Aleksander Vuçiq me urrejtje ndaj shqiptarëve, që ua lujti lojën liderëve shqiptarë të Kosovës,si macja me miun

Ragip Guraziu

  • 08 May 2020 - 16:09

Nuk është politikanë deri sa servison një politikë shoveniste, Aleksandër Vuçiq, e që thuhet se Vuçiq, vetë serbët po thonë se Vuçiq nuk është president i gjithë serbëve, derisa udhëheq me strukturat çetnike si pasardhës i Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, falë tij një politike gjenocidjale përdori, përveç ndaj shqiptarëve, por edhe gjithë popullit Jugosllav të asaj kohe dhe inicioi luftën e viteve 1991 me Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, për të ardhur deri te Lufta e UÇK-së 1998-99,ku Kosova nga kjo luftë fitoi pavarësinë e saj, Kushtetutën e saj dhe u lirua njëherë e përgjithmonë nga thundrat çetnike sllave, të Drazha Mihajlloviqit, Rankoviqit, dhe së fundit Sllobodan Millosheviqit. Kur qytetarët serb dhe të tjerët në veriun e Mitrovicës u binden se ata po i udhëheqin, Lista Serbe, të dirigjuar nga Vuçiqi e Daçiqi, bashkëpunëtorët e Sllobodan Millosheviqit. Kështu moronim qef ne shqiptarët e Kosovës,por kyfarë Vuçiq po e fundos politikën e liderëve kosovarë në dobi të Serbisë.

Mbreti serb, VuçiqVuçiq: Unë s’e nënshkruaj njohjen e Kosovës, serbët le të gjejnë një president tjetër

Vuçiq: Unë s’e nënshkruaj njohjen e Kosovës, serbët le të gjejnë një president tjetër

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksander Vuçiq, thotë se nuk e nënshkruan një marrëveshje me Kosovën që si rezultat do të kishte njohjen reciproke, edhe përkundër faktit se një gjë e tillë po kërkohet nga pala kosovare.

Këto deklarata Vuçiq i ka bërë në një intervistë për RTS teksa ka folur për Samitin e Zagrebit, emërimin e Miroslav Lajçak, dhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.q ka thënë se nëse serbët deshirojnë ta njohin Kosovën, atëherë duhet të gjejnë një president tjetër.

“Ata po thonë që e duan njohjen nga Serbia, dhe unë s’mund të them që do të pranojmë pavarësinë e Kosovës. Nëse ata (serbët) e kanë dikë që mund të thotë një gjë të tillë, le ta zgjedhin, zgjedhjet presidenciale do të jenë në më pak se nëj vit”, ka thënë Vuçiq.

Ai gjithashtu është pyetur edhe për deklarimet e Përfaqësuesit të Lartë të BE’së, Josep Borell, rreth çështjes së korrigjimit të kufijve, megjithatë ka qenë fjalëpak.

“Unë s’kam kurrfarë ideje se s’i mund të duket zgjidhja”, është shprehur Vuçiq.

Teksa ka folur ndërkohë për diskutimet në Samitin e Zagrebit,  Vuçiq ka thënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, shumicën e fjalimit të saj ia ka kushtuar çështjes së dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Pas Samitit të Zagrebit ndërkohë konferencë për media ka mbajtur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se marrëveshja finale në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Tutje, nga Lista Serbe kanë falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq për të cilin kanë shkruar se në këtë krizë që është shkaktuar nga pandemia ka treguar shqetësim të vecantë për shëndetin e qytetarëve serb në Kosovë.

“Me këtë rast, falënderojmë shtetin tonë dhe Presidentin Aleksandar Vuçiq, i cili, në këtë krizë të shkaktuar nga pandemia, kanë treguar shqetësim të veçantë për shëndetin e qytetarëve tanë në Kosovë dhe Metohi dhe për forcimin e institucioneve tona”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, deputetët e Listës Serbe kanë bërë të ditur se do të dhurojnë 1000 mijë euro për një familje nga Grecanica që iu është djegur shtëpia ditë më parë.

 Përpos mjekëve, Serbia sjellë edhe gjëra ushqimore në Kosovë

Përveç konkursit të hapur për pranimin e mjekëve dhe infermierëve-teknikë, e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, nuk po ndalet së sjelluri edhe gjëra ushqimore për komunitetin serb në komunat e banuara nga ata në vendin tonë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka përsëritur qëndrimin e njohur prej kohësh se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Ai i është drejtuar faktorit ndërkombëtar duke thënë se nuk të mund ta detyrojnë ta bëjnë këtë gjë. “Mund të më vrisni, por kjo gjë nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta njoh Kosovën. Më goditni, por unë s’do ta bëj! Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh Kosovën”, ka deklaruar Vuçiq sipas “Tanjug”. Presidenti serb ka shtuar më tej se nuk ka mundur që të gjejë zgjidhjen për Kosovën, pasi të gjithë janë çmendur. Vuçiq: Më goditni e më vrisni, por unë nuk do ta njoh kurrë Kosovën, 7 maj,2019.

Edhe pe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Kombeve të Bashkuara, publikoi pasditen e datës 22 korrik 2010 opinionin këshillëdhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Gjatë fjalës së tij Kryetari i Gjykatës Hiasashi Ovada tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Me 10 vota pro dhe 4 kundër gjykata është e mendimit se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244, si dhe kornizën kushtetuese të UNMIK.

Por për Vuçiqin dhe Serbinë kjo as që ju lë përshtypje duke qenë në dijeni se për 20 vite rreshtë liderër serb përdorën slloganin,vono bisedimet,përçaj shqiptarët në mes vete,dhe kësaj i erdhi dita që liderët shqiptarët, si në Kosovë,Shqipëri etj,i përqau,i'a humbi rrugën në oborrë dhe fitorja e Serbisë në xhep...

Nuk është politikanë deri sa servison një politikë shoveniste, Aleksandër Vuçiq, e që thuhet se Vuçiq, vetë serbët po thonë se Vuçiq nuk është president i gjithë serbëve, derisa udhëheq me strukturat çetnike si pasardhës i Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, falë tij një politike gjenocidjale përdori, përveç ndaj shqiptarëve, por edhe gjithë popullit Jugosllav të asaj kohe dhe inicioi luftën e viteve 1991 me Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, për të ardhur deri te Lufta e UÇK-së 1998-99,ku Kosova nga kjo luftë fitoi pavarësinë e saj, Kushtetutën e saj dhe u lirua njëherë e përgjithmonë nga thundrat çetnike sllave, të Drazha Mihajlloviqit, Rankoviqit, dhe së fundit Sllobodan Millosheviqit. Kur qytetarët serb dhe të tjerët në veriun e Mitrovicës u binden se ata po i udhëheqin, Lista Serbe, të dirigjuar nga Vuçiqi e Daçiqi, bashkëpunëtorët e Sllobodan Millosheviqit. Kështu moronim qef ne shqiptarët e Kosovës,por kyfarë Vuçiq po e fundos politikën e liderëve kosovarë në dobi të Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"