Në Kosovë plaçkitja është bërë model i jetës?!

Në Kosovë plaçkitja është bërë model i jetës?!
Në Kosovë plaçkitja është bërë model i jetës?!

Skender Mulliqi

  • 04 May 2020 - 09:32

Çka të shkruan  dhe çka të vepron njeriu,nese dëshirojmë  më qenë në rregull së pari më vetën,duhet  të kthehemi  të populli.Ti kthehemi popullit, së asgjë të mirë nuk pamë deri më tash,”pos një vrime në fund të tunelit”. Edhe kjo dritë mund të errësohet një ditë , nese populli  nuk zgjohet nga kllapia  .Së pari ishte dashur  ti shërojmë budallakinat  tona , dhe ti kthehemi idesë të së drejtës  tonë  , dhe të barazisë ekonomike.

Kjo do ti forconte edhe themelet e shtetit ligjor dhe demokratik.Do të bënte jetën shumë më të mirë , në këtë vend kur plaqkitja është bërë model i jetës.Nese   bëjmë punë të mira për vendin  tonë ,  i  hapim përspektivat tona.Na i mbyllen deri më sot përspektivat tona , njerëzit të cilët erdhën si yryshnik  në pushtet.U pasuruan aq shumë sa ngadalë Kosova po mbetet pa shtresën e mesme .Kjo ketegori e njerëzve u bënë milionerë , e shumëca kan mbetur njerëz anonim , të varfër, vetëm si numër.

Këta pasanikë më para të plaçkitura të popullit, nuk e dinë as vete sa pasuri  posedojnë?! Njerëzit janë pasuruar në botë në mënyra të ndryshme , por edhe kan preferuar të bëhën filantrop.Këta njerëz “tanë” të politikës , hapin e parë që e kan ba, ka qenë  grabitja sa më e madhe e të mirave materjale. Ata të cilët vrapojnë pas pasurisë, natyrisht së në këtë marshim bëhën edhe kriminelë, narko mafioz, shfercer, pronar të firmave të ndryshme , larës të parasë, jo  larës të dritarëve.Këta  nuk kan preferuar më qenë sorte e kriminelëve , gjeparoshëve dhe baniditëve të vegjël rrugësh.

Politikanët “tanë” janë bërë artistë estradash, pronar të medieve…!”Tanët” janë edhe luftetarë të demokracisë dhe të drejtave dhe lirive njerëzore, luftetarë për të gjitha,  dhe  për gjithçka!Kush në të vertetë janë”tanët”, populli apo pushtetarët ?Sigurisht së të parët po, se janë  shumica, kurse të dytët, edhe këta janë “tanët”…?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"