Gjykata Kushtetuese ta dëshmon veten

Gjykata Kushtetuese ta dëshmon veten
Gjykata Kushtetuese ta dëshmon veten

Dr. Hysni Aliu

  • 01 May 2020 - 16:59

Gjykata Kushtetuese është shpresa e vetme e popullit. Ashtu sikurse kriza e vitit 2014 me VLAN in qe solli dobi dhe solli qartësi sa i përket asaj se çfarë është kushtetuese e çfarë jo, edhe kriza e tanishme shpresoj që do të sjell benefite forcimit të demokracisë dhe shtetit të Kosovës, dhe në këtë kuadër respektimit strikt të kushtetutës së Kosovës e jo tekeve të partive politike apo dikujt nga jashtë Kosovës që donë të kthen robërinë qe posa e larguam me votën e lirë.

Rrëzimi i Qeverisë legale e legjitime, e cila doli nga zgjedhjet e lira, me qëllimin që të shfrytëzohet ndonjë zbrazësi në kushtetutë nga robëruesit e deritanishëm, për të grabitur pushtetin, do të merr përgjigjen e cila do sqaron edhe situatat e ngjashme në të ardhmen.

Kjo situatë, do na ndihmon edhe në rastet kur dikush e ka të drejtën për të formuar qeverinë por nuk i ka numrat e nevojshëm në Kuvend, si pasoj e bllokimit nga të tjerët për shkak të interesave të tyre robëruese.
Kjo situatë do na ndihmoj , edhe për rastet kur, dikush me qëllim, pafundësisht e shtyn dërgimin e emrit të kandidatit për kryeministër, siç bëri VV duke e ditur që nuk e merr shumicën e duhur ( për arsye që dihen) Kjo situatë do ndihmon qs as faktori ndërkombëtar në këtë rast individët e llojit Grenell, mos të mundë të bëj aleancë me robëruesit, në mënyrë që të bënë një grusht shteti modern , vetëm e vetëm se një kryeministër nuk pranoj të i nënshtrohet qefeve të tij dhe interesave afatshkurtra të ndonjë individi apo kandidati për president.

Pra, Kosova është në një situatë që të tregoj se ka gjykatë kushtetuese, që nuk mundë të sfidohet nga askush, ashtu siç nuk u sfidua atëherë kur e mbrojti shtetin nga VLAN, e as atëherë kur e mbrojti copëtimin e vendit nga marrëveshjet e Thaçit e Mustafës në Bruksel, e as kur kjo qeveri shkeli Kushtetutën duke vendosur masa të jashtëzakonshme kundër kushtetuese.

Pra, nuk duhet të humbim besimin që edhe kësaj here Gjykata Kushtetuese do jetë gardian i vërtetë i demokracisë, shtetësisë dhe rendit demokratik në vend. Të bëhemi shembull i mirë edhe për Evropën e botën, e jo shembull i keq siç duan armiqtë e shtetit tonë. Po e përfundoj me këto fjalë "Grusht shtetin modern që u tentua të bëhet, le ta mposht Gjykata Kushtetuese me metodat moderne të demokracisë perëndimore" , kjo është pjekuri e mençuri. Demokracia, ka fituar herët a vonë, kundër diktatit e robërisë, përse mos të fiton edhe kësaj here.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"