100 ditët dinamike të Qeverisë Kurti!

100 ditët dinamike të Qeverisë Kurti!
100 ditët dinamike të Qeverisë Kurti!

Ismail Muçiqi

  • 15 maj 2020 - 09:54

E përcolla me shumë vëmendje raportin e punës 100 ditore të Qeverisë në detyrë raport i cili ishte shumë përmbajtësorë dhe në të cilin u dëshmuan shumë nisma dhe punë të mira të cilat u bënë gjatë kësaj periudhe.

Mënyra e prezentimit të raporteve të kabinetit të Ministrave për punën e bërë gjatë kësaj periudhe i përngjan një Kabineti me renome të vendeve më të zhvilluara demokratike të Botës Perendimore.

Përbërja e këti Kabineti Qeveritar ishte shpresë e madhe e përcjellur me një entuzjazëm shumë të gjërë nga qytetarët e Kosovës.

Kjo Qeveri që nga marrja e mandatit u ballafaque me sfida më të ndryshme të cilat u krijuan qoftë nga faktori i mbrendshëm apo ai i jashtëm. Qytetarët e Kosovës i përkrahën nismat veprimet dhe hapat e nevojshëm të Qeverisë Kurti në eliminimin e dukurive të ndryshme negative duke i dhënë përkrahje të plotë sundimit të ligjit dhe shkapjes së mekanizmave të shtetit.

Kjo Qeveri dhe Ministritë përkatëse gjatë kësaj periudhe krijuan një unitet të knaqshëm në realizimin e programit Qeveritarë.

Raporti i punës të cilën e paraqiti Kabineti Qveritarë i Albin Kurtit u pa se kishte rezultate të pa mohushme në drejtim të funksionimit të shtetit ligjorë. Po thuajse se të gjithë Ministratë dolën para opinionit duke prezentua punën dhe reformat e nisura për një Qeverisje me mendësi të re.

Këto reforma u vrejtën në Ministrinë e Drejtësis, në të cilën u bënë hapa konkret në zbatimin e vetingut në sistemin Prokurorial, Gjygjësorë dhe në mekanizmat tjerë të sundimit të ligjit.

Po ashtu edhe në Ministrinë e Arsimit filluan të bëhën reforma të nevojshme në ngritjën e cilësisë në arsimë dhe në tërë sistemin edukativë arsimorë. Rezultatet,iniciativa të reja në drejtimë të realizimit të programit ekonomikë pati edhe në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomikë, në Ministrinë e Punëve të Mbrendshme në atë të Integrimeve Evropiane, të Bujqësisë të Kulturës të Transfereve Financiare edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme sidomosë në menaxhimin dhe riatdhesimin e qytetarve të Kosovës nëpër vendet e ndryshme të Botës.

Kabineti Qeveritarë që në fillim të punës u përballë me Pandemin e Koronavirusit e cila e ka kaplue gjithë globinë.

Meriton të përmendet puna e mirë e Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësishtë të Ministrit Arben Vitia i cili me përkushtimin më të madhë në bashkpunim me Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë arriti të menaxhojë situatën e Pandemisë në Kosovë, në shkallën më të lartë të organizimit professional, mjeksor dhe moralë të përgjegjësisë.

Pa dyshimë se ky kabinet Qveritarë deri më tani ka qenë në ballë të përkushtimit dhe përgjegjësisë për ta mbrojturë shëndetin e popullsisë.

Kosova si një ndër shtetet më të varfura të rajonit ka arriturë që ti mobilizojë të gjithë mekanizmat shëndetësorë, strukturat e policisë dhe të sigurisë që në mënyrën më të mirë të menaxhojë dhe tejkalojë këtë sfidë të madhe me të cilën po përballet njerzimi.

Në fundë po theksojmë se në shtetet demokratike qytetari ka të drejtë të shprehë mendimin e lirë duke kritikue punën e qeverisë apo të instuticioneve të tjera të shtetit por kësaj radhe vetëm individët (sadistë) apo grupet e interesit mundë ta kritikojnë Qeverinë në deyrë por e vërteta tek populli është shumë pozitive.

Këtë po e tregojnë edhe sondazhet e ndryshme të cilat në mënyrë përmanente po qëndrojnë konstante duke përkrahur punën e Qeverisë në detyrë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"