Qeveria e pa korruptuar e Albin Kurtit e mori mbështetjen evropiane

Qeveria e pa korruptuar e Albin Kurtit e mori  mbështetjen evropiane
Qeveria e pa korruptuar e Albin Kurtit e mori  mbështetjen evropiane

Dr. Hysni Aliu

  • 03 May 2020 - 12:44

“Nga Parlamenti Evropian, Kosovës ju referohen si Republike e Kosovës pa fusnotë, ndërsa Spanja si një nga vendet që pat vendosë veton në përfaqësimin e Kosovës në konferencat e BE së, tani më e ka larguar atë veto. Edhe Sllovakia ka filluar të ndërroj qëndrim. Për Kosovën kanë filluar të rrjedhin fondet qindra milionëshe evropiane, sepse e dinë që tani Kosova ka një kryeministër dhe qeveri të pa korruptuar”.

Vendosmëria e z. Albin Kurti për tu vendosur si barrierë njerëzore në mbrojtje të rendit kushtetues Evropian dhe më gjerë, duke kundërshtuar planet e Grenell për ndryshimin e kufijve të Kosovës, e cila si efekt zingjiror do të shkaktonte ndryshime në kufijtë e shteteve tjera te rajonit dhe Evropës, ka filluar ti sjell edhe benefitet e veta shtetit tonë. Kjo është lehtë e identifikueshme në veprimet e fundit që po bëhen në BE dhe Parlamentin Evropian. 

Nga Parlamenti Evropian, Kosovës ju referohen si Republike e Kosovës pa fusnotë, ndërsa Spanja si një nga vendet që pat vendosë veton në përfaqësimin e Kosovës në konferencat e BE së, tani më e ka larguar atë veto. Edhe Sllovakia ka filluar të ndërroj qëndrim. Për Kosovën kanë filluar të rrjedhin fondet qindra milionëshe evropiane, sepse e dinë që tani Kosova ka një kryeministër dhe qeveri të pa korruptuar. Pra, gjithmonë, kur radhitesh ne mbrojtjen e vlerave njerëzore dhe rendit demokratik botërore, pa dyshim se do dalësh fitues. Ata që kanë menduar që zoti Albin Kurti është i vetëm dhe po benë gabim strategjik, duke mos ju nënshtruar impulsivitetit të Grenellit paskan gabuar. Në realitet, BE, nga një bashkim shtetesh që ishte pengesë( për shkak te dallimeve të brendshme Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia e Qiproja) për një marrëveshje finale ashtu siç e kërkonin SHBA- të, tani u shndërruan në një strukturë që po mbron pikërisht këtë pavarësi, si një e keqe më e vogël në krahasim me një zgjidhje që po ofron Grenell, ku do të bëhej ndërrimi i kufijve të Kosovës e si rrjedhojë edhe kufijve të Bosnjës e vendeve tjera në Ballkan, por do mundësonte që i njëjti shembull të përdorej ndokund andej në Evropë si në Spanjë e më gjerë. Pra, gabimet e ndërmjetësuesve evropian, që në realitet ishin gabime në politikën e jashtme evropiane, të cilat gabime mbështeten për muri SHBA të si mbrojtës të shtetit tonë, quan në një situatë ku tani SHBA të me veprimet e tyre e mbështeten për muri BE në, për ta kthyer atë fatmirësisht në një pozitë ku ata po mbrojnë atë që është dashtë ta mbrojnë që 20 vite, e jo të sillen si neutral me statusin e një vendi që u pavarësua si pasojë e një gjenocidi të një shteti ndaj një popullate të tërë shqiptare. Ne si komb shqiptar, duhet të dimë të shfrytëzojmë këtë situate unike, në mënyrë që tani Kosova të aplikoj për anëtarësim në organizata ndërkombëtare botërore dhe në marrjen e njohjeve nga 5 vendet e BE së. Këtë situatë, duhet ta shfrytëzojmë edhe në avancimin e Kosovës në proceset integruese Evropiane dhe në këtë kuadër heqjen e regjimit të Vizave që asnjëherë nuk ka qenë më afër kur i analizojmë të gjithë këta faktor që janë në favor të shtetit të Kosovës.

Besoj shumë që kthimi tek qeveritë e kaluara të cilat ishin simbol i korrupsionit, të cilat në vend të mendjes përdornin muskujt e në vend të punës për qytetarët përdornin punën për vetveten, do të ishte një vetëvrasje politike për shtetin tonë.
Populli duhet ti mbanë mend mashtrimet që ia bën këto parti politike për 20 vite, duke premtuar gjithçka që populli shpresonte dhe dëshironte, por në fund, posa merrnin detyrat harronin çdo gjë që ishte në të mirë të qytetarëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"