyre që për interesa personale dhe korrupsioni u binden lehtë të huajve, edhe duke vepruar jo në favor por edhe në dëm të intersave kombëtare, ashtu siç kanë bërë edhe deri më sot.

Politika e vjetër synon në përpjekje për ta dobësuar e asgjësuar sa më shumë potencën dhe forcën politike në rritje të VETEVENDOSJES.

Thaçi-Mustafa nuk pajtoheshin me punën e mirë të qeverisë Kurti, të qeverisë që ngjalli shpresë dhe besim te publiku, pasi sa më shumë dhe më gjatë të vazhdonte Kurti në qeverisje aq më thellë zbuloheshin, demaskoheshin dhe ndëshkoheshin aferat kriminale e korruptive të politikës së vjetër dhe aq më shumë diskreditoheshin ata para publikut dhe ndërkombëtarëve.

Pra ky ishte qëllimi i puçistëve: këputja dhe ndërprerja e veprimtarisë dhe e funksionimit të qeverisë së Albin Kurtit me çdo mjet dhe mënyrë të mundshme, si dhe manipulimi, zvarritja e zgjatja e kohës në mënyrë që të manipulohen , fshihen dhe që të maskohen dhe harrohen të vërtetat , faktet dhe akuzat për korrupsion, hajni e krim të politikës së kastës së vjetër. Kualicioni i së keqes që rrëzoi qeverinë KURTI në kulmin e krizës së pandemisë globale ka dhe strategjinë djallëzore tjetër, atë që pasi ata vetë janë burimi dhe shkatari i krizës së legjitimitetit, me finesën djallëzore të tyre mendojnë se Kurti dhe Osmani të bien në kurthin e tyre: të nxitjes së provokimit nga VETËVENDOSJA për protesta, te të cilat puçistët shpresojnë që fitoren dhe justifikimin e vetes së tyre dhe ta kenë si fitore prej destabilizimit e situatës , për ta akuzuar pastaj se Kurti dhe VETËVENDOSJA por edhe Osmani shkaktojnë destabilizimin e vëndit. Ky është puçi dhe synimi tjetër djallëzor i tyre, të cilët nga “agresorë” që shkaktuan krizën , mendojnë që duke manipuluar dhe spekuluar me pasojat e mundshme te situates krizë të krijuar prej tyre , ata të marrin e fitojnë madje edhe rolin e statusin e “viktimës” politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"