Një infektim politik i paarsyeshëm

Një infektim politik i paarsyeshëm
Një infektim politik i paarsyeshëm

Shefik Shkodra

  • 01 May 2020 - 12:36

Tash u bë tepër për ta shoshitur punën e kësaj politikës tonë, si pa krye. Janë bërë grupime të mëdha, më mirë të thuhet, janë bërë ndarje në mes të qytetarëve jo pak me një urrejtje në mes tyre. Këtë atmosferë e  krijuan (e kemi përmend) Klubi i Presidencës dhe Ai i LDK-s. Jehona e këtyre ditëve për një ndryshim, përkatësisht, ndërrim të dhunshëm qe nga 25 marsi, ka krijuar një ashpërsim edhe në shprehjen e medieve informative. Kjo është si fjala "hidh kashtë në zjarr", edhe pse zjarri veç ka filluar. Pala që po don ta rikthej pushtetin me një politikë të qalë, gabimet e veta po përpiqet t'ia hedhë Qeverisë në detyrë.

Qeveria në detyrë po përpiqet të mbrohet dhe t'i mbrojë qytetarët nga një virus vdekjeprurës, dhe ia ka arritur deri në këto çaste për të mirë. Pa menduar se, kanë pasur maturi edhe në çdo hap. Mirëpo, grupi i interesit - PAN + LDK + PRESIDENCA, po e ndjekin rrugën e filluar, gojëhapur e plot elan, jo me një program sanues të gjendjes së përgjithshme, veç nga gëzimi, për fitoren ilegjitime, sikur që është edhe ai kuvend ilegjitim. 

Personat që janë propozuar për Qeveri të ardhshme, një pjesë e tyre, nuk kanë vota fare, apo janë fare anonymus, kur dihet se kanë marrë përsipër të udhëheqësin ministri me rëndësi, si është ajo e Punëve të Jashtme. MPJ-a nuk duhet të neglizhohet aq sa të dështohet tërësisht. Kjo kështu do të jetë një qeveri utilitare për Klubet. Hapur shihet se, përveç atyre që ishin të ngarkuar me vepra korrupsioni dhe keqpërdorime pak muaj më parë, kemi edhe njerëz të paaftë në punët që e presim.

Ndoshta të tillë persona u duhen klubeve të "unanimistëve", por jo edhe qytetarëve dhe Kosovës. Kushdo që e ka iniciuar dhe përgatitur. Nuk mund të them se, si do të rrjedhin krejt kjo gjendje, por nuk do të ishte mirë që me kokëfortësi të rrëmbehen dhunshëm institucionet, sidomos në këtë kohë të virusit pandemik. Kushdo që ka insistuar, nga jashtë e brenda ta ndezin këtë zjarr, na duket shumë i paqëlluar momenti.

Emocionet në këtë rast nuk i duhen askujt. E nëse dikush e mendon se pas gjithë kësaj fshihet edhe një më e keqe- luftë qytetare (mendimi im), për çfardo interesi apo arsyetimi, do të ishte një fatalitet i Republikës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"